Vendimmarrja politike ndërkombëtare nuk duhet ti shërben projektit ruso-serb për zhbërjen e shtetit të Kosovës

Vendimmarrja politike ndërkombëtare nuk duhet ti shërben projektit ruso-serb për zhbërjen e shtetit të Kosovës
Vendimmarrja politike ndërkombëtare nuk duhet ti shërben projektit ruso-serb për zhbërjen e shtetit të Kosovës

Agim Bajrami

  • 17 August 2024 - 08:31

 

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Çështjet e brendshme të Kosovës dhe që prek interesat e qytetarëve të Kosovës i përkasin trajtimit të mekanizmave të institucioneve kushtetuese dhe të agjencioneve ligj zbatuese të Kosovës. Organizatat ndërkombëtare të cilat ushtrojnë aktivitetet në kuadër të mandatit të tyre nga baza e rregullativës ndërkombëtar, dhe që për mision kanë ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Kosovë, dhe zbatimin e kornizës ligjore në Kosovë,do të duhej të veprojnë në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës, të cilat të drejta garantohen me kushtetutën dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë.

-Ditëve të fundit përmes deklaratave politike të KFOR-it dhe vendeve të QUINT-it ,dhe të vetë BE-së, me pretendimin se çështja e Urës së Ibrit e kërkuar nga Qeveria e Kosovës për lejimin e qarkullimit edhe për automjete ,nuk duhet të politizohet nga askush, e të krijohen tensione e përplasje artificiale e të pa nevojshme, kur dihet se konfliktet dhe tensionet i nxit dhe i përkrahë dhe i do Serbia dhe Rusia ,ndërsa BE-ja nga frika apo ndonjë interes tjetër,del dhe e përkrah , palën konfliktuoze të qeverisë serbe, e duka e akuzuar, viktimën, në këtë rast Qeverinë e Kosovës . Qytetarët e Kosovës të te gjitha etnive, e duan paqen,sigurinë, dhe mirëqenien shoqërore.

Në këtë çështje duhet të angazhohen; BE-ja,vendet e QUINT-it dhe NATO, duke i nxitur investimet ,hapjen e vendeve të punës dhe ngritjen e mirëqenies shoqërore .

Dhe mbi këtë bazë Ura e Ibrit' nuk do të ishte më fokus artificiale, për shtyrje në përplasje ndër etnike nga vetë subjektet ndërkombëtar të mandatar për Kosovën, kinse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, a në të të vërtet nxitin përplasje dhe konflikte ndëretnike, si rasti Banjskës ,se kush mund të beson se terroristët serb nga Serbia të hynë me tanke dhe armatim të rëndë, kurse KFOR-i i mandatuar për sigurinë e Kosovës dhe nuk ishte në dijeni. Dhe në këtë rast KFOR-i hesht ndërsa ambasadat shteteve dërguese po ashtu heshtin,apo i trimërojnë aktet terroriste serbe kundër rendit kushtetues të Kosovës . Qeveria e Serbisë në vend që të merrej me trajtimin e demokracisë së brendshme të saj e të merrej me shqyrtimin e kërkesave të opozitës serbe, të cilët po demonstrojnë përditë në rrugët e Serbisë,në vend që t'i trajtoj dhe avancoj të drejtat e pakicave kombëtare në Serbi në kuadër të kornizës ligjore serbe dhe të drejtës ndërkombëtare , ajo(qeveria serbe) gjen kohë dhe përhap të pa vërteta përmes gënjeshtrave të saja, duke i instrumentalizuar qytetarët serb të Kosovës, për të kundërshtuar rendin kushtetues të Kosovës. Madje ,Serbia zyrtare ,ka arrit ti manipuloj përmes gënjeshtrave të saja, edhe një pjesë të mekanizmit ndërkombëtar për tu angazhuar në projektin ruso-serb kundër rendit kushtetues të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Por një është e sigurt, se shtetin dhe rendin kushtetues të Kosovës,e demokracinë e saj, territorin kushtetues, do ta mbrojnë dhe avancojnë të gjithë qytetarët e saj ,pa dallim përkatësia e tyre etnike,apo besimin e tyre fetar ,madje të gjithë së bashku shqiptarët në tërë botën ,do të jenë me Kosovën në çdo moment e kur do që kërkohet nevoja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".