Lexoni edhe:
Trajkoviç duhet të mësohet dhe t'i kuptoj referencat e Qeverisë Kurti që kanë bazë kushtetuese
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Ngacmimet seksuale të nxënseve të mitura nëpër shkolla kanë marrë përmasa alarmante në vendin tonë. Për çka drejtësia kosovare duhet të marr masa rigoroze ndaj mësimdhënësve që po i ngacmojnë seksualisht nxënset e mitura nëpër shkolla.
-Masat ndëshkimore ndaj mësimdhënësve duhet të jenë rigoroze, duke filluar me largim nga puna, dënim me burg dhe marrjen e të drejtës për të ushtruar profesionin e mësimdhënësit së paku për 10 vitet në vazhdim.
Pra, pa humbur kohë drejtësia duhet të këndellet nga agonia e gjatë e tolerimit të dhunuesve nëpër shkolla, por nga gjumi duhet të zgjohet edhe Sindikata e Arsimit në krye me Rrahman Jasharin, i cili duhet të bashkëpunoj ngusht me institucionet e rendit dhe prindërit për të gjetur një zgjidhje të shpejtë në parandalimin e dhunimeve seksuale nëpër shkolla.
Që kjo të ndodhë më shpejt, duhet të zgjohet nga gjumi edhe mimnistra e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, e cila është kompetente për propozimin e masave preventive dhe parandaluese të dukurisë më të shëmtuar në arsimin shqip në Kosovë.
Si pasojë e mosfunksionimit të shtetit, vajzat po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve e sulmeve seksuale në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Kosovës.
Sa më parë duhet të ngritet edhe vetëdija e prindërve, që të jenë më syqelë në mbrojtjen e fëmijëve të tyre, pasi raste të tilla po ndodhin në institucione arsimore në afërsi të shtëpive të tyre në zonat rurale dhe dhe ato urbane.
Mosfunksionimi i trekëndëshit bashkëpunes mësues-nxënës-prindër paraqet hallken e parë të dështimit, kurse mosfunksionimi i trekëndëshit të sigurisë MASHT-Sinidikatë-Polici e Kosovës paraqet hallken e dytë të dështimit të shtetit, duke e vënë para dështimit të pashmangshëm tërë sistemin e drejtësisë, përkatësisht prokuroritë dhe gjykatat.
Mungesa e marrjes së masave adekuate ndaj të dyshuarit për ngacmim seksual ndaj 16 vjeçares në Dubravë të Kaçanikut, ende pa u mbyllur ky rast, do të përseriten raste tjera në shkolla dhe lokalitete në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Edukata e mirë familjare, edukimi i shëndoshë i fëmijëve nëpër shkolla dhe fushata e shëndoshë mediatike do të ndikonin pozitivisht në sjelljen e mirë të nxënësve. Kurse aplikimi i masave ndëshkimore dhe ligjore ndaj pedofilve nëpër institucionet shkollore do të ndikonte në rënjen e dukurive skandaloze të ngacmimeve seksuale të nxënseve nëpër shkolla.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".