Lexoni edhe:
MPB: S’ka rrezik për jetë nga zjarret
Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami
Për shtetet drejt dështimit të mundshëm , e ka dhënë shpjegimin e vetë, një nga teoritë bashkëkohore e cila ka avancuar me konstatimin , se shtetet në kohërat moderne mund të shtyhen drejt zhbërjes së tyre, kur ndërlidhen me faktorët e brendshëm si; nga mungesa e demokracisë funksionale,mungesa e aftësisë së elitës politike,mungesë e opinionit të përgjithshëm kritikë pozitiv, mungesa e medieve të pavarura e profesionale, mungesa e elitës intelektuale për të mbajtur qeverinë e vendit dhe opozitën të përgjegjshme ndaj shtetit dhe të ardhmes së qytetarëve dhe të vendit.
MPB: S’ka rrezik për jetë nga zjarret Lexoni edhe:
Ndodh edhe kjo, në çudirat kosovare. Në asnjë organizim në politikën e zakonshme në botë , pozita nuk proteston kundër institucioneve të cilat vetë i qeverisë. Dhe çka të bëjnë qytetarët e rëndomtë, ndaj kujt të kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre. Pozita proteston te organet e drejtësisë, pse nuk është zbardh rasti Dehari , kur vetë VV-ja po qeverisë për plotë katër vite me shtetin. Ky absurd i llojit të vetë. Ndërsa, opozita e fajëson pozitën për keq qeverisje për mungesë aftësie dhe të dijes për qeverisje me shtetin. Pozita e akuzon opozitën, se ajo është fajtore për të gjitha të këqijat, të cilat e kanë vërshuar vendin. Dhe çka të bëjnë qytetarët e mjerë me këtë klasë politike?
Dhe për kenë të votojnë në janar të vitit 2025, kur asnjëra palë; pozitë dhe opozitë, nuk e meritojnë më qeverisjen e vendit , derisa po dështojnë të tregojnë me njohuritë, sinqeritetin dhe përgjegjësin elementare për qeverisje dhe avancim të funksionimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Kur klasës politike kosovare u mungon , dija, përgjegjësia, vullneti dhe gatishmëria për t'iu shërbyer interesave të qytetarëve dhe të ardhmes së tyre. Kësaj klase politike i mungojnë idetë dhe vizioni konstruktiv për qeverisje dhe avancimin në funksionimin e shtetit dhe së drejtës.
Për shtetet drejt dështimit të mundshëm , e ka dhënë shpjegimin e vetë, një nga teoritë bashkëkohore e cila ka avancuar me konstatimin , se shtetet në kohërat moderne mund të shtyhen drejt zhbërjes së tyre, kur ndërlidhen me faktorët e brendshëm si; nga mungesa e demokracisë funksionale,mungesa e aftësisë së elitës politike,mungesë e opinionit të përgjithshëm kritikë pozitiv, mungesa e medieve të pavarura e profesionale, mungesa e elitës intelektuale për të mbajtur qeverinë e vendit dhe opozitën të përgjegjshme ndaj shtetit dhe të ardhmes së qytetarëve dhe të vendit. Ndërsa , faktori i jashtëm në zhbërjen e shteteve, e ka humb rendësin të cilën e kishte gjatë shekullit të 19 dhe 20. Por në rastin e Kosovës ,nuk janë përjashtuese ,faktori i jashtëm dhe i brendshëm, dhe zhvillimet aktuale ndërkombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".