BE për t`ia përmbushur apetitet Serbisë hegjemoniste, Kosovën e vë nën sanksione

BE për t`ia përmbushur apetitet Serbisë hegjemoniste, Kosovën e vë nën sanksione
BE për t`ia përmbushur apetitet Serbisë hegjemoniste, Kosovën e vë nën sanksione

Nijazi Halili

  • 01 November 2024 - 07:22

Shkruan: ANALISTI- Assoc.Prof.Dr.Nijazi Halili

Konsideroj se deklarata e Von Der Leyen lidhur me veprimet që ka bërë Kosova me CEFTA-n kanë qenë shumë pozitive, megjithatë nevojiten edhe hapa të mëtejshëm në mënyrë që të arrihet tek heqja e masave", parashtrohet pyetja, cilat veprime duhet të ndërmerr Kosova, që të hiqen këto masa apo sankisone, sipas Von Der Leyen, të lëshohet pe në vazhdimësi favor të Serbisë, parashtroj pyetjen thjeshtë cilat kushte apo kritere i ka plotësuar Serbia deri më tani të cilat i ka kërkuar BE-ja, karshi Kosovës?

 

-Unë, nuk mundem dot të kuptoj sjelljet dhe veprimet e njëanshme të Bashkimit Evropian, karashi një shteti të sa po krijuar, i cili mezi po mbijeton, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë ekonomike dhe politike e cila në vazhdimësi e ka lodhur ketë popull.

Një pjesë e konsiderueshme e rinisë, apo shtresës më vitale të vendit është duke e braktisur vendin, për shkak të mos perspektivës dhe jetës së rënduar, duke i humbur të gjitha shpresat, kurse në anën tjetër BE-ja, për t`i ja përmbushur apetitet Serbisë hegjemoniste, vendin tonë, Kosovën e ve në sanksione.

Këto veprime janë të pajustifikueshme dhe nuk janë zgjidhje e situatës aktuale politike, por vetëm sa e vështirësojnë situatën politike e cila çdo ditë e më tepër është duke u përshkallëzuar, për shkak të njëanshmërisë së faktorit ndërkombëtare, e në rastin konkret Bashkimit Evropian, e cila po sillet për dike nënë, e për dike njerkë. Situata aktuale në këto kushte e rrethana do të ngelet, e pastabilizuar.

Prandaj, kërkohet nga BE dhe faktori ndërkombëtar çështjen e Kosovës në raport me Serbinë, ta marrin me një seriozitet më të lartë, dhe sanksionet do të ishin të arsyeshme për Serbinë, e jo për Kosovën, e cila çdo kërkesë e cila ka ndalur nga BE-ja, vendi ynë e ka realizuar dhe implementuar me suksese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".