Testim fizik dhe profesional për policinë e Kosovës dhe jo politik

Testim fizik dhe profesional për policinë e Kosovës dhe jo politik
Testim fizik dhe profesional për policinë e Kosovës dhe jo politik

Xhevat Meha

  • 12 August 2024 - 16:05

Shkruan:ANALISTI- Xhevat Meha

Testimet, kontrollimet çdoherë janë të mirëseardhura, mirëpo ekziston një "por". Por testimet dhe kontrollet janë të mira vetëm kur kryhen në mënyrën profesionale. Kur testimet kryhen me primesa politike, nuk janë të mira, përkundrazi e gjendjen e bëjnë nga "keq" e "më keq".

 

Nuk e shoh si problemin më të madh të pjesëtarëve të policisë në të kaluarën nuk janë kryer testimet në mënyrën e duhur. Problemi më i madh në policinë e Kosovës, por edhe në të gjitha institucionet e Kosovës, në veçanti si prioritare në institucionet e sigurisë, është se pjesëtar të këtyre institucioneve janë të përfshirë në veprimtarinë e fshehtë të Serbisë në Kosovë përmes rrjetit të strukturave të fshehta. Shkeljet më të mëdha dhe më të rënda ligjore nga pjesëtarët e institucioneve janë pjesë e veprimeve të strukturave të fshehta serboruse në Kosovë.

Është tepër e domosdoshme që të kërkohet certifikata e pastërtisë së figurës nga AKI, duke filluar nga nivelet më të larta e gradualisht për të gjithë pjesëtarët e institucioneve. Nuk munden institucionet e Kosovës të ndërtojnë shtetin e Kosovës duke pasur brenda, e në shumë raste në krye të institucioneve individ që kryejnë veprime që pamundësojnë ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"