'Fushatë elektorale...' edhe kur i zë kriminelët!

'Fushatë elektorale...' edhe kur i zë kriminelët!
'Fushatë elektorale...' edhe kur i zë kriminelët!

Shefik Shkodra

  • 06 August 2024 - 16:21

Shkruan:ANALISTI- Shefik Shkodra

Interesant kur dëgjon mohimet e këtij shtetit serb për krimet dhe kriminelët e tyre, njeriu mendon, mos vërtet je në ëndërr. Ata nuk i quajnë krime ato që kanë bërë mbi shqiptarët e Kosovës. Ato janë “çlirimtarë” e popullit serb nga “armiqtë” shqiptarë, thonë. Ndryshe këta serbët që i prijnë shtetit të Serbisë, janë të prirë të pështjellojnë. Të mos e quajnë drejtësi, kur zihen në flagrancë. Këtë atë e quajnë me tiketë të gatshme dhe veç, kjo është kundër popullit serb.

 

Shqiptarët po i “trenojnë” fëmijët dhe pleqtë, kur i zënë në shtëpi vrasësit. Dhe kjo është brutalitet sipas tyre. Po nuk ishte dhe nuk është brutalitet sjellja e pushtetit të tyre me shekuj, sesi e përrallisën dhe i trenuan fëmijët e shqiptarëve, duke ua vrarë prindërit para syve, anëtarët tjerë të familjes, duke pas dhunuar prindërit, të rejat apo fëmijët para syve të prindërve. -Janë zënë pesë kriminelë serbë. Me fakte. S’ka mundësi të fshihet askush. Veç çuditet njeriu kur i dëgjon duke u gërvallë, se, këta janë me ndjeshmëri humane. Politika është për mbrojtjen e tyre. Në Beograd është shpella kryesore e gjarpinjve. Fëmijët e shqiptarëve nuk janë traumatizuar, kur u janë thyer dyert në çdo kohë të shtëpive shqiptare, kur kanë dashur serbët. Nuk e kanë ndie keq veten, kur serbët i kanë vrarë prindërit e tyre në dhomë. Kur e kanë ngre nga krevati zvarrë oborrit njeriun familjar. Kur ia kanë shtypur kokën.

Kur e kanë dhunuar prindin para syve të fëmijëve të tyre. Kur u kanë shpërthyer barkun grave shtatzënë. Kur i kanë ngujuar dhe i kanë djeg. Kështu mendojnë kriminelët serbë. Kështu kanë bërë krime e krime në popullin shqiptar të Kosovës dhe provincave të tjera shqiptare, por këtë nuk e llogarisin krim për veten e tyre. Shumë të “mençur” këta njerëz. Institucione politike të veçanta, po kanë kulturë qytetare të veçantë. Vetëm Serbia e ka këtë mënyrë të jetës. Pa përgjegjësi. Vetë e dëshmojnë veten fajtorë e kriminelë. Nuk ke çka i pyet. Krimin e vet s’e pranojnë. Po kanë të drejtë. Ata vetëm frikën nga forca e dinë. Kurrfarë feje as kombi nuk krahasohet me ta. Që kur e mbaj mend e lexoj, historia e tyre është krejtësisht kriminale. Interesant kur dëgjon mohimet e këtij shtetit serb për krimet dhe kriminelët e tyre, njeriu mendon, mos vërtet je në ëndërr. Ata nuk i quajnë krime ato që kanë bërë mbi shqiptarët e Kosovës. Ato janë “çlirimtarë” e popullit serb nga “armiqtë” shqiptarë, thonë. Ndryshe këta serbët që i prijnë shtetit të Serbisë, janë të prirë të pështjellojnë. Të mos e quajnë drejtësi, kur zihen në flagrancë. Këtë atë e quajnë me tiketë të gatshme dhe veç, kjo është kundër popullit serb. – Shqiptarët po i “trenojnë” fëmijët dhe pleqtë, kur i zënë në shtëpi vrasësit. Dhe kjo është brutalitet sipas tyre. Po nuk ishte dhe nuk është brutalitet sjellja e pushtetit të tyre me shekuj, sesi e përrallisën dhe i trenuan fëmijët e shqiptarëve, duke ua vrarë prindërit para syve, anëtarët tjerë të familjes, duke pas dhunuar prindërit, të rejat apo fëmijët para syve të prindërve. E nëse zihet ky krimineli me veprën e tillë ndaj shqiptarëve, nuk është krim për Serbinë. ‘Po i ndjekin serbët nga Kosova’. – Ngutuni në OKB! Shpejt tellalli...Jo ! Krimet në njerëzim duhet të gjykohen. Këta mendojnë se, vetëm fëmijët serbë dhe çdo gjë serbe është e paprekshme, edhe atëherë kur tjetrit ia nxjerrin sytë. Edhe atëherë kur e djegin në zjarr njeriun për së gjalli. Edhe atëherë kur i tmerrojnë fëmijët e të tjerëve. Po pra. Këta janë “njerëzit e qiellit”, teori të pshurrtë. Mashtrime të popullit të vet me kishat. Edukime brezash gjakatarë. Kriminelë njëri pas tjetrit, pa zgjedhur asnjë mjet për krime në njerëzim. Sidomos kundër shqiptarëve. Këta tipat (pesë vetë) që i kanë djegur dhe vrarë njerëzit që nga Kokajt, Pogragjës, etj., sipas qëndrimit të politikës gjenocidale, këto nuk janë asgjë. Veç këto institucionet shqiptare i paskan trembur familjarët e tyre(!) S’është çudi kur përpiqen të arsyetohen, nga ky rast që jetojnë në liri këta tipat kriminelë dhe sallnisen poshtë e lartë edhe në Kosovë. U bënë qe 20 e sa vite, askush prej tyre nuk jep llogari. Nuk jep llogari kreu i Politikës shtetërore, i cili ishte bashkëveprues i këtyre kriminelëve dhe kriminelit kryesor. Dhe shumë kriminelë kanë shpëtuar në Kosovë nga një neglizhencë e vetë institucioneve të Kosovës. Për kaq vite deri tash të paprekshëm. Duke u shqiptuar një farë fraze “politike”, të mos merremi me të kaluarën.

Prandaj, të rrjep armiku. S’është për herë të parë. Është koha e fundit tashmë, që kjo Qeveri Aktuale, do të duhej të veprojë edhe pse me shumë punë tjera: T’i prangosë të gjithë sa janë kriminelë. Edhe ata që nuk janë këtu, të fshehur në Serbi, duhet të dënohen në mungesë. Duhet t’u tregohet se janë në ëndërr tashmë. Se në Kosovë ka një rend shtetëror. Se këtij rendi duhet t’i përmbahet çdonjëri si hapësirë demokratike evropiane. Dhe jo veç kriminelë serbë, por edhe tradhtarët shqiptarë (nëse ka) duhet ta marrin dënimin e merituar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"