
Lexoni edhe:
Me largimin nga VV, Rrahmani e Korenica, i kanë dhënë fund angazhimit të tyre politik
Shkruan: ANALISTI-Adil Fetahu
Në klimën politike të Serbisë, në të gjitha segmentet e shoqërisë dhe të shtetit të Serbisë: Parti politike, shoqata e organizata të ndryshme, të pushtetit dhe të opozitës, kisha, shkenca, ushtria, diplomacia, kanë vepruar dhe veprojnë në frymën e ripushtimit të Kosovës.
Me largimin nga VV, Rrahmani e Korenica, i kanë dhënë fund angazhimit të tyre politikLexoni edhe:
-Por, unë nuk besoj, as nuk frikësohem se kjo do të ndodhë. Atë frymë e kanë krijuar për propagandë të brendshme, duke lozur me emocionet nacionaliste të masave popullore, duke e mbajtur Kosovën në ''top-listën'' e interesave të saj shtetërore e kombëtare, në bazë të do miteve të rrejshme mesjetare. Serbia ka synime dhe gjasa më reale për bashkimin e entitetit serb të Bosnjës.
Sa i përket Kosovës, besoj se janë të vetëdijshëm se këtë nuk mund ta mbajnë të pushtuar, prandaj nuk ia vlenë të konfrontohen as me shqiptarët, as me bashkësinë ndërkombëtare. Këtu, brenda Kosovës dhe rrethepërçark, është NATO. KFOR-i, si pjesë e NATO-s e ka mandatin e KB dhe detyrën për mbrojtjen e sigurisë brenda kufijve të Kosovës.
Nuk e besoj guximin e Serbisë të ndërmerr ndonjë avanturë pushtimi. Dhe të mos harrojmë se pushtimin e Kosovës u detyrua ta lëshojë nga një forcë e paorganizuar dhe e paarmatosur (UÇK), e ndihmuar nga jashtë, NATO, në vitin 1999. Sot në Kosovë kemi forca të organizuara e të armatosura (FSK, Policia, dhe shpejt mund të formohen formacione që kanë motiv mbrojtjen e vendit.
Motivi dhe morali i forcave ndërluftuese është vendimtar. Nga ana tjetër, pavarësisht lavdërimeve dhe paradave që bënë Vuçiqi me ushtrinë dhe armatimin e tij, në atë ushtri ka probleme, ka rënie të moralit, ka ikje nga ushtria, nuk ka motiv për luftë. Për këto arsye po e fusin shërbimin e obligueshëm ushtarak, të cilët për 75 ditë nuk mund të aftësohen për asgjë. Me klimën politike që është krijuar në Serbi, ata kurrë nuk heqin dorë nga ripushtimi i Kosovës, por gjasat për ripushtim, e sidomos për mbajtjen e pushtimit janë minimale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".