Ndërtimi i një enklave sovrane për bektashianë, paraqet çmendurinë e radhës të Ramës

Ndërtimi i një enklave sovrane për bektashianë, paraqet çmendurinë e radhës të Ramës
Ndërtimi i një enklave sovrane për bektashianë, paraqet çmendurinë e radhës të Ramës

Florim Zeqa

  • 23 September 2024 - 20:47

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Në dy shtetet shqiptare, në Kosovë dhe Shqipëri aktualisht çarkullojnë dy nisma ekstremisht të kundërta fetare. Muaj më parë, paradoksalisht në Kosovë u shfaq nisma “Për braktisjen e Fesë Islame” dhe konvertimin në Fenë e Katolike! Ndërsa në Shqipëri nga kreu i shtetit, Edi Rama lindi nisma tjetër kontraverse për fuqizimin e sektit fetar bektashian, për krijimin e Mini-shteti Islamik në kryeqytetin shqiptarë!

 

 

-Vallë, a ka ç’menduri më të mëdha sesa këto dy nisma sa paradoksale, po aq përçarëse të shqiptarëve.

Çdo privilegjim i një besimi fetar, e nënkupton diskriminimin e besimit tjetër dhe nxitjen e urrejtjes ndërfetare tek shqiptarët!

Sikur nuk po na mjaftojnë ndarjet dhe përçarjet partiake, dikush po kujdeset për thellimin edhe të përçarjeve fetare ndër shqiptarët, dukuri të pa qëna historikisht brenda trungut tonë kombëtar!

Deri më tani, ne shqiptarët jemi veçuar për bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare, e cila na ka përcjellur dhe mbrojtur shekuj më radhë nga armiqt shekullorë.

Ndërtimi i një enklave sovrane në Tiranë për besimtarët bektashianë, sipas modelit të Vatikanit paraqet ç’mendurinë e radhës të kryeministrit shqiptarë!

Jemi popull i vogël për t’u ndarë dhe përçarë në sekte apo enklava fetare sipas modelit të Edi Ramës!

Ne shqiptarët kemi nevojë për unitet kombëtarë e jo për “baballarë” dhe “babagjysha” fetar!

Çështjet e besimit fetar t’i lëmë ashtu siq i kishim deri më tani, si zgjedhje të lira individuale, pa i mohuar të drejtën askujt dhe as pa i imponuar askujt besimin fetar tjetrit!

Sikurse ideja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama që është e papranueshme dhe kundërshtueshme nga të gjitha forcat atdhetare në Shqipëri dhe trojet etnike, edhe ideja e për braktisjen e Fesë Islame” është duke u kundërshtuar fuqishëm nga forcat progresive dhe përparimtare në Kosovë.

Nuk guxon të ketë diskrimin fetar në trojet tona etnike, ashtu siq nuk ka në të gjitha shtetet më të zhvilluara të botës së civilizuar dhe demokratike. Bashkëjetesa ndërfetare dhe ndëretnike janë vlera dhe e ardhmja e civilizimit botëror.

Pse të mos jetë edhe tek ne shqiptarët?!

Nuk kemi nevojë t’i përgjërohemi asnjë urdhëri fetar para atij kombëtar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".