Nëse Serbia dhe Vuçiqi aludojnë që të okupojnë sërish Kosovën, ai ‘muhabet’ ka përfunduar në vitin 1999

Nëse Serbia dhe Vuçiqi aludojnë që të okupojnë sërish Kosovën, ai ‘muhabet’ ka përfunduar në vitin 1999
Nëse Serbia dhe Vuçiqi aludojnë që të okupojnë sërish Kosovën, ai ‘muhabet’ ka përfunduar në vitin 1999

Skender Mulliqi

  • 17 September 2024 - 19:34

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Atë që nuk arritën me vite të tëra pushtetet e kaluara, në shtrirje të sovranitetit dhe të mbrojtjes të integritetit territorial, këtë e arriti kryeministri i guximshem i Kosovës, Albin Kurti: Pesë pikat e Serbisë nuk kanë asnjë vlerë për Kosovën.

 

-Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq të martën së mbrenda 72 orëve do ti prezentojë publikut kërkesat dhe hapat e mëtejshem të Serbisë , pas mbylljës se institucionve jo legjitime të Serbisë në Kosovë dhe shtrirjës së pushtetit legjitim të Prishtinës në veri , nuk e brengosin Kosoven veq një pjese të vogël mercenarësh të gazetarisë dhe të politikës.Nuk kishte vend për asnjë alarmë ndaj qfardo dëklarimi të një krimineli të luftës siq është presidenti serb, Aleksander Vuqiqi siq u pretendua , por kujdes dhe vigjilencë sigurishtë së duhet pasur gjithmonë.Serbia mund të tënton ndonjë akt terroristë të tipit të aktit në Banjskë, së kthimi i saj më ushtri , polici dhe gjykata siq ka kërkuar Vuqiq, ka përfunduar më nënshkrimin e Marrvshjës së Kumanovës, të cilën Serbia e interpreton në favor te vet, e nuk është ashtu.

Nuk është pritur që Vuqiqi të këtë ndonjë dëklarim tjetër pos asaj që ai do ti përmbahët kushtetues serbe , ku Kosova figuron si pjesë përbërëse të saj.Serbia e pranon apo jo pavarësinë e Kosovës , është punë e vogël. Kosova që 25 vite po hapëron e lirë dhe e pavarur nga Serbia okupatore.Vuqiq nuk e pati guximin të shpallë Kosovën territor të okupuar, së nuk e ka takatin , guximin dhe as të drejtën ndërkombëtare.Dhe, tek e fundit Serbia e dinë mirë se nuk ka asnjë mundësi që të sulmon ushtarakisht për të qliruar një territor të okupuar siq pretendoj ai të shpallë Kosovën.5 hapat si masa të kërkuara nga Serbia , duhet të përmbushën për dialog serioz tha Vuqiq.Dhe, paralajmërimi së do të takohet më Putinin dhe Xi Jinping, është tentim për të frikësuar siq thonë ariun më shoshë.

Ky kërcënim i Vuqiqit është për ta vjerre në bishtë të macës, e asgjë më shumë.Këto pika shumë shpejt do të harrohen dhe jeta e Kosovës si shtet sovran dhe I pavarur do të vazhdon, e deshti këtë gjë Serbia apo se deshti. Presidenti i Serbisë është e qartë se nuk flet dhe nuk e ka thënë të vërtetën për Kosovën. E gjithë makineria mediatike besnike e tij nuk është në shërbim dhë në të mirën e serbeve në veri, por është në shërbim të planeve për eneksimin e veriut të Kosovës përmës Asocioconit famoz të cilën gje e kishte renditur në njerën nga pikat e proklamuara.

Vuqiqi gjithnjë e më pak po gjënë përkrahje në planët e tij tek minoriteti serb, të cilët e dinë mirë së duke i vu në plan të parë Vuqiqi dëshiron të ruan pushtetit apsolut dhe criminal në Serbi.Pushteti i Prishtinës është për paqë dhe prosperitetit të komunitetit serb,kurse ai që po i përsekuton ata është pushteti i Beogradit zyrtar.Nuk është i rastësishem proklamimi i këtyre pikave të vjetra e të reja, të presidentit serb, kur dihet së Putin nga dëshprimi që do të humbas luftën në Ukrainë, ka kërcenuar perëndimin më përdorim të armëve bërthamore.

Putin ka marrë mënjeherë përgjigjen nga Amerika .Nuk do të ketë asnjë ndryshim lidhur më përmbajtën e Ukrainës në luftë më Rusinë ka thënë shefi i sherbimit nacional pranë Shtëpise së Bardhë,Xhon Kirbi.Pra, Vuqiqi moti po vrapon pas agjendave të shpifura,së kjo zaten po i lëverdisë mirë për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, kur dihet se Serbinë e ka katandsur në fund të pusit, duke e armiqësuar më të gjithë fqinjet dhe botën demokratike.Nëse Serbia dhe Vuqiqi aludojnë që të okupojnë serish Kosovën, ai muhabet ka përfunduar përgjithmonë në vitin 1999.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".