Lexoni edhe:
Ja arsyeja pse Vulin shkoj në Moskë
Shkruan:ANALISTI-Shefik Shkodra
Është parë kaherë se e kanë devijuar çështjen e Kosovës. Në këtë vijë edhe akademitë, intelektualët tjerë të jetës së përditshme qytetare e institucionet legale nuk e dhanë kontributin në favor për një politikë të drejtë të Kosovës për Kosovën. Ne kemi thënë se, për kaq vite është shfrytëzuar ky vend me një sjellje politike mashtruese, për përfitime individuale e grupore dhe jo për shtetin dhe konsolidimin e tij në këtë vend. Kosova paska qenë e ndarë kaherë, si duket, prej opozitës së sotme që ishin në pushtet para tri katër vite e më tepër. Qytetarët le të vrapojnë pas asaj opozite! Le të vetëkënaqen me liderët e lustruar nga luksi dhe partitë e tyre! Le të këndojnë këngë trimërie! Por, edhe le të vajtojnë sot apo nesër për diçka që kanë mundur ta parandalojnë.
Ja arsyeja pse Vulin shkoj në MoskëLexoni edhe:
Që të gjitha lakmitë, dredhitë, komplotet, tregtitë, pabesitë,etj. një ditë do të dalin për fushë për të gjithë. Qytetarët janë të pafajshëm. Partitë politike e bartin peshën e të gjithave lëvizjeve dhe të gjitha aferave. Do të ketë njëfarë përgjegjësie morale së paku në një kohë...Historia do të shkruhet prej historianëve. Kjo punë është parë moti dhe “katundi që shihet, nuk do kallauz”, kështu thuhet në popull. Nuk ka unitet në politikën shqiptare. Edhe tash po shihet, me gjithë opinionin e shprehur nga qytetarët, se, partitë në opozitën e Kosovës bashkë me politikën shqiptare surrogate të Shqipërisë, me në krye një kryeministër që u shërben interesave të Serbisë, tash duket hapur se janë zbuluar tregtitë në kurriz të shqiptarëve të Kosovës. Është parë kaherë se e kanë devijuar çështjen e Kosovës. Në këtë vijë edhe akademitë, intelektualët tjerë të jetës së përditshme qytetare e institucionet legale nuk e dhanë kontributin në favor për një politikë të drejtë të Kosovës për Kosovën. Ne kemi thënë se, për kaq vite është shfrytëzuar ky vend me një sjellje politike mashtruese, për përfitime individuale e grupore dhe jo për shtetin dhe konsolidimin e tij në këtë vend. Kosova paska qenë e ndarë kaherë, si duket, prej opozitës së sotme që ishin në pushtet para tri katër vite e më tepër.
Qytetarët le të vrapojnë pas asaj opozite! Le të vetëkënaqen me liderët e lustruar nga luksi dhe partitë e tyre! Le të këndojnë këngë trimërie! Por, edhe le të vajtojnë sot apo nesër për diçka që kanë mundur ta parandalojnë. Këto thënie na mundësojnë si dëshmi copëtimin e tokave të Kosovës pas çlirimit: - Maqedonisë Veriore po duhet t’ia japim do tokë? – Po. Ia japim. Edhe Malit të Zi? – Gjithsesi. Edhe Malit të Zi. – Po edhe Serbisë Veriun e Kosovës? – Po. Njëherë një farë Asociacioni me grupe serbësh, si kamuflim, pastaj i vendosim institucionet me radhë. Si në Kuvend, në gjykata dhe institucione të tjera, qenkan ngulitur persona dhe u bënë figura statike, vetëm e vetëm që të ndihmohet çështja e Serbisë dhe jo e Kosovës. Kjo me mbështetjen e dikujt. Të kujt? I paskan okupuar me kohë, si të thuash, institucionet me rëndësi, në mënyrë që askush të mos mundohet për këtë vend. Parapëlqimi i tipave për një politikë pro serbe nuk mund të merret vesh se, kush i siguron, kush i mëson dhe kush i stimulon, që asnjë problem i Kosovës të mos rehabilitohet e të mos ngritët në nivel shteti i pavarur. Duke pasur një kryeministër, presidente të pa hile dhe për ngritjen e një shteti të integruar e demokratik, opozita nuk do t’i bashkohet kësaj politike në asnjë mënyrë. Sepse, këta opozitarë, dje në pushtet i dhanë tokat dhe i krijuan edhe probleme të tjera, si korrupsioni, etj. Ia mundësuan edhe Serbisë të ngulitet, veç me një taktikë jo aq shumë perfide, për ata që e njohin politikën e Serbisë. Njëherë po e ngulim një Asociacion, nëse jo, atëherë po inaugurojmë banka. Nëse edhe kjo s’bën punë, po i vendosim postat. E më në fund, “e kemi Urën e Ibrit”, s’e dorëzojmë! Këtu është kufiri. Këtë na ka mundësuar Evropa. Në Evropë ka miqësinë dhe dashamirë e vjetër Serbia. Janë dhënë para mjaft edhe për shqiptarë në bojkot të Republikës së tyre. Qeveria i bindi qytetarët për regjistrim të veturave me shenja të shtetit ku jetojnë, ua ndali tregtinë ilegale grupeve kriminale, i zgjodhi organet komunale me emblema të Kosovës, ua prishi çerdhen terroriste kriminelë serbë, do ta lëshoj kalimin mbi urë për të gjithë qytetarët e vendit, etj. Ura është për bashkim dhe integrim dhe jo për ndarje në një qytet, si njëherë ura në legjendat popullore. ‘Gjithë ditën dikush ndërton e natën dikush rrënon’. Kush është apo kush janë këta që rrënojnë? Euro-perëndimorët dhe tipat tonë (në UÇK) luftuan për ta çliruar këtë vend dhe popullin e tij. Investuan perëndimorët. Tash pas 25 vitesh e kanë ndërruar ritmin dhe taktin, duke bërë presion mbi Qeverinë e Kosovës, Ura mos të preket, të mbetet e mbyllur, të mbetet kufi. Eh! I kujt është ky projekt? Ndarja e kësaj toke, duke pasur parasysh se, tokat shqiptare janë ndarë, janë falë e gllabëruar nga po këta serbë të Serbisë, shekuj deri më tash. U kanë marrë jetën shqiptarëve dhe i kanë lënë të pa dinjitet ata që kanë mbetur. I kanë lënë pa shtëpia, pa tokë të veten, rrugëve të botës. Këtë e dinë shqiptarët apo s’e dinë. E dinë europerëndimorët apo s’e dinë, dhe ndoshta nuk donë ta dinë.
Kjo është një fatkeqësi e re. Nga një shekull i shqiptarëve, po kthehet një kob i ri për shqiptarët. Nuk do të rregullohet puna me Serbinë me ndarjen e Kosovës, që aq presione ka tash për tash Qeveria e këtij vendi, qoftë nga brenda, qoftë nga urdhërdhënësit evropianë. Do të shtohet edhe më tepër urrejtja në mes këtyre dy popujve. Do të mbetet lufta në mes tyre e hapur. Ndoshta kështu është qëllimi i ndonjë pale të tretë e na jetojmë në ëndrra e këngë folklori. Tash po shihet se, nuk kemi folur në “hava” për disa çështje para disa viteve, të cilat, dorën në zemër, nuk na ka pëlqyer kontributi i politikanëve shqiptarë, për të mirën e këtij populli të shumëvuajtur dhe të këtij vendi. Kësaj melodie i ndihmoi dhe po i ndihmon Bashkësia ndërkombëtare dhe atë me përpjekje të vazhdueshme, po vendosmërisht me ndihmën e profileve të kastës udhëheqëse të partive politike shqiptare, kompromisaxhinj e të interesit, andej e këndej. Kjo punë bëhet sot për nesër. Nuk po dua të besoj as ta ekzagjeroj, por kjo po del shumë e vërtetë. Kjo shihet me reagimet e kësaj opozitës tonë në Kosovë. Kjo po shihet edhe prej atij “paternalistit” në Tiranë me rrethin e tij partiak. Kjo është parë në të kaluarën edhe me kanalet diplomatike të Kosovës. Politika e jashtme e askujt, apo propagandë në favor të Serbisë e në ngecje të Kosovës! Me disa ambasadorë e ambasadore – panlaverë të këtij vendi “veç për dukë e për pashi”. Por edhe për sakrifikimin e vendit. Duke mos bërë punën e shtetit të tyre, por të kundërtën. Ishin të rekrutuar nga urdhërdhënësit shqiptarë më parë. Por edhe shërbimet tjera sekrete alarmuan se, shqiptarët po duan ta ndajnë tokën e tyre me armikun. Atëherë edhe bota e aleatëve tanë kanë të drejtë të shkojnë gjurmëve të kësaj politike të ligë, “në qafë e paçi vetën” dhe popullin e juaj. Nëse kështu po u konvenon, mbrapshtë, s’kanë çka bëjnë edhe forcat aleate. Ndarja e Kosovës, kush e ka menduar e projektuar më parë, është e sigurt se nuk do ta qetësojë gjendjen në mes shqiptarëve dhe Serbisë. I vetmi qetësim në Ballkanin Perëndimor ka mund të ndodhë, që Kosova në kufijtë e vet, të inaugurohet shtet i pavarur menjëherë. Ka mundur të jep rezultate relativisht të duhura në këto hapësira. Ka mundur ta qetësojë e normalizojë krejt Ballkanin dhe Evropën. Pas kësaj mënyre, ka mundur edhe ndarje, por edhe bashkimi i tokave shqiptare. Këtë të fundit e kërkojmë nga Edi Rama, kryeministër i shqiptarëve. Themi i “shqiptarëve”, sepse, jo veç takimet e dialogun me Vuçiqin pa leje të askujt, por ky bën projekte dhe i dërgon drafte evropianëve pa pas pyetur asnjë person në Kosovë. Ndoshta është i mbështetur zotëria në forca dhe ka edhe ndonjë draft për bashkimin e tokave shqiptare?! Kush e di! Prandaj, ky duhet të jetë njëri prej përgjegjësve për bashkimin e tokave shqiptare. Prandaj, ky ka të drejtë ndoshta të mos pyes askënd, sepse tregon një omnipotencë politike të veçantë. Ndryshe, dihet se çfarë rrëshqitje është kjo në shekullin XXI, çfarë rreziku është me këtë politikë të udhëhequr nga ai dhe nga kjo e këtyre të ashtuquajturve opozitë e Kosovës.
Kur aleatët dhe jo aleatët kanë ngulë këmbë që të mos trazohet Serbia edhe kur Qeveria e tashme e Kosovës me Albin Kurtin, 1. nuk lejon institucione të Serbisë në tokën e Kosovës. 2. Nuk është lejuar regjistrimi i automjeteve me regjistrime të Serbisë, 3. Nuk është lejuar kontrabanda mafioze me mallra ilegale; 4. Nuk është lejuar hapja e bankave të huaja në vend, me leje të Serbisë; 5. Nuk është lejuar inaugurimi dhe funksionimi i postës gjithashtu, dhe më në fund 6. Kur është dashur të lirohet ajo pjesë e Kosovës me hapjen e Urës mbi Ibër, sikur ishte fillimi me “rojat” e kriminelëve serbë, të përkrahur nga Serbia dhe nga një bllok i caktuar euro-perëndimor, duket diç e pabesueshme.
Të gjitha këto që u thanë, cilado prej këtyre gjashtë pikave, po të lejohet nga Kosova, shënon element tjetër shtetëror. Kjo diplomaci evropiane na duket diç si një lojë me adoleshencë. Që të gjitha këto elemente, që u përmendën më lartë, ndoshta vetëm njëri prej tyre po të lejohet tregon shtetësinë e huaj në këtë vend. Kjo Qeveri shqiptare nuk deshi të lejojë dhe komuniteti serb ka qenë i gatshëm ta pranojë shtetin e Kosovës. Po shihet se janë derdhur para të mëdha kundër Kosovës, brenda dhe jashtë. Po shihet se, nëpër ato media shqipfolëse janë zgjedhur tipat që nuk flasin asnjë fjalë pro Kosovës dhe Qeverisë së saj mbarë. Serbia është këtu me këta “karkalecat” e këtyre jehonave që do t’i shkaktojnë plagë të pashërueshme Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo mënyrë është sabotim i pavarësisë së Kosovës. Sabotim dhe mohim i viktimave dhe heroizmit shqiptar. Sabotim i historisë dhe kombit në tërësi. Sabotim dhe tradhti e gjithë qytetarëve të Kosovës, të Shqipërisë, atyre në Maqedoni, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Qeveria e Kosovës me Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani, duhet të mbajnë qëndrim e vendosmëri ndaj votuesve, dhe jo veç ndaj këtyre, por edhe për gjithë fatin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"