Lexoni edhe:
Vendimi për hapjen e urës mbi Lumin Ibër e drejtë e pa kontestueshme e Qeverisë së Kosovës
Shkruan: ANALISTI -Blerim Burjani
Hapja e Urës mbi Ibër është dashtë të ndodhë së pakut qe pesë vjet. Ata ende po vazhdojnë të bëjnë politikë me një urë. Kjo urë ende po shërben për atë linjën ndarëse në mes veriut dhe jugut! Pse shtohet pyetja? Ura e "famshme" është dashtë të hapet ka herë, e jo ende të diskutohet a duhet apo a jo të hapet.
Mendoj se shtetet e QUNT-it ende po udhëheqin politikë të njëjtë ndaj kësaj Qeverie. Ata thonë jo! Kryeministri Albin Kurti thotë po! Kurrqysh ama bash për asgjë nuk ka pajtim. Sërish po duhet me iu tregua se me hapë urën është çështje e Kosovës por jo të bëhet politik me një urë qe plot 24 vjet! Mos përmbushja e marrëveshjeve Kosovë -Serbi po pengohet, sikurse po pengohet edhe çështja e urës dhe shumë marrëveshjeve të tjera.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".