Lexoni edhe:
Në kohën e Trump na erdhi njohja nga Izraeli derisa Biden e qortoi Kurtin
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Sondazhet e porositura nga pushtetarët vijnë edhe nga frika e humbjes së pushtetit. Andaj, pushtetarët i kanë aktivizuar të gjithë mekanizmat për ta trullosur elektoratin me parashikime të porositura për kinse fitore historike të radhës!
Në kohën e Trump na erdhi njohja nga Izraeli derisa Biden e qortoi KurtinLexoni edhe:
-Njëra ndër parashikimet më të sëmura të servilëve të pushtetit është edhe ajo e kinse të fitores me 80 % të Vetëvendosjes me aleatët-Guxo dhe Alternativa, subjekte këto të shkrira në LVV!!!
Sikur të ishte ndryshe, Guxo dhe Alternativa do të garonin të vetme ose në koalicion me LVV-në.
Por, e “mira” e tyre është që LVV në këto zgjedhje nuk i ka pranuar as si subjekte ekzistuese, por vetëm të shkrira në listën e saj zgjedhore!
E mira është se ka ikur koha e mashtrimeve dhe po vjen koha e përballjes së LVV-së me zhgënjimin e qytetarëve, të cilët jo vetëm që nuk do t’i votojnë më, nuk ka forcë politike që i motivon me dalë në zgjedhje!
Pa dashur të anoj nga asnjë subjekt politik, fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë ai subjekt politik që i motivon për dalje në zgjedhje elektoratin pasiv, të thyer dhe zhgënjyer deri në palcë nga mashtruesit e pandërgjegjshëm politik!
Për të mos u zgjatur më tepër rreth sondazheve siq ishte ai i UBO Consulting, është iluzive të pritet fitore e lartë e LVV-së në zgjedhje pa mërgatën! Ndryshe, 49 %-shi mbetet vetëm një dëshirë e Albulena Haxhiut dhe shefit të qeverisë, të cilit i ka rënë kredibiliteti në mesin e mërgimtarëve!
Ngase, edhe me mërgatën LVV-ja do të mbetët nën kuotat e 40 %-shit, e kur e themë këtë e kam parasysh ndarjen e madhe mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, e cila ishte hambarë i votave të LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Sesa poshtë do të mbetet LVV-ja nën kuotat e 40 %-shit, varet nga mobilizimi i partive opozitare dhe dalja e elektoratit në zgjedhje!
Tendenca për ta margjinalizuar votën e diasporës nëpër ambasada dhe konsullata do të ndikoj negativisht në interesimin e mërgatës për të votuar. E vetmja mundësi reale e votimit të diaspores mbetet ajo përmes postës! Votimi elektronik do të ishte forma më ideale e tërheqjes së votës së mërgimtarëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".