Lexoni edhe:
Kosova nuk e do Asociacionin derisa Serbia e dëshiron vetëm me kompetenca ekzekutive
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Mesazhi i Hovenier “nuk duhesh të urinosh para derës së klubit ku dëshiron të hysh” i aluduar ndaj Albin Kurtit, është mesazhi më i keq dhe më shqetësues për Kosovën në këtë fazë të marrëdhenjeve të tendosura Kosovë-BE dhe Kosovë-SHBA!
Kosova nuk e do Asociacionin derisa Serbia e dëshiron vetëm me kompetenca ekzekutiveLexoni edhe:
-Mesazhet shqetësuese që vijnë për Kosovën nga aleatët kryesorë, në veçanti nga SHBA-ja, Gjermania dhe Franca, duhet ta shqetësojnë secilin qytetar të vendit tonë dhe secilin lider shetëror dhe partiak, pa dallim pushtet dhe opozitë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, edhe një herë bëri thirrje që Kosova dhe Serbia pa vonesa të fillojnë zbatimin e obligimeve të dala nga dialogu i Brukselit dhe aneks marrëveshja e Ohrit.
Për dallim nga zyrtarët e BE-së, mesazhi amerikan është i qartë dhe i prerë, duhet angazhim i dyanshëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi me synim përfundimtar njohjen e ndërsjellë. Ky mbetet objektiv dhe synimi i qartë i SHBA-së për përmbylljen sa më të shpejtë të dialogut të stërgjatur Kosovë-Serbi, për përmbushjen e të gjitha obligimeve ndërkombëtare.
Për dallim nga BE-ja mosnjohëse e Kosovës, SHBA-të janë të interesuara që të shohin progres në dialog pa i kompromentuar themelet e Kosovës, që i bie, se SHBA-ja e kërkon njohjen reciproke mes dy shteteve në kufijt e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës.
Çdo ndryshim në sovranitetin, pavarësinë apo integritetin territorial të Kosovëas, përveqse nuk paraqet progres demokratik, i dëmton të gjitha të arriturat e deritanishme në dialogun e Brukselit dhe e lëndon rëndë demokracinë perëndimore në përgjithësi.
Edhe një herë po i kthehem mesazhit ironizues, por shumë serioz të Hovenierit:“nuk duhesh të urinosh para derës së klubit ku dëshiron të hysh”.
Me fajin tonë, respektivisht të politik-bërjes kosovare, dialogu i nisur për njohje reciproke ka përfunduar në dialog për asociacionin!
Pra, kërkesat e krerëve të shteteve aleate drejtuar Kosovës dhe Serbisë për përmbylljen e dialogut me njohje reciproke, u kthyen në kërkesa për themelimin pa kushte të Asociacionit një etnik!
E gjithë kjo nga paaftësia dhe kryeneqësia e kryeministrit Albin Kurti, i cili sillet si “supermen” i filmave të vizatuar para supërfuqisë politike dhe ushtarake në botë, duke u thënë atyre, po citoj: “Ne jemi shtet i pavarur dhe vendimet i marrim vet”!
Një përgjigje të tillë ndaj SHBA-ve dhe NATO-s nuk është në gjendje ta thotë sot asnjë nga shtetet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Italinë, vendin nga i cili u ngriten aeroplanët bombardues të NATO-s 25 vite më parë për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Kurse ‘Qeveria e Kosovës’ me vogëlsinë e saj po mundohet ta ndryshoj rendin botëror, duke ju rekomanduar fuqive të mëdha se çfarë duhet të bëjnë e çfarë jo në Ballkan, e ndaj Kosovës në veçanti!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".