Lexoni edhe:
Rritja e pagave në Kosovë, nuk është bërë në bazë të vendimeve ‘paushallë’ por në konsultim me miqtë ndërkombëtar
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Politikanën kryesore të BE-së Von Der Leyen e kam takuar dy herë personalisht gjatë fushatave elektorale të CDU-së gjatë kohës sa ka qenë Ministre e Mbrojtjës së Gjermanisë.
-Është një intelektuale e shkëlqyer që e njeh shumë mirë politikën Evropiane. Me vjenë mirë që i ka potencuar arritjet e Kosovës në CEFTA-n, por që është edhe traditë e politikanave Evropianë se kur dëshirojnë të kryejnë një punë në aspektin pozitivë ata fillojnë me lavdërime në mënyrë që të bllokojnë kritikat e vendimeve që i marrin më pas. Sa i përket marëdhënieve me Bashkimin Evropian politikanët tanë duhet të jenë njëzeri.
Këtu kam një këshillë tek politikanët e Kosovës si në pozitë ashtu edhe në opozitë.Politikanët tanë duhet ta bëjnë dallimin në mes të shtetit dhe pushtetit.Shteti është i te gjithëve kurse pushteti është kalimtar. Fatkeqësisht këtë dallim ende nuk e dinë ta bëjnë politikanët tanë.
Ata flasin keq për njëri-tjetrin gjatë takimeve me ndërkombëtarët duke harruar se poltikanët ndërkombtarë të gjithë ata politikanë të Republikës së Kosovës që mundohën ta shajnë njëri-tjetrin do ti marrin si joserioz.
Është mirë që të punohet që kryetarja Von Der Leyen ti bindë në një mënyrë apo tjetër shtetët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, që ata ta bëjnë një gjë të tillë sa më shpejtë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".