
Lexoni edhe:
Manovrimet e Vuçiçit, rreth implementimit të asociacionit fshehin tendencën për ndarjën e veriut
Shkruan: ANALISTI: Florim Zeqa
Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të rregullta, të parakohshme apo të jashtëzakonshme parlamentare fillon edhe afati i pashpallur zgjedhor i kalimit të deputetëve nga njëri subjekt në tjetrin.
-Përderisa kalimet e deputetëve nga njëri subjekt në tjetrin gjatë punës së rregullt dhe funksionimit normal të Kuvendit konsiderohen si lëvizje parimore, të bazuara në pakënaqësinë e mazhorancës apo opozitës në Kuvend, kalimet në prag të zgjedhjeve nuk mund të quhen ashtu për faktin se deri më tani ishin të kënaqur me angazhimin e tyre në Kuvend dhe me trajtimin e mirë nga subjekti i tyre i deritanishëm.
Lëvizjet e deputetëve në këtë kohë janë të motivuara nga shkaqe tjera, qofshin për ambicie pushtetore ose të karakterit tjetër fetar apo ideologjik!
Nga paslufta, prej njërës legjislaturë në tjetrën kemi pasur lëvizje individuale dhe grupore të deputetëve, të cilat përveqse nuk i kanë dëmtuar subjektet që u përkisnin, nuk i kanë sjellë gjë të mirë vetes dhe as subjekteve të reja aderuese!
Kalimet individuale janë më lehtë të menaxhueshme për subjektin politik, qoftë në pushtet apo opozitë, por kalimet në grupe të mëdha lënë vakum të madh i cili kërkon kohë për rikuperim të dëmit të shkkatuar.
Por, jo çdo herë ka ndodhur kështu!
Kemi pasur raste të kalimeve individuale të deputetëve në faza të caktuara të punës së Kuvendit, të cilët (cilat) kanë arritur të korrin suksese edhe në subjektet e tjera, duke e siguruar ulësen në Parlamentin e Kosovës!
Deri tek kjo kanë ardhur si rezultat i shkathtësisë së tyre dhe suksesit të subjektit në zgjedhjet parlamentare!
Sikurse që e kemi pasur rastin e largimit të 12 deputetëve në grup nga një subjekt politik, i cili pas largimit të tyre është ngritur nga opozita në pushtet, madje në nivelet më të larta zgjedhore në vend.
Isha, jam dhe do të mbetem mbështetës i kalimit të deputetëve nga njëri subjekt në tjetrin për shkaqe parimore, por jo edhe i atyre që largimin e bëjnë vetëm për kerrierën e tyre politike, duke u kthyer në bukëpërmbysës të subjektit që i ka ngritur në karrierë politike, të cilët deri dje nuk i ka njohur as lagjja e tyre e lerë më qyteti apo perimetri më i gjërë në Republikën e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".