MARRËVESHJA E DAKORDUAR PËR LUFTË MILLOSHEVIQ-TUXHMAN NË KARAGJORGJEVË DHE REFLEKTIMI

MARRËVESHJA E DAKORDUAR PËR LUFTË MILLOSHEVIQ-TUXHMAN NË KARAGJORGJEVË DHE REFLEKTIMI
MARRËVESHJA E DAKORDUAR PËR LUFTË MILLOSHEVIQ-TUXHMAN NË KARAGJORGJEVË DHE REFLEKTIMI

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 01 November 2024 - 15:48

Shkruan: Akademik Prof Dr Haikif Bajrami

Më 15 mars 1991 në Karagjorgjevë (Beograd) është dakorduar dhe është mbajtur mbledhje sekrete në mes Sllobodan Millosheviqit dhe Franjo Tuxhmanit. Mbledhja është ftuar me lejën e Kishës Ortodokse Serbe, në marrëveshje me Patriarkun Pavle, me pyetjën speciale se si të ndahët Bosnja dhe Gercegovina. Me këtë dakodrdim, një pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës do t` i takonte Kroacisë, ndërsa pjesa tjetër do t` i takonte Serbisë. Në përqindje, është dakorduar se 56 % do t` i takonte Serbisë, kurse 44% do t` i takonte Kroacisë. Ndarja e këtillë tragjike e kishte edhe një tragjedi tjetër shtesë për të cilën Serbia nazifashiste kishte punuar gjatë dy shekujve të fundit. Prandaj, në lidhje me këtë temë delikate, patjetër se duhët të mbështetëmi në filozofinë e historisë, sepse çka është e vërtetë, nuk është gjithëmonë e sakt. Në lidhje me këtë tragjedia zë fill me faktin se nga Krahina e Kininit parashihej të largohet popullsia serbiane, dhe ajo të instalohët në Kosovë nepër pronat e shqiptarëve që do të deportoheshin me dhunë shtetërore.

1.Çka do të ndodhë me 2 000 000 shqiptarë të Kosovës?

Mbledhja e Karagjorgjevës nuk mund të zbërthehet pa u njohur në detale programet serbe mbi shfarosjën e shqiptarëve. Dhe, për ato programe është ditur jo vetëm nga shkenctarët shqiptarë, por edhe nga burshtetasit evropiane dhe amerikanë. Në anën tejtër për burrshtetasit rus nuk duhet dyshuar që nuk dinin, sepse ka dokuemnete rusët jo vetëm që nuk ishin të njoftuar, por ishin edhe pjesëmarrës në gati të gjitha projeketet serbiane. (Shiqo: H. Bajrami, Naçertania, botim më 1986 në “Vjetari”, dhe diegja e tij nga UDB-a, në 1000 kopje; Aty spjegohej rroli i Danillevskit në përpilimin e Naçertanis).

Nëse hulumtohën botimet serbiane, sidomos nëse studiohët me kujdes botimi: Marko Llapushina, OVK protiv Jugoslavije, Kako smo izgubili Kosovo i Metohiju, Beograd 2001, do ta kuptojmë se LDK ishte parti legale, e regjistruar në Beograd te Vllado Kambovski. Në lidhje me këtë para Mbledhjës Millosheviq-Tuxham në Karaxhorgjevë më 15 mars 1991, lidhur me fatin e shqiptarëve nën robërinë jugosllave ishin planifikuar me sa dihët deri me tash 11 programe shfarosëse. Përkundër Marrëveshjës Tuxhamn-Millosheviq për luftë të dakorduar, LDK do të deklarohet hapur se është kundër luftës, dhe në këtë pikë shqiptarët do të ndahën në “BIFURKACION” politik ,sikurse bifurkacioni gjeografik i Nerodimes. Por, “bifurkacioni politik” i shqiptarëve nuk ishte qëndrim natural, por ishte i planifikuar brenda llojit, se ndarja nga Serbia me asnjë çmim mos të ndodhë me luftë. Prandaj, një kohë të gjatë nuk do të dihet se kush është për luftë, dhe kush për paqe për të cilën shqiptarët nuk i pyeste askush, mësa na pyetën për grusht shtetin e 23 marsit 1989. Po atëherë, kush është për paqe dihej dhe ai qëndrim përsëritej për çdo javë nepër brifingje për shtyp. Në anën tjetër, mizoritë ndaj dy milionë shqiptarëve nuk pushonin. Për çdo javë kishte vrasje, medje edhe nepër burgje, dhe ato do të vijnë duke u rritur, dhe drejtuesit e LDK assesi që ta ndrrojnë kursin e të rreshtohën në anën e një “bifurkacioni”, në anën e rriedhës për luftë, me të cilën sllovenët dhe kroatët me kohë treguan rrugën e çlirimit, edhe pse e kishin republikën dhe një pavarësi në krijimin e historisë kombëtare. E vërteta, në këtë rriedhë të luftës për ardhmëri, një pjesë elite e të burgosurve politik shqiptar, për të cilët pjesa dërmuese e popullit kishte respekt të hapur, sidomos pas deklaratës së Badinterit më 4 korrik 1992 se: “Jugosllavia ka vdekur”, u rreshtuan pas politikës paqesore të LDK-ës prapa së cilës mshifej “Çmimi Nobel”, i cili dukej se është më me peshë se sa pavarësia e Kosovës. Po shtrohet pyetja, për çfar pjese të shtetit mbeturinë e Jugosllavisë ishte LDK –Kreu i saj. Përgjegja është fare e thjshtë, se në atë pyetje, populli mori përgjegje, shih vetëm më 15 maj 1998, kur në zyrën e Millosheviqit u “rukovatën”: Ibrahim Rugova (i paraparë për Kryetar të Kosovë e Metohisë), Fehmi Agani (i paraparë për Kryetar të LDK-ës), Pajzit Nushi (I paraparë për Kryetar të Kuvendit Kosovës e Metohisë), Mahmut Bakalli i paraparë për Kryetar të Këshillit Ekzekutiv të Kosovë e Metohisë), Veton Surroi (i paraparë për sekretar për punë të Përjashtëme të Kosovë e Metohisë). Dhe mos të gabojmë se këto funksione sipas dokuemnetve konfidenciale nuk ishin për realizim, sepse qëndrimet nga Karagjorgjeva (1991) ishin të një game tragjike krejtë tjetër dhe si duket protogonistët shqiptar as që dinin për asnjë “nominim”. Në realitet, elita politike e të burgosurve politik shqiptar në Kosovë, në këtë gjysëm pazar, më nuk ishte drejtuese në Kryesin e LDK-ës,sepse ishte larguar demonstrativisht si e pakënaçur. Madje, disa të burgosur politik ishin sistemuar edhe në njësitët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si projekt kombëtar i shekullit për çlirim. E vërteta, LDK nuk e luajti “çerpikun” në pozicionimin për paqe, edhe atëherë kur Partia Parlametare që drejtohej nga Adem Demaçi , komplet u shpërbë dhe kaloi në “partinë e luftës”, iu bashkua të paktën simpatisë së saj dhe u përqëndrua kundër sabotimit.

Tash shtrohet çështja, pas të gjitha mizorive ndaj shqiptarëve më 1998, pas faktit se LDK nuk e kishte të njohur akordin e Karagjorgjevës, por e kishte të njohur tragjedinë popullore në Slloveni, në Kroacia, madje edhe gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë që ndodhi në BESË të OKB-ës dhe parap proklamohej se: “Kosova do ta çlirohët me deklarata dhe parime demokratike”, për historinë mbetët një faj që nuk mund të injorohet me asgjë. Megjithë këtë, marrja e drejtuesëve kryesor të UÇK në burg, dhe mbajtja e tyre qe katër vite në Hagë, “duke u terur” si ashavi, madje edhe me dëshmitarë provokatorë, do të thot se LDK dhe politikës saj po i jipet “haku”, për të mbetur në konkurencën historike për ndërtimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës. Po, jo vetëm kaq, popull shqiptar, deri me sot në Hagë shumë më tepër “bota e civilizuar” me Rusinë dhe Serbinë, shumë më tepër është përqëndruar në “padrejtësitë” që iu paskan bërë lDK-ës se sa çlirimit Kosovës me luftë. Madje ka tendenca që “padrejtësitë” ndaj LDK të marrin pozicion PRIORITAR!

Ku jemi sot me një konfrontim të partive primitive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, kur sulmet përmanente nga Serbia dhe Rusia, nuk po pushojnë, madje me një mospranim të 5 shteteve të BE, me një Gjykatë Speciale në Hagë që numrohët se është e Kosovës, por që asnjë organi të saj nuk i jep llogari. E vërteta, seicilin shqiptar sot në Kosovë dhe pjesërisht në Shqipëri, prokurorët e Gjykjatës Speciale mund ta burgosin, ta mbajnë nja 10 vejtë në burg, dhe në fund t` i thonë: gabim, ose “Shtëpia e verdhë” ka qenë “shtëpia e kuqe”, nuk ka ekzistua! Po, atëherë pse u muarën drejtuesit e luftës së drejtë, ÇLIRIMTARE në arrestim. E të themi troç, se u muarën për të e barazuar viktimin (shqiptarët) me xhelatin (Serbinë fashiste që nuk e njeh asnjë normë ndërkombëtare, pa e detyruar me Tomahokë. Ndrysha Serbia, pa i paguar reparacionet nuk kupton asgjë.

2. A ka marrëveshje të akorduar për luftën në Ukrainë dhe sa reflekton në Kosovë?

Kanë mbetur edhe katër ditë nga zgjedhja e Presidentit të ri në SHBA. Lidhur me këtë, e tërë bota për shkak të peshës ushtarake dhe ekonomike e politike të SHBA-ve në glob, ka shumë prognoza se kush do të fitojë. Në bazë të sondazheve dhe informatave që çarkullojnë prognozoi se do të fiton Partia Demokratie me Kamala Harisin në ball. Po, shtrohet pyetja: sa do të ketë vlerë ky rreshtim për demokratë e Shteteve mike të Amerikës në Kosovë. Jam i sigurtë se do të ketë deilaog pa mabrim me Serbinë. Ky realitet vjen nga fakti se çelsi i paqës jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë është Lufta në Ukrainë. Në këtë luftë, Rusia fashiste nuk do ta fitojë për faktin se ushtria e Ukrainës dhe Presidenti i saj Zelenski, janë rreshtuar drejtë kah Perendimi dhe sidomos kah antarsimi në NATO, sot fuqi ushtrake pa konkurencë në glob. Lidhur me këtë luftë, Rusia në anën tjetër si fuqi nukleare nuk do ta fitojë, sepse në kreun e shtetdrejtuesëve në glob nuk kemi ndonjë autoritet të nivelit Ronald Reganit apo Bil Klintonit, që merr guxim për ta ndryshuar historinë. Po a ka shansë që Rusia të reflektojë? Po ka shansë nëse ndonjë rus kryen atentat në stilin e Vagnerit ndaj Stalinit dytë-Putinit. Po edhe varianti tjetër është vetëvrasja, ose smundja e papritur e terroristit Kremlinit.

Pra, edhe lufta në Ukrainë del se është e dakorduar, dhe nuk i shihet fundi, sepse luftë nukleare nuk do të ketë, sepse asnjë komb në botë nuk do të lejojë më të krijojë histori kamikazë, që do të thot se lufta nukleare është vrasje dhe vetvrasje në mes atyre që i posedojnë ato armë, por edhe ata që nuk i posedojnë, nuk do të kursehën.

3. Kush kishte interes që të shkatrrohët Jugosllavia socialiste

Në bazë të dokuemneteve që janë publikuar, disa edhe para kohe, del se as Lindja e as Perendimi nuk ishin dakorduar që Jugosllavia të shkatrrohët. Madje SHBA dhe Gjermania patën deponuar dhe premtuar miliarda dollarë e marka për t` ia shlyer Jugosllavisë katrahurë borqet. Por, për shkatrrimin e Jugosllavisë ishin popujtë siç ishin shqiptarët në robëri. Madje Perendimi e solli një “shpëtimtar” (Milan Paniqin naiv) nga SHBA, i cili sillej por si një hoxhë, para të smurit nga kanceri. Pra, shkatrrimin e Jugosllavisë duhet kërkuar në virusin e brendshëm të padrejtësive, e që ishin serbianët e yshtur për pushtet totalitar në: ushtri, ekonomi, diplomalci dhe kulturë e politikë në përgjithësi, sepse ishin të bindur se populli serbian është një lloj “Piemonti” i sllavëve në Ballkan. E vërteta, duam ose jo ta pranojmë se serbët ishin njëfar “Piemonti” i bashkimit të sllavëve. Por, nuk mund të ishin të aftë bje fjala t` i okupojnë mbi gjysmën e trojeve shqiptare, pa pelqimin e diplomatëve evropian në Berlin (1878), në Londër (1913), në Versaj (1919) dhe Paris më 1946, ku u kurdis Lufta e Ftoftë, që zgjati deri me shkatrrimin e BRSS.Tash, Perendimi është pa konkurencë në sistem, por nuk është pa “konkurencë” në luftë, sepse shembulli i UÇK tregoi se nuk ka më popull të “madhe dhe popull të vogël”. Dhe mu këtu pushon çelsi i inatit armiqsor ndaj UÇK-ës sepse po druhet se mos po avnasohët në model, sidomos në ato shtete të BE-s që nuk e kanë njohur Kosovën. Pra, këta shqiptarë që po shkojnë si dëshmitarë në Hagë, herë si publikë e herë si të “mbrojtur” prej hieve të tyre, publikisht po e ndihmojnë përpiekjën e Serbisë që ta kthej pushtrtin fashist edhe një herë në Kosovë, sidomos me luftë të dakorduar të llojit të Karagjorgjevës. E këtë luftë, hapur le të dihet se po e ndihmojnë të gjithë ata që janë argatë të Sorrosit sepse Millosheviq është maskuat, kurse Tuxhmani dihet se ka vdekur.

Studimi iu kushtohet gjeneralëve: Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit për shembullin që i kanë dhuruar kombit dhe njerëzimit!