Ç’KUPTIM KA KAPITALI E PASURIA KUR MUNGON RESPEKTI E KENAQESIA?!...
Ismail Muqiqi
Shkruan: Ismail Muçiqi.
Është i mjerӫ ai popull qӫ nga mëngjesi e deri nӫ mbrëmje temӫ mbi tema e kanӫ politikӫn. Kӫshtu po ndodh nӫ shoqӫrinӫ Kosovare, ku nӫ familje kanӫ depӫrtuar rrymat dhe agjendat politike tӫ cilat po e pӫrqajnӫ babӫn me djem, vllaun me vlla e mos tӫ flasim farefisin apo shoqӫrinӫ pӫr rreth. Tӫ gjithӫ po mirӫn me politikӫ boshe pa na pyetur askush pa pasur asnjӫ ndikim nӫ marrjen e vendimeve kapitale nӫ Institucionet e Shtetit apo mӫ gjerӫ.
Sot gazetar janӫ bӫrӫ ata individӫt tӫ cilӫt as familja e gjerӫ nuk i njeh. Nӫ mediumet tona qarkullojnë nga njӫ studio nӫ studion tjetӫr tӫ ashtuquajtur analist tӫ cilӫt llomotisin duke dhӫnӫ opinione pӫr tӫ gjitha qӫshtjet nga lagja ku jetojnӫ e deri tek politika e superfuqive Botӫrore. Qfarӫ po ndodh me ne?!. Tӫ gjithӫ njerëzit normal e shtrojnӫ kӫtӫ pyetje dhe janӫ tӫ brengosur se jeta e dikurshme tradicionale ka ndryshuar nga tabani. Kudo nӫ tӫ gjithӫ rajonin e Kosovӫs fshatrat janӫ tӫ boshatisura pӫr shkak tӫ mungesӫs sӫ njerëzve janӫ ndӫrtuar shtӫpia moderne e kulla por kudo vӫrehet njӫ qetësi e zymtӫ pa njerӫz, pa moshӫn e re tӫ cilӫt e kanӫ marrӫ rrugӫn e gurbetit. Nӫ horizontin e katundeve kudo mungon aroma e fshatit tӫ dikurshëm i cili simbolizonte gjallërinë dhe jetӫn dinamike tӫ bujkut, punӫtorit e deri tek odat e burrave tӫ cilӫt i jepshin kuptim jetӫs duke e mbajtur gjithmonë idealin pӫr tӫ mirӫn e popullit. Mjerishtӫ shumӫ rrallӫ shihet tymi i ogjaqeve nӫpӫr shtӫpiat e ndërtuara tӫ cilat dikur i jepnin aromë jetӫs idilike nӫ fshat. Kӫto dukuri patologjike nӫ shoqërinë tonӫ nuk kanӫ tӫ ndalur. Partitӫ politike me programe dhe ideologji tӫ ndryshme shterpe janӫ faktorӫt kryesorӫ qӫ po e pӫrqajn popullin pӫr interesat e tyre karrieriste. Nuk mund ta lӫmӫ anash tani e mos tӫ flasim pӫr rrymat e ndryshme fetare tӫ cilat kanӫ filluar tӫ atakojnë përcaktimin fetar tӫ njerӫzve tӫ lirӫ duke nxit pakënaqësi tek njerӫzit me besime tӫ ndryshme fetare kjo ӫshtӫ e pafalshme pӫr kohӫn nӫ tӫ cilӫn po jetojmӫ, duke i atakuar te drejtat elementare te individit apo te nje shoqerie.
Derisa Serbia po zhvillon luftӫ propagandistike kundӫr Shtetit tӫ Kosovӫs duke u munduar me tӫ gjitha mӫnyrat pӫr ta shkatërruar Shtetin tone grupet e ndryshme tӫ interesit po e dӫmtojnӫ ardhmӫrinӫ e kӫtij vendi. Qfarӫ tӫ themi na ka humbur rruga nӫ oborr. Shtresa intelektuale e kӫtij vendi pothuajse nuk ekziston fare. Eshtӫ nӫ gjumӫ apo nӫ komӫ!…
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Republikӫs sӫ Kosovӫs po thuajse ekziston vetӫm nӫ letӫr integriteti i kӫtij Institucioni pothuajse ka ra pӫr toke. Tani vallӫn po e luajnӫ klanet mafioze tӫ biznesit tӫ cilӫt janӫ pasuruar pӫrmes mӫnyrӫs dhe formave mӫ abuzive duke e vjelur pasurinӫ e kӫtij vendi. Keto grupe tani jane bere faktorӫ mbi faktorӫ te cilat permes parasӫ po i rrënojnë tӫ gjitha vlerat tradicionale tӫ popullit Shqiptarӫ. Tӫ gjitha kӫto e kanӫ krijuar klimӫn dhe atmosferӫn qӫ e kanӫ pӫrgjigjen “q’kuptim ka kapitali e pasuria kur mungon respekti e kӫnaqӫsia”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
