Lexoni edhe:
Politika hegjemoniste serbe synon pushtimin, nuk i njeh marrëveshjet dhe normalizimin
Shkruan:ANALISTI-Arsim Aziri
Ura simbolizon lëvizjen e lirë, mundëson ndërvarshmërinë e shumëllojtë ndërmjet shoqërive të ndryshme demokratike. Ashtu siç ka potencuar kryeministri ynë, asht u edhe është, dhe s’ka nevojë të shihet në perspektiva negative e iluzionale siç po proklamohet prej qarqeve të ndryshme.
- Qeveria aktuale vërtetë po merret me probleme dominante, krejt angazhimi i saj shkon në funksion të mirëqenies sociale, pa i anashkaluar asnjëherë të drejtat e pakicave.
Politika hegjemoniste serbe synon pushtimin, nuk i njeh marrëveshjet dhe normaliziminLexoni edhe:
Komunikimi për rëndësinë e hapjes së urës mbi lumin Ibër është nevoje imediate për atë pjesë, për ata banorë, për ata serb që për afro 2 dekada u është servuar gjuhë destruktive dhe urrejtje ndaj fqinjëve shqiptar , nga qarqet e strukturave paralele për çështje të ndryshme, përfshi edhe për urën.
Serbëve të Kosovës duke mos iu dhënë arsyeshmëria për çështje jetike, janë lënë nën mëshirën e strukturave paralele, duke u dogmatizuar skajshmërisht, duke krijuar kështu përshtypjen që kinse po e bën autoriteti ligjor në Prishtinë. E këtë domen, qeveria aktuale ka arritur ta prishë, duke shpërbërë gjithë ato qarqe kriminale që kanë pasur për synim degradimin e sferës kushtetuese e ligjore, duke krijuar kështu hapësirë për frymëmarrje të lirë si për serbët e atjeshëm ashtu edhe për shqiptarët në ato zona. Pra, hapja e plotë e kësaj ure është fundi i strukturave paralele, ilegale e kriminale që kanë sunduar në veriun e Kosovës, edhe në Mitrovicën veriore, duke i kërcënuar dhe terrorizuar edhe serbët lokal, e duke mbjell urrejtje antishqiptare, duke i detyruar ata të mos e pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë, pra të mos e njohin shtetin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".