Lexoni edhe:
Berisha: SPAK po bën pazare, shumë pak njerëz të arrestuar
Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari
Incidenti diplomatik ne aeroportin e Shkupit, ku u provokua Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në fakt ishte provokim kundër shtetit të Kosovës, dhe me siguri 99%99 mund ta them lirisht, duke pasur edhe informacione nga Maqedonia, se pjesë e provokimit pos shërbimit sekret serb dhe maqedon dhe akademia serbo-maqedone, pjese e komplotit janë edhe Artan Grubi dhe Ali Ahmeti, krerët e BDI-së. Për të dytë nuk është sekret që janë të afërt me shërbimin sekret maqedon por edhe atë serb.
Berisha: SPAK po bën pazare, shumë pak njerëz të arrestuarLexoni edhe:
Gjatë këtij skandali rol pozitiv ka luajtur Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë zotëri Afrim Gashi. Ndryshe qëllimi i Beogradit dihet pasi shërbimet serbe e kontrollojnë Serbin, Malin e Zi , Republikën Srpska dhe Shqipërinë përmes Edi Rames, dhe tani vëmendjen e vetë Vuçic e Daçiq e kanë kthyer kah Maqedonia. Qëllimi i tyre është që Kosova të rrethohet, izolohet politikisht edhe ekonomikisht.
Në këtë valle janë të implikuara edhe strukturat e Ali Ahmetit e të Artan Grubit të cilët para disa javësh e kanë humbur pushtetin, pas dy dekadash në pushtet, që përpos korrupsionit dhe arrestimit e të vrasjeve të luftëtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, partia e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit BDI - ja nuk mbahet mend për ndonjë të arritur tjetër, ose që i ka sjell popullit Shqiptar të Maqedonisë ndonjë të arritur pozitive gjatë qeverisjes të saj. Mos të harrojmë se provokatorët e aeroportit në Shkup janë eksponent të BDI-isë dhe sigurimit Maqedon!
Edhe pa informacione tjera shtesë vetë tentimi kinse ,,kërkim falja " prej opozitarëve Grubi-Ahmeti, ndaj presidentes të Kosovës për incident të opozitarëve, është vetëm tentim për të shitur mjegull para publikut Shqiptar, kinse të tjerët janë tradhtar, përpos Ali Ahmeti e Artan Grubit që janë patriotë të mëdhenj Shqiptarë. Kjo “ kërkim" falje nuk donë koment tjetër por do të ketë edhe ndodhi tjera në Maqedoni kundër interesit të Kosovës, sepse aty është e implikuar Serbia. Qëllimi Serb është shumë i qartë që Kosovën ta bëjë sa më të dobët, ta jetë pa aleat dhe mundësisht vendin ton ta armiqësoj me të gjitha shtetet e rajonit për rreth. por edhe më gjerë sidomos ta armiqësoj me SHBA-të, Gjermanin, Britaninë e Madhe , Francën etj.!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"