Lexoni edhe:
Duhet të jetë rregullativë e posaçme protokolli i veshjes si i mësuesve ashtu edhe i nxënësve në shkolla
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Siq dihet javën e kaluar, Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ishte për vizitë në Kosovë. Lajçaku gjatë vizitës në Kosovë, javën që lamë pas, ka takuar vetëm zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit të radhës me kryenegociatorët në Bruksel.
-Ndërkohë, këtë javë, Lajçak ka deklaruar se do të shkojë për vizitë zyrtare edhe në Serbi. Njoftimin e dha vetë në një përmbledhje të aktiviteteve të tij javore, të publikuara në rrjetet sociale.
Ngjashëm edhe vizitën në Prishtinë, Lajçak e kishte paralajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndonëse nuk kishte përmendur datë dhe agjendë. Në ndërkohë ka konfirmuar qëllimin e mbajtjes së një takimi ne nivel kryenegociatorësh në Bruksel, duke aluduar se për Bashkimin Evropian në këtë moment konsiderohet prioritare, sidomos në dritë të ngjarjeve të fundit në veri pas bllokimit të pikave kufitare.
Në agjendat e presidentes dhe kryeministrit nuk figuroj në asnjë vend takimi me Lajçak!
Kjo në dukje të parë lë të nënkuptohet si një bashkrendim i krerëve shtetëror për ta dënuar emisarin e Bashkimit Evropian, i cili deri tani nuk ka dhënë ndonjë rezultat pozitiv në dialogun Kosovë-Serbi!
Megjithatë, enigmë mbetet, se a i bashkojë krerët shtetërorë Lajçaku në Podujevë apo i bashkojë shtatorja e Rugovës kundër emisarit evropian!!!
Edhe pse në agjendat e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti nuk figuroj në asnjë vend takimi me Lajçak, nuk përjashtohet mundësia e një takimi të fshehtë!
Si do që të jetë, vizitat e Lajçakut pa kredibilitet në Kosovë nuk mund të prodhojnë zhvillime pozitive në dialog, e aq më pak tani kur ai ndodhet në fund të mandatit politik si i mandatuar i BE-së!
Pavarësisht këtij fakti, nuk kanë të ndalur përpjekjet e emisarit evropian, sllovakut Mirosllav Lajçak, i cili synon riemërimin në postin aktualë të ndërmjetësit në dialogun Kosovë-Serbi!
Pas vizitës në Kosovë, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.
Në agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve, Lajçak synon zbatimin e Marrëveshjeve të arritura në Bruksel si parakusht për rrugën drejt Normalizimit mes dy shteteve dhe dy kombeve në armiqësi shekullore.
Pavarësisht faktit, se kush do të jetë ndërmjetës në dialog, Kosovës i duhet unitet më i madh i spektrit politik vendor dhe bashkrendim i veprimeve qeveritare me aleatët strategjik, siq janë SHBA-të, pa të cilat Kosova nuk mund të arrijë progres në aspiratat e saj integruese euro-atlantike.
Mund të ndodhin takime të panumërta mes kryenegociatorëve me emisarin Lajçak dhe emisarë të tjerë të Bashkimit Evropian, të kësaj organizate që nuk e njehë pavarësinë e Republikës së Kosovës, por asnjëherë nuk mund të ketë rezultate konkrete pa një çasje të barabartë në dialog!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".