Dhembje e vërtetë e opozitës së kriminalizuar, është paraja, e cila këto katër vite të qeverisjes Kurti, ka ra në hall të madh

Dhembje e vërtetë e opozitës së kriminalizuar, është paraja, e cila këto katër vite të qeverisjes Kurti, ka ra në hall të madh
Dhembje e vërtetë e opozitës së kriminalizuar, është paraja, e cila këto katër vite të qeverisjes Kurti, ka ra në hall të madh

Gani Qarri

  • 15 October 2024 - 07:23

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Gjithë kjo zhurmë e pakuptimtë agjenturore, që po ndodhë pikërisht në prag të zgjedhjeve të reja, nga opozita e inkriminuar, ka të bëjë me sikletin e pafund të opozitarëve të kriminalizuar, të cilët përfundimisht, e kanë kuptuar, se po fitojë edhe një mandat Qeveria Kurti, jo vetëm që nuk do tu shkojnë më kurrë milionat në xhep, por duhet ti kthejnë edhe milionat e ndoshta edhe miliardat, që bashkërisht kanë vjedhur e përvetësuar kundërligjshëm, për mese 20 vite me radhë dhe për shkak të dëmtimit të rëndë të shtetit dhe popullin të Kosovës, pjesën tjetër të jetës duhet ta kalojnë në burg.

 

 

-Dhe me shpifjet e pafytyrë që ata, pa ofruar asnjë argument, i bëjnë, se kinse Albini është spiun i Serbisë, do ti shpëtojnë drejtësisë, pasi që, vet ata, për dekada kanë qenë të lidhur ngushtë jo vetëm ekonomikisht por edhe financiarisht e politikisht, me kriminel serb dhe spiunët serb e shqipfolës të BIA-së dhe të Serbisë.

Madje kryekriminelin serb Millan Radojçiq dhe spiunët e BIA-së serbe i kanë pas bashkëpunëtor dhe këshilltar politik që nga Millan Radojçiqi, Branisllav Nikoliqi i cili ishte edhe këshilltar i Thaçit, e deri te Muharrem Qerimi hetues në Policinë e Kosovës, deparatamenti kundër Krimeve të Rënda.dhe Bedri Shabani doganier me përgjegjësi në doganën e Kosovës dhe babai i gazetarit Zekirja Shabani, pronar i portalit “Fakte plus” dhe ish redaktor në televizionin ATV, të arrestuar vetëm para 4 muajve, bazuar në nenin 124 të KPRK ,nën dyshimin për "spiunazhi" në shërbim të BIA-së së Serbisë!

Për ata që sot bëjnë kaq shumë zhurm, për asgjë dhe të tjerët që mund të kenë harruar, apo nuk e dinë, anëtari i "listës serbe" e pjesëtari i BIA-së, si dhe ish këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, Branislav Nikoliq, para se të emërohej me 2016, këshilltar politik i ish "presidentit" të shtetit, atë vet Thaçi, paraprakisht e kishte emëruar anëtar të "besueshëm" të bordit të Postë Telekomit të Kosovës, kurse pas pozitës së këshilltarit politik të Thaçit, po ky pjesëtar i BIA-së së Serbisë, Branisllav Nikoliq, me miratimin e opozitës së kriminalizuar, që sot zhurmon kaq shumë, është bërë edhe deputet i legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Andaj është shumë e turpshme, kur pikërisht ata të cilët gjithë historinë e pasçlirimit të Kosovës, e kanë të thurur nyje e tërthor, me kriminel serb dhe pjesëtarë të BIA-së së Serbisë, të zhuriten sot, si hienat, të njëjtit hileqar e bërbatëxhi, që nuk po arrijnë ti gjejnë çare vetes, të cilët Kosovën e kanë shfrytëzuar, vetëm si fabrikë për pasurimin e tyre personal, familjar dhe grupor, madje kanë shkatërruar edhe Parkun Kombëtar "Sharri" në Brezovicë, duke ndërtuar vila milionëshe me ligje të Serbisë, të lëshuara nga vëllai i ish spiunit të BIA-së dhe kryetar i Shtërpcës BRATISLLAV Nikoliq, derisa siç dihet publikisht, me ligje të shtetit të Kosovës, në atë pjesë, ishte i ndaluar rreptësishtë ndërtimi!

Dhembje e vërtetë e opozitës së kriminalizuar, është paraja, e cila këto katër vite të qeverisjes së Kryeministrit Kurti, ka ra në hall të madh, nga sikleti se milionat e buxhetit të shtetit dhe taksave të qytetarëve të Kosovës, nuk po përfundojnë më në xhepat e tyre, si dikur.

Ndërsa për të kuptuar përmasat e hallit të tyre, le të shohim fillimisht zhvatjet brutale që ndodhnin nën qeverisjet e kriminalizuara, duke përmendur qoftë vetëm një shembull praktik, që dëshmon tërë brutalitetin e plaçkitjes së parasë publike” si rasti i projektit të shpronësimit për rrugën Kijevë-Zahaq, i cili nëse nuk do të korrigjohej me kujdes nga Qeveria Kurti do të kushtonte mbi 150 milionë euro më shumë, pra nga 240 milion sa kishte "vendosur" Haradinaj me ish qeverinë e korruptuar, ra në vetëm 90 milion euro, që vërtet është gati 3/4- e kostos më e ulët, apo rrafsh 150 milion euro më pak nga xhepi i qytetarëve dhe taksapaguesve të Kosovës.

Por ky është vetëm një nga shumë shembuj hajnie e plaçkitje të rënda, të ndodhura gjatë ish qeverisjeve kriminale, ndaj këtij populli, vite kur nga secili projekt, qëllimisht i stërfryrë infrastrukturor, qindra e qindra miliona euro, kanë përfunduar në pak xhepa të politikanëve të zhytur deri në fyt në krim e korrupsion, prandaj sot e kanë gjithë këtë siklet me Qeverinë Kurti, sepse ai, ua thau xhepat e thellë, të mësuar për dekada, të mbusheshin ekstra me para të vjedhura.

I njëjti veprim, ishte paraparë të ndodhte edhe me projektin e shpronësimit përgjatë rrugës Kijevë-Zahaq, i cili me Qeverinë Kurti, nga 240 milion euro, ka rënë në vetëm 90 milionë euro, prandaj të gjithë qytetarët, vet mund ta marrin më së miri, me mend se në xhepat e kujt, do të përfundonin 150 milionë euro, të para-programuara për tu vjedhur.

Ky është edhe shkaku kryesor, që politikan si Haradinaj & Co, vërtetë “kanë rënë në siklet tepër të madh", me Qeverinë Kurti e cila i ka cenuar rëndë, përfitimet me qindra miliona për grupet e ngushta të interesit të ish-pushtetarëve të inkriminuar, moralisht, financiarisht dhe politikisht, tanimë në opozitë.

Politikan të dyshimtë të cilët kanë ditur që rreth 3/4, e parave të projekteve infrastrukturore, ti fusin në xhepat e tyre dhe marrin për vete, kështu që edhe zhurmat që sot manifestohen nga ata kudo, janë ulërimat e një dhimbjeje të madhe dhe vaji i vuajtjeve të pashërueshme, ngase ka kohë që nuk po arrijnë të gjejnë "ilaçin" për rimbushjen e xhepave të tyre të "tharë", nga Qeveria Kurti.

Andaj dhe dhembjen e vërtetë për xhepat e mbetur bosh për mese 4 vite, opozitarët e inkriminuar, përpiqen ta kamuflojnë, me seanca dhe përplasje në Kuvend, gjoja lidhur me bisedën e Mimoza Kusari-Lila-s me mikun dhe bashkëpunëtorin e tyre shumëvjeçar ekonomik, kriminal dhe politik Milan Radojiçiq.

Kryeterroristin Radojçiq e ngritën opozita e sotme, njëjtë si edhe dorën e zgjatur të Serbisë në Kosovë të ashtuquajtur "listë serbe" të cilën e formuan Thaçi dhe Vuçiq dhe po kjo opozitë i vendosi në skenë dhe u dha fuqi të pafund politike, sa të mos arrinte të krijonte më, asnjë qeveri pa pjesëmarrjen e partisë së Radojçiqit, duke pritur edhe për më tepër se nga 7-8 orë, kthimin e tyre nga Beogradi, që të merrnin animin e Aleksandër Vuçiqit, për formimin e Qeverisë së PAN-it, vetëm e vetëm që “mister” Haradinaj të bëhej, qoftë edhe për disa muaj, kryeministër.

Por fatkeqësisht, këtu nuk përfundon e gjitha, ka edhe shumë akte tjera renegate të opozitës së inkriminuar, deri te kërkesat kuislinge, të shpallura në mënyrë publike për ndarjen e shtetit dhe pagimin e firmave të huaja, me parat e taksapaguesve tanë, për propagandimin e ndarjes së Kosovës, në kryeqytetet evropiane, e këto nuk janë turpet e vetme të opozitës, prandaj vetëm një drejtësi e reformuar rrënjësisht, mund ti sqarojë dhe trajtoj të gjitha, ndoshta në mandatin e ardhshëm të Qeverisë Kurti, kur nga sikleti i sotëm i madh i opozitës së inkriminuar, pritet të kalohet në dënimin dhe vendosjen, prapa grilave të politikanëve të korruptuar e kriminalizuar për dekada, të cilët sot, kanë arsye të forta të zhurmojnë, sepse nesër mund të jetë vonë, e këtë duket se ata tanimë e kanë kuptuar dhe këto janë shkelmimet e tyre të fundit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".