Kompensimin e dëmeve serbe të luftës peng i gjyqësorit të shantazhuar, uzurpuar nga krimo politika dhe nëntoka e krimit të organizuar

Kompensimin e dëmeve serbe të luftës peng i gjyqësorit të shantazhuar, uzurpuar nga krimo politika dhe nëntoka e krimit të organizuar
Kompensimin e dëmeve serbe të luftës peng i gjyqësorit të shantazhuar, uzurpuar nga krimo politika dhe nëntoka e krimit të organizuar

Gani Qarri

  • 11 August 2024 - 08:53

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Nuk është hera e parë që po dëshmohet kulmi i pa përgjegjësisë nga kupola e sistemit të drejtësisë së kapur në Republikën e Kosovës, që nga mbajtja peng, dhe bllokimi i lëndëve deri te refuzimi i padive të palëve, qofshin ato palë private apo subjekte juridike, të cilat kanë ushtruar padi kundër Serbisë, për dëmet e luftës ,të shkaktuara gjatë luftës nga okupatori serb, dhe ato nuk po zgjidhen!?. Ato për habi, as nuk po zgjidhen as gjykohen nga Gjykatat e kapura të Kosovës sepse kështu ka urdhëruar vite më parë politika e inkriminuar dhe shantazhuar nga Vuçiqi dhe Serbia fashiste, e cila fatkeqësisht edhe ka qeverisur vendin!

 

Madje shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar edhe një dosje të radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, drejtuar kundër Qeverisë së Serbisë. Por drejtori i kësaj shoqate, Jahir Bejta tha se gjykatat në Kosovë po refuzojnë kërkesën e tyre për kompensim të dëmeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, që sipas tij është veprim skandaloz dhe krejtësisht i pa drejtë dhe i kundërligjshëm, e kundër kushtetues. Ai kërkoi që këto dosje të dorëzuara të cilat përmbajnë detaje të sakta të dëmeve të luftës, të merren parasysh dhe të mos hedhen poshtë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Për aq më tepër,Bejta theksoi se gjykatat kosovare janë kompetente t’i shqyrtojnë paditë për kompensim të dëmeve, ndaj kjo procedurë nuk duhet të bllokohet, nga ato. Dosja e radhës e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese është bërë nga z. Bejta shoqëruar edhe nga avokati Ardian Bajraktari, i cili theksoi se në bazë të përvojave të kaluara, vështirë se do të merret parasysh ky dorëzim i dosjes për kompensimin e dëmeve nga kjo shoqatë por ato, po e kryejnë obligimin e vet ligjorë e kushtetues. Bejta ka thënë se absurdi më i madh është kur gjykatat kosovare i udhëzojnë palët që të shkojë dhe paraqesin padit e tyre në Beograd?!.

“Ne tani deri në Gjykatën Kushtetuese e kemi kaluar procedurën nëpër Gjykatën Themelore, Gjykatën e Apelit dhe së fundi kemi bërë kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme të Kosovës. Fatkeqësisht dhe mjerisht nuk është lejuar revizioni, por ne kemi marrë aktvendim mbi refuzimin e kërkesës për revizion dhe tani jemi pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës në përputhje me kushtetutën e vendit.

Gjykatat tona, gjyqësori vendor dhe Gjykata Kushtetuese, janë të obliguara t’i implementojnë konventat ndërkombëtare, madje me supermaci, të cilat i mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, derisa gjyqësori jonë, pa fije turpi, është duke i refuzuar, dhe hedhur ato, duke u thirrur në jo kompetencë. Nuk ka diçka më të rëndësishme se jeta e njeriut, prona dhe dinjiteti njerëzor e megjithatë, gjykatat tona përveç që i refuzojnë, i udhëzojnë palët viktima që të drejtat e tyre të mohuara dhe të rrënuara t’i dërgojnë nëpër gjykatat e Beogradit dhe Serbisë gjenocidiale… Gjykatat tona janë kompetente t’i shqyrtojnë paditë për kompensim të dëmeve”, tha Bejta dhe përveç kësaj, Bejta potencoi se do të kërkojnë drejtësi për krimet serbe edhe në gjykata ndërkombëtare.

Ndërkaq, anëtari i kryesisë së kësaj shoqate Ibrahim Xhaka e quan të shëmtuar neglizhencën e institucioneve vendore lidhur me këtë çështje; “A ka gjë më të shëmtuar, më e keqe, në formën më barbare dhe që s’mund ta paramendoj njeriu kurrë, qeveria serbe në krye me Millosheviçin, ka bërë aq shumë dëme dhe krime dhe sot nuk merren me to, institucionet tona, përderisa ne jemi duke bërë çdo përpjekje që ta dërgojmë deri në fund, paraqitjen e gjithë atyre krimeve çnjerëzore, dëmet dhe pasojat e rënda që i ka shkaktuar regjimi okupator serb i Millosheviçit”!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".