FSK-ja me hapa të shpejtë drejtë anëtarësimit në NATO

FSK-ja me hapa të shpejtë drejtë anëtarësimit në NATO
FSK-ja me hapa të shpejtë drejtë anëtarësimit në NATO

Gani Qarri

  • 08 August 2024 - 21:03

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Zënia e hapit të shpejtë për anëtarësim në NATO, siç shprehet edhe vet ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, është qëllimi kryesor i modernizimit dhe profesionalizimit i bazës së gjerë të FSK-s me mbështetje të ekspertëve të shteteve mike të Aleancës Veri Atlantike, pasi që me pjesëtarët e vetë të KFOR-it, NATO, faktikisht edhe operon në Kosovë.

 

Siç ka njoftuar Ministri I Mbrojtjes Ejup Maqedonci, këtë vit, Kosova për herë të parë, akrediton atashe të mbrojtjes edhe në Slloveni, Kanada, Zvicër dhe Holandë, pra në katër shtete që janë anëtare të Aleancës Veria Alantike- NATO dhe mike të dëshmuara të shtetit të Kosovës. Krahas ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, këtë gamë, e kemi përcjellë dhe shtrirë më tej me zgjerimin e rrjetit të diplomacisë ushtarake, përmes akreditimit të atasheve të mbrojtjes në shtetet partnere. Kjo dëshmon se më në fund Ushtria e Kosovës-FSK, po fillon ti bëjë hapat e parë edhe drejtë plotësimit të kritereve për anëtarësim në NATO, duke i paraprirë me delegimin e atasheve të parë ushtarak, në shtetet njohëse të pavarësisë së Kosovës të cilat janë anëtare të Aleancës Veri Atlantike.

Sipas Ministrit Maqedonci, ky hap i ri i vjen pasi që FSK, tanimë ka ngritur kapacitetet profesionale e operacionale dhe siç ka njoftuar ai, gjatë këtij viti janë akredituar për herë të parë atashe të mbrojtjes jo rezident në disa shtete tjera anëtare të NATO-s. Vetëm gjatë këtij viti për herë të parë janë akredituar atashe të mbrojtjes jo rezident në këto shtete: Slloveni, Kanada, në Konfederatën e Zvicrës dhe në Holandë”! Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ka shpjeguar se, përfaqësuesit tanë ushtarakë, përveçse ka kohë që janë të pranishëm në disa shtete me të cilat kemi bashkëpunim të shkëlqyer bilateral si në ShBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Turqi, Kroaci e Shqipëri, në proces është akreditimi i atasheve edhe në Itali, Japoni dhe Republikën Çeke! Kështu ne po zgjerojmë përfaqësimin edhe partneritetin tonë me vendet anëtare të NATO-së, për të ruajtur paqen, forcuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ne bashkë me to, zotohemi, të mbrojmë: një rend të lirë dhe të hapur të bazuar në rregulla”, ka bërë të ditur ministri Maqedonci. Zënia e hapit të shpejtë për anëtarësim në NATO, siç shprehet edhe vet ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, është qëllimi kryesor i modernizimit dhe profesionalizimit i bazës së gjerë të FSK-s me mbështetje të ekspertëve të shteteve mike të Aleancës Veri Atlantike, pasi që me pjesëtarët e vetë të KFOR-it, NATO, faktikisht edhe operon në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".