Lexoni edhe:
BE dhe SHBA do ta përmbyllin dialogun me themelimin e asociacionit
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Nuk ishte ky momenti i duhur që Qeveria Kurti t'a “hiqte” masën e ndalimit mbi mallrat e importuara nga Serbia! Në fakt kjo masë ishte fiktive dhe si e tillë duhej të vazhdonte edhe më tutje së paku deri në përfundim të mandatit politik, dhe atë për dy arsye:
-E para, që të dëshmojë vendosmërinë e saj në raport me Serbinë!
-E dyta, ta ruaj fytyrën e shtetit para qytetarëve të vendit!
BE dhe SHBA do ta përmbyllin dialogun me themelimin e asociacionitLexoni edhe:
-Problemi është se Albin Kurti, sikurse në rastet e tjera po mundohet me ua shit sapunin per djath qytetarëve të vendit!
Por këtë nuk mund t'ua shes edhe ndërkombëtarëve!
Arsyetimet e kryeministrit Albin Kurti në një konferencë për media, “se masa është ndërruar nga kufizimi në kontroll të shtuar, derisa të vijnë skanerët të cilët do të vendosen në të gjitha pikat kufitare” e paraqet mashtrimin e radhës për qytetarët, i cili gjason në arsyetimet e tij për pranimin e Asociacionit apo të “Zajednicës së tij famoze me ndryshimin e terminologjisë nga vetëqeverisje në vetëmenaxhim për serbët e veriut në marrëveshjene Ohrit.
Por, këto lojëra të ulëta nuk i gëlltisin lehtë ndërkombëtarët. Sikurse që nuk ka Asociacion pa vetëqeverisje lokale, nuk ka as ndalesa të pjesshme siq po i përkufizon Kurti “me kontroll të shtuar”!
Ka ose s’ka ndalesa, këtë duhet t’ua thotë troç qytetarëve dhe në veçanti doganierëve, të cilët i ka vënë në siklet të madh!
Derisa të vijnë Skanerët, doganierët duhet ta konsultojnë Albin Kurtin, cili produkt duhet të kalojë pa u skanuar e cili jo, ndryshe duhet përshtatur rrethanave korruptive në pikat kufitare!
Ndryshimi i kësaj mase të sigurisë për importimin e produkteve serve vetëm në njërën nga pikat kufitare me Serbinë nga krryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e dëshmon joseriozitetin dhe paaftësinë qeverisëse të tij, e cila nuk do t’i sjelli asnjë dobi Kosovës 5 minuta para orës 12, gjegjesisht para mbledhjes së CEFTA-s të mërkurën dhe samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor.
Pra, heqjen e ndalesës ndaj produkteve serbe e ndërlidhi me këto dy dy zhvillime ndërkombëtare, nga të cilat Kosova rrezikon të kthehet duarthatë sikurse me rastin e anëtarësimit në KIE, kur e përdori letrën e pavlerë të Gërvallës, të cilën nuk e mori në konsideratë askush, madje as presidentja e shtetit tonë!
Siq dihet, ky vendim i Qeverisë Kurti vjen pas presionit të madh nga Gjermania, të cilët përmes të të Dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, paraqitën kërkesën për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia në Kosovë.
Unë personalisht nuk pres zhvillim pozitiv për Kosovën në CEFTA, e aq më pak në Samitin e Berlinit pas këtij ndryshimi kozmetik të Albin Kurtit.
Vendimet politike në të lideri pragmatik dhe të përgjegjshëm një herë maten mirë, analizohen dhe shqyrtohen me akterët e tjerë politik vendor dhe ata ndërkombëtar, e tek më pastaj jepet urdhëri për zbatim nga Qeveria pas miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Mirëpo, për fatin tonë të keq, nuk po ndodhë njëra as tjetra shkaku i mungesës së vizionit qeverisës të kryeministrit aktualë dhe moskoordinimit të forcave politike vendore, të cilat e kanë kthyer Kosovën në një vend jo serioz dhe të papërfillshëm nga ndërkombëtarët! E krejt kjo si pasojë e mos konsistencës së vendimeve dhe veprimeve të njëanshme të qeverisë me shkallë të ulët të adoleshencës politike!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".