Lexoni edhe:
E pakuptimtë dhe jo poltike, nga BE dhe Peter Stano mos reagimi ndaj palës serbe
Shkruan: Prof.Dr. Nijazi Halili
Po e nisi këtë shkrim për atdheun, pasi shumica po gajlohen, për punët e lindjes e të perëndimit, apo thjeshtë shteteve tjera, se si i kanë hallet dhe punët, kurse nuk qajnë fare kokën dhe hallet për vendin e tyre, ku kanë lindur dhe kanë etërit e tyre.
Në shumë debate televizive shoh shumë analistë apo opionist se sa humbin kohë, e kohë duke u marrë me analiza të shteteve të cilat me shekuj e kanë robëruar e copëtuar vendin tonë, të ndarë e të kufizuar me shtetin amë.
E pakuptimtë dhe jo poltike, nga BE dhe Peter Stano mos reagimi ndaj palës serbeLexoni edhe:
-Parashtroj, pyetjen vetës a ja vlenë të brengosemi deri në atë masë për shtetet se si po ju shkon tymi, të cilat ishin okopuese për shekuj, sinqerisht nuk e kuptoj ketë, nuk ja vlen të humbasë kohë, megjithatë nuk dua të krijoj urrejtje për askend por mos të bëhemi siç thotë një fjalë e urtë më papë se papa, prandaj, sikur të kruan dora jote nuk të kruan dora e huaj, duani atdheun tuaj.
Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s'ka liri, mendja dhe shpirti thahet si bima pa ujë. S.Frashëri, kurse poeti Andon Zako Çajupi, shkruan poezi për Mëdhenun:: Mëmëdhe quhet toka
ku më ka rënë koka, ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’ i thatë ku kam pasurë shtëpinë, ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë dhe varret q’i kanë vënë, ku jam rritur me thërrime ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë, ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.
Atdheu është para se gjithash vendi ku robërohet shpirti.
Atdheu nuk do dashuri të cunguar. Ai që nuk bën gjithçka për të, nuk bën asgjë. Ai që nuk i jap gjithçka Atij, ai i ka mohuar të gjitha. Atdheu s’mund të harrohet. Nuk ka sëmundje më fisnike se sa malli për atdheun, vendi i huaj nuk të bëhet atdhe.
Në atdhe njeriu ka të kaluar, por edhe të ardhmen. Në vend të huaj ka vetëm të tashmen. Patriotizmi i vërtetë i dikujt nuk është ai që krenohet dhe mburret në çastet solemne, por ai që çdo ditë e çdo orë kujdeset pa u lodhur për të mirën e përgjithshme dhe nuk mburret me gjëra të tilla. Që të jesh nacionalist duhet së pari të kesh një atdhe dhe ta duash atë mbi çdo gjë tjetër.
Adheun e duam jo se është i madh apo i vogël, por e duam sepse është i yni.
Vetëm në vend të huaj e njeh bukurinë dhe ëmbëlsinë e gjuhës amtare, vetëm atje e ndjen ç’është atdheu që e ke braktisur.
Vendlindja është vetëm një, ashtu sikurse nëna. Kujt i takon virtyti i mirë, atij i takon edhe atdheu.
Thuhet që kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka rilindur. Kush nuk e do atdheun nuk e do as njerëzimin.
Një dimër në atdhe është më i ëmbël se sa qindra pranvera në dhe të huaj. E ata që dëshirojnë ta njohin e ta duan atdhenë e tyre le të shkojnë në dhe të huaj që ta ndjejnë mallin për të. Atdheu është si familja. Vlerën ja njohim vetëm atëherë kur jemi larg.
Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".