Lexoni edhe:
Qeveria kriminale në Beograd po e qon rajonin drejtë një lufte të re
Qeveria e Serbisë dhe vetë krye krimineli Vuçiq janë subjekte kundër të cilëve po protestohet këto ditë në Beograd. Protestat janë drejtuar kundër hapjes së minierës së litiumit në Serbi. U kërkua dorëheqja e Qeverisë së kriminelit Vuçiq dhe zgjedhjet e reja. Demonstratë kërkuan edhe përgjegjësi penale të grupit kriminal të Qeverisë së Serbisë. Krimineli Vuçiq i shfrytëzojë këto protesta kundër Kosovës dhe shqiptarëve. U përdorë gjendja në Serbi për luftë kundër shqiptarëve, për t'i larguar ata nga demonstratat kundër Vuçiqit.
Qeveria kriminale në Beograd po e qon rajonin drejtë një lufte të reLexoni edhe:
Në tehun e propagandës së kriminelit Vuçiq ishte minoriteti serb në Kosovë. Për t'i larguar protestuesit nga lufta kundër Vuçiqit foli për gjoja gjendjen dramatike për serbët e Kosovës. Ai tha: " Veprime kriminale kundër serbëve do të ndodhin në dy ditët e ardhshme në vijim, me hapjen e Urës së Ibrit, që për Serbinë është e pa pranueshme. Në Kosovë më 14 dhe 15 presim hapjen e dhunshme të Urës së Ibrit, ku ata do të mundohen ti imponojnë edhe disa lider të rijnë serbe, t'i portretizojmë si trima, edhe pse nuk janë, dhe që do të tentojnë ti ndajnë ata nga Beogradi (...)". Krimineli Vuçiqi i quajti punonjësit e minoritetit serbë në Kosovë si punonjës që punojnë për interesa të huaja. Ai e shprehu mendim se në Urë është KFOR-i që nuk do të lejoj hapjen. Tërë këto kalkulime e deklarime u bënë për ta larguar vëmendjen e popullit serb nga vështirësitë që Vuçiqi i ka në Serbi me bandën e vetë, e të cilën ai po e orienton nga Beogradi për luftë kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
Me këto taktika krimineli Vuçiq po përpiqet të jetoj sa më shumë në politikë. Bazë e kësaj është nacional shovinizmi serbomadh, përkatësisht "Bota Serbe", e cila do të shtrihet kudo në ish hapësirën territoriale të Jugosllavisë. Kjo politikë tipike fashiste po heshtet nga BE dhe nga SHBA. Madje edhe po e vlerësojnë politikën serbe si bashkëpunuese me BE-në dhe më gjërë. Në fakt është shteti serb që mbajti Kuvendin e " Botës Serbe" në Beograd. Është Serbia që bashkëpunon me Rusinë. Serbia po kërcënon me luftë dhe po sjell forca ushtarake në kufi me Kosovën. Qëllimi i Serbisë është zgjerimi i hapësirës territoriale serbe në tokat e shteteve tjera, qoftë edhe me luftë. Kjo politike po mbizotëron në Beograd.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"