Klasa politike e Kosovës në provim historik para interesit të shtetit, pa e lakmuar karotën e pushtetit

Klasa politike e Kosovës në provim historik para interesit të shtetit, pa e lakmuar karotën e pushtetit
Klasa politike e Kosovës në provim historik para interesit të shtetit, pa e lakmuar karotën e pushtetit

Gani Qarri

  • 09 August 2024 - 17:55

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Klasa politike e Kosovës, veçanërisht blloku opozitar, është duke rënë tepër keq në provimet më të mëdha, për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, e cila po heziton dhe nuk po e ka guxim as në këto momente vendimtare, që ti mbështes së paku politikisht përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për forcimin e sovranitetit dhe stabilizim të plotë të situatës në veri, me masën e fundit për sigurimin e plotë i lëvizjes së lirë, duke hequr përfundimisht kufizimet edhe mbi Urën e lumit Ibër.

 

Madje qëndrimi në distancë dhe deklarimet e paturpshme kritike të opozitarëve, janë ato që e dëmtojnë më së rëndi këtë përpjekje, të shekullit do ta quaja, për rrumbullakimin praktik të shtetësisë së Kosovës në terren dhe shkojnë në interesin direkt të Serbisë, për të penguar edhe një çerek shekulli pas çlirimit, hapjen e urës dhe mbajtjen e saj, edhe më tej të bllokuar, me qëllimin e keq, për ta deleguar si temë shtesë në procesin e dialogut dhe komplikuar edhe më tepër bisedimet me këtë shtet hegjemonist.

 

Fakti se vet partitë e inkriminuara opozitare, të cilat kanë kooketuar vazhdimisht me kriminelët serb dhe zhvilluar me ta, pa ndalur-tregti të zezë në veri, deri në ditët e dëbimit të tyre nga Qeveria Kurti, dëshmon se ata edhe politikisht janë komplet të implikuar në mbylljen e Urës, të cilët duke mos gjetur më vrimë për tu futur, nga frika, se mund të kenë nënshkruar edhe dokumente me Serbinë për vendosjen e kufirit po aty, sillen në këtë mënyrë, kaq të paturpshme dhe plotësisht në vijë të njëjtë me Serbinë hegjemoniste. Opozitë e stërkequr, e cila e di fort mirë, madje më mirë se çdo kush tjetër në botë, se këtë gjendje kaq të komplikuar për Urën e Ibrit, nuk e ka krijuar Qeveria Kurti, por vet kjo opozitë turpi, duke u kushtëzuar nga Serbia, për të krijuar "qeveri" me aminin e Vuçiqit dhe “listën serbe”, dhe se ato dokumente, nëse ekzistojnë, një ditë do të dalin në dritë, që ti pështyjë në fytyrë për tradhti, i madh e i vogël, çdo qytetar i këtij vendi dhe mbarë opinioni i Republikës së Kosovës, ndaj dhe mundohen ti mbulojnë gjurmët e tradhtisë, me sjellje kaq absurde dhe të pa përgjegjshme, ish pushtetarët servil ndaj Serbisë dhe të shantazhuarit e Vuçiqit që tash e gati 4 vite, populli i dënoi për pasuritë e vjedhura të Kosovës dhe dërgoi ta konsumonin tagjinë e dhuruar-peshqesh nga Serbia, për bëmat e tyre të dyshimta, në opozitë!

Gjendja e krijuar, nuk është pasojë e tri viteve të qeverisjes së këtij mandati, përkundrazi është një problem i trashëguar për dy dekadat e qeverisjes së kaluar, nga partitë opozitare të cilat edhe në Evropë, kërkonin publikisht ndarjen e Kosovës, madje ministrja për "integrime evropiane" Dhurata Hoxha në Qeverinë e udhëhequr nga Haradinaj, paguante edhe firmat e huaja, me parat e taksapaguesve të vendit tonë, për propagandimin e ndarjes së Kosovës në kryeqytetet evropiane e botërore dhe nuk ka asnjë argument të vetëm, për ta fajësuar, apo akuzuar Qeverinë aktuale, në këtë mandat të provuar dhe testuar me të gjitha sfidat dhe problemet e mundshme, që i ka trashëguar, nga po-kjo opozitë palaço, dhe në një vijë me Serbinë fashiste!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".