Sjellje e kujdesshme dhe me shumë maturi për hapjen e plotë urës mbi lumin Ibër që lidh të dy anët e qytetit të Mitrovicës

Sjellje e kujdesshme dhe me shumë maturi për hapjen e plotë urës mbi lumin Ibër që lidh të dy anët e qytetit të Mitrovicës
Sjellje e kujdesshme dhe me shumë maturi për hapjen e plotë urës mbi lumin Ibër që lidh të dy anët e qytetit të Mitrovicës

Agim Bajrami

  • 06 August 2024 - 16:24

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Qeveria e Kosovës do të duhej të ndjek politika shtetërore , që të ketë sa më pak qarkullim të automjeteve nëpër rrugët e Kosovës,sa më shumë zhvillim të sportit, udhëtime me biçikleta e shëtitje në ambiente të qeta e plot gjelbërim. Koncepti i hapjes së rrugëve për automjete është koncept jashtë politikave evropiane për një ambient të qetë,të pastër dhe të rehatshëm për qytetarët. Shëtitja këmbë e qytetarëve në dy pjesët e qytetit të Mitrovicës është politikë që i shërben paqes qytetare,forcon besimin e ndërsjellë si dhe forcon ndjenjën e respektit dhe të bashkëjetesës për një shoqëri multietnike, paqësore dhe të barabartë.

 

 

Qeveria e Kosovës , do të duhej të tregoj mençuri, urtësi e analizë profesionale e të mirëfilltë kur ndërmerr vendime që implikojnë sigurinë e të drejtave të minoritetit serb e të qytetarëve në përgjithësi që implikojnë sigurinë e përgjithshme të Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk do të duhej që vendimet e veta ti mbështet në euforinë populliste, por ajo (Qeveria)ka përgjegjësin që vendimet të cilat i ndërmerr t'i parasheh dhe vlerësoj nga përfitimet dhe rreziqet e ndonjë vendimi qeveritar për interesat e përgjithshme të qytetarëve. Dhe sot interesi qytetar, është mirëqenia e përgjithshme,punësimi ,të ardhurat familjare në përpjesëtim me çmimet e mallrave në treg,pensione dinjitoze,ambient të pastër e të shëndetshëm , përfitime qytetare nga shërbimet publike,përfitime nga arsimimi cilësor, përfitime nga shërbimet cilësore shëndetësore e të drejtësisë,etj .

Qeveria e Kosovës do të duhej të ndjek politika shtetërore , që të ketë sa më pak qarkullim të automjeteve nëpër rrugët e Kosovës,sa më shumë zhvillim të sportit,udhëtime me biçikleta e shëtitje në ambiente të qeta e plot gjelbërim. Koncepti i hapjes së rrugëve për automjete është koncept jashtë politikave evropiane për një ambient të qetë,të pastër dhe të rehatshëm për qytetarët. Shëtitja këmbë e qytetarëve në dy pjesët e qytetit të Mitrovicës është politikë që i shërben paqes qytetare,forcon besimin e ndërsjellë si dhe forcon ndjenjën e respektit dhe të bashkëjetesës për një shoqëri multi-etnike,paqësore dhe të barabartë.

Dhe pse,të hapat ura në Ibër për automjete, kur shkakton më shumë dëme se sa përfitime qytetare, përveç atyre që mendojnë që në emër të konceptit të sovranitetit,të përjashtojnë mundësin e integrimit paqësor të qytetarëve, kur afekton në sigurinë e përgjithshme ,si dhe izolon shtetin dhe shoqërinë kosovare,me partnerët ndërkombëtar ,duke paraqit shtetin dhe qytetarët si konfliktuoz dhe destabilizues për paqen dhe sigurinë e vendit dhe më gjerë. Dhe a,na duhet hapja e rrugës për automjete që lidh ura e Ibrit , dy qytetet, kur qytetarëve nuk u sjell edhe asnjë përfitim?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".