Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë dhe në dy shtetet tjera vërejta e fundit serioze për regjimin terrorist serb

Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë dhe në dy shtetet tjera vërejta e fundit serioze për regjimin terrorist serb
Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë dhe në dy shtetet tjera vërejta e fundit serioze për regjimin terrorist serb

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 28 August 2024 - 07:43

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

Tashme dihet botërisht se Kosova është partnere e pazëvendësueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj unë besoj se ne jemi nën kulmin e saj dhe nuk kemi për asgjë se përse të shqetësohemi. Vizita e shefit te CIA-s në Kosovë dhe në vendet tjera me probleme si ne Serbi me Serbinë , dhe sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë, do të thotë shumë dhe u ka lënë haberet te dera.

- Ndërkaq, në vendin tonë, takimi i zotriut, shefit te CIA-s Villiam Burns, është shumë i rëndësishëm sepse asnjë shtet në Ballkan, dhe bile edhe në Evropë, nuk është më mik dhe më mirënjohës se Kosova për Amerikën se me përkrahjen e tyre dhe disa shteteve mike jemi këtu ku jemi. Takimi me krerët e shtetit, unë këtu do e veçoja takimin te AKI-a, që unë personalisht e them AKI ALIAS CIA. Përse? Kush e rriti AKI-në... vetëm CIA. Pra, të mos ishte CIA nuk do të ishte kjo që është tani. Ndaj kam bindjen e plotë se ka marrë shumë detyra të rëndësishme. E keni vënë re atë Dodikun që CD ditë që nga mëngjesi deri në darke kërkonte luftë dhe lehte pa pushim në përkrahje të ushtrisë për luftë, përkrahu Rusin dhe kërcënonte tërë Ballkanin. Pas takimit me shefin e CIA-s nuk guxoi të fliste asgjë, i ndërroi fjalët dhe futi bishtin nder vegë si qen i zgjebosur. Dua të them se i ka kapur për veshi dhe u ka treguar se po vazhduan kështu nesër pa aguar drita na keni te dera.

Do të thoja se ne kemi fat të madh që jemi nën kulmin dhe mbrojtjen amerikanë, por kjo nuk do të thotë se të mos i kryejmë detyrat që na japin ata dhe bile duhet marr seriozisht. Natyrisht se edhe Albin Kurti, mos mendoni se ai bash aq fort merr hapa pa pëlqimin e Amerikës, tjetër gjë nga janë kanalet e tyre. Se secili e di se nuk jemi na me aq takat që mund të mos e dëgjojmë Amerikën. Ndaj, gjithmonë duhet ti marrim këshillat e Amerikës, përndryshe na ha kali. Eh, çka fol opozita nuk ja ve veshin askush, ndoshta ndonjë mëhallë, përndryshe ata nuk kanë fuqi, por do ishte mirë me atë takat që kanë duhet punuar bashkërisht. Sepse është në interes të vendit dhe të kombit. Detyrat që na i dha shefi i CIA-s do ti shohim në ditët në vazhdim vetëm të keni durim dhe kujdes, se si i ndryshojnë, fjalët dhe veprimet. Dodiku veç se e futi bishtin ndër vegë e harroi kërcënimet, luftën dhe Rusin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".