Serbia e Vuçiçit e ka mbështetjen e plotë të vëllait të madh, Putinit të Rusisë!

Serbia e Vuçiçit e ka mbështetjen e plotë të vëllait të madh, Putinit të Rusisë!
Serbia e Vuçiçit e ka mbështetjen e plotë të vëllait të madh, Putinit të Rusisë!

Florim Zeqa

  • 07 September 2024 - 08:58

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Avancimi i politikës serbe në raport me Kosovën konsiston në përçarjet e klasës politike kosovare dhe asaj shqiptare në përgjithësi. Përderisa serbët arrijnë të bëhen bashk rreth çështjes së Kosovës, Kosova dhe Shqipria si dy shtete të pavarura në Ballkan nuk po arrijnë assesi të bëhen bashkë në përballje me Serbinë!

 

-Nga paslufta e deri më sot, e në veçanti pas fillimit të dialogut të Brukselit, të gjitha qeveritë e Kosovës nuk e kanë pasur mbështetjen e opozitës parlamentare në përballje me Serbinë, përkundrazi, pushtet dhe opozitë më shumë e kanë atakuar njëra-tjetrën sesa agresionin politik të Serbisë.

Andaj, nuk është i rastësishëm momentumi politik që e ka përzgjedhur Aleksandër Vuçiç për ta akuzuar Kosovën si vend që po e kërcënon minoritetin serb që të “shpërgulet” nga siq thonë ata “represioni” i Kurtit në Veri.

Edhe pse Albin Kurti është duke bërë përpjekje të ligjshme për shtrirje të sovranitetit në veri, këtë nuk po e arrinë për arsye të shumta.

Kjo vjen edhe si pasojë e gabimeve trashanike të Albin Kurtit në raport me ndërkombëtarët, i cili me despotizmin e tij ia dha alibinë e mjaftueshme kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç që të shtrijë agresionin politik kundër Kosovës!

Për fat të keq, tek kokat nacionaliste në Serbi ende ekziston narrazioni i Millosheviqit, se Kosova është krahinë e Serbisë, e cila është përkohësisht e okupuar nga forcat e NATO-s, anipse Kosova është shtet i pavarur, me shumë njohje ndërkombëtare dhe pjesë e disa organizatave evropiane dhe botërore.

Në vazhdën e endërrave nacionaliste dhe këtyre planeve ogurzeza të Serbisë, vjen edhe paralajmërimi për bllokimin e kufirit Kosovë-Serbi, i cili për qëllim ka përhapjen krizave luftënxitëse në Ballkan, e në veçanti në Kosovën e mbrojtur dhe të monitoruar nga bashkësia ndërkombëtare.

Për këtë, Serbia e Vuçiçit e ka mbështetjen e plotë të vëllait të madh, Putinit të Rusisë!

Mirëpo, në këto rrethana të vështira Kosovës i mungon mbështetja nga bashkësia ndërkombëatre, po i mungon edhe ndihma logjistike dhe ndihma morale nga nëna Shqipëri dhe vëllai-gjati, Edi Rama me ekzekutivin e tij!

Që t’na duan dhe përkrahin të tjerët, ne në radhë të parë duhet ta duam vetën dhe respektojmë miqtë tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".