Turpi i politikbërjes së Qeverisë së Kosovës
Agim Bajrami
Shkruan: Agim Bajrami
Të arrestohet qytetari kosovar i etnisë sebe, i cili përmes fishkllimes së filikaqes, shpreh paknaqësin qytetare ndaj qasjes së 'masave qeveritare' ndaj zonave të atyre ku ata jetojnë, është më tepër se turp për kulturën dhe vlerat shqiptare dhe cenim flagrant i sundimit të ligjit dhe vlerave demokratike të civilizimit njerëzor.
Në vend , që QEVERIA E KOSOVËS ,të zbatoj projejkte zhvilimore për banoret e zonave me shumicë serbe,ndërsa atje përdorën metodat polocore, duke përjashtuar menyrat e qeverisjes demokratike për të gjithë qytetarët e Kosovës .
Shqiptarët duhet të kenë në kujtesen e tyre të freskët, nga dhuna dhe diskriminimi i ushtruar nga,policia serbe dhe regjimi serb gjatë olupimit të sundimit diktatorial të Milosheviqit në Kosovë ,dhe pikrisht nga terrori millosheviqian që bëri ndaj shqiptarëve, bashkësia ndëkombtare, intervenoj dhe e përzëni Serbinë nga administrimi i Kosovës .
Dhe shqiptarët si shumicë në Kosovë , do të duhej të mbrojnë minoritetin serb , nga masat e tejkaluera ligjore që përdoren ndaj tyre, pa marr parasysh motivet .
Toleranca ndaj pakicës së minoriteteve e veqma të atij serb në Kosovë do të duhej të kuptphej si kulturë dhe vetëdije e lartë demokratike, e kursesi ,hakmarrje ndaj të kaluerës , apo për ndonjë motiv tjetër, në emër të shtrirjes së sovranitetit të shtetit.
Në demokracin bashkohore të funksinimit shtetëror, dominon, respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut ,si elemente thebsore e funksionimit të shtetit dhe së drejtës.
Prandaj , respektimi dhe tolerimi i minoritetit seb, dhe të tjerëve paraqesin ,kulturën dhe vlerat shqiptare të bahkëjetesës ndërnacionale dhe ndërfetare ndërshekullor.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".