Vuçiq, nuk ka thënë asgjë të re, vetëm e ka ripërsëritur idenë dhe kërkesat e Garashaninit

Vuçiq, nuk ka thënë asgjë të re, vetëm e ka ripërsëritur idenë dhe kërkesat e Garashaninit
  • 02 October 2024 - 11:27

Shkruan: Gëzim Mekuli

Krejt ju që jeni befasu për planet dhe kërkesat e Vuçiqit kundër Kosovës, jeni ngelcana e të padishëm, s'pari nga fusha e historisë.

Pse mendoj e pse e them këtë?

Mendoj kështu sepse Vuçiq s'ka thënë asgjë të re; Vuçiq vetëm se i ka citu kërkesat e Çubrilloviqit. Pikë!

Vuçiq mbrëm vetëm se e ka përcjellë më tutje memorandumin e Qosiqit.

Millosheviqi, të më falni, Vuçiqi, nuk ka thënë asgjë të re sa i përket planeve serbe kundër shqiptare; ky vetëm e ka ripërsëritur idenë dhe kërkesat e Garashaninit.

Vuçiq, ky kalorës i fashizmit serb, i paska habitur fort analistët dhe mediat e Prishtinës dhe të Tiranës!? "Shumë zhurmë për asgjë", do të shkruante Shekspiri.

Çudia e tyre është tragjike edhe shqetësuese; Është shqetësuese sepse janë mu këta njerëz të çuditshëm që e kanë marrë n'qafë popullin shqiptar në Kosovë.

Janë këta dykëmbësha që për 20 e kusur vjet kanë pritur ti shesin Zallë n'Saharë popullit shqiptar në Kosovë, duke e pikturuar Milosheviçin, pardon, duke e pikturuar Vuçiqin më të butë se Demaçin, e më të përshtatshëm se Ukshin Hotin, e mos të them biles edhe më liberal e më demokrat se sa Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

E ky është mjerimi ynë; injoranca pra në media, në Akademi e ne debatet publike është kanceri ynë.

Është sëmundja jonë kolektive sepse këta njerëz-robot të ndryshkur e kanë pushtu hapsirën tonë publike; i kanë vjedhë oksigjenin publikes.

Të nderuar lexues,

Të jem i drejtëpërdrejtë: Serbia politike fashiste nuk është tragjedia jonë; tragjedia është tek ngelcanat që kanë pushtuar ekranin televiziv, arsimimin dhe publiken .

Janë këta dykëmbësha që çuditen për fjalët e Çubrilloviqit, pardon të Vuçiqit, e nuk çuditen me faktin se miku i Edi Ramës, Vuçko, Kosovën e quan zemra e Serbisë.

Të gjithë këta po çuditën me planet serbomëdha, ama populli jo; populli ka vendosë: S'ka Serbi në Republikën e Kosovës, s'ka deri sa t'ketë Shqipëri.

E ju ngelcana merruni me fishkëllimat serbe e mos dëgjoni rrënkimet e nënave shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".