Lexoni edhe:
Kamala Harris do të përmbysë Donald Trump-in me rezultat të lehtë në zgjedhje
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Që në fillim të këtij shkrimi është shumë me rëndësi të theksohet se ajo që i bënë jashtëzakonisht interesante dhe të pashembullta këto zgjedhje, mbetet fakti se përveçse ishin për shumëçka të pa-parashikueshme dhe pothuajse gati të papara e legjendare, fenomen më vete dhe i pa-ndodhur ndonjëherë, deri më tani, i cili do të hyjë dhe mbetet si SENSACION i përjetshëm në kronikën e zgjedhjeve amerikane, është akti i parëndomt se; po fitoj Donald Trump, për herë të parë në historinë e ekzistencës së demokracisë amerikane, SHBA do të kenë një president të dënuar dhe të akuzuar për vepra penale, ndërsa po fitoi Kamala Harris, Amerika, po ashtu, për herë të parë, do të ketë një presidente femër dhe bijë emigrantësh, të cilëve Trump u ka shpallur "luftë" të hapur dhe e ka bazuar fort, pothuajse gjithë betejën e vet parazgjedhore!
Kamala Harris do të përmbysë Donald Trump-in me rezultat të lehtë në zgjedhjeLexoni edhe:
-Gjithashtu, edhe sa i takon fituesit të zgjedhjeve, të gjitha mediat, analistët më, me përvojë dhe ekspertët më të njohur politik amerikan e botëror, takohen në të njëjtën pikë, se gara parazgjedhore për marrjen e postit të presidentit të SHBA-ve, në Shtëpinë e Bardhë, pothuajse asnjëherë, nuk ka qenë kaq emocionale dhe me fitues të paqartë se sa këtë vit.
Ç'është e vërteta, nisur edhe nga sondazhet, nëse realisht mund tu besohet sondazheve lidhur me zgjedhjet në SHBA, në disa shtete, ndryshimi në mes të dy konkurrentëve, për postin e presidentit të SHBA-ve, veçanërisht në shtetet e ashtuquajtura "swing states", që janë 7 sosh, ndryshimi qëndron në vetëm disa mijëra vota, ku aktualisht kandidatja demokrate Kamala Harris, qëndron pak përpara Trumpit, por duke pasur parasysh se shteteve "Midwest" dhe "Sun Belt", nuk u dihet qëndrimi, Donald Trump akoma mund të ketë një "as" nën mëngë, siç shprehen në SHBA.
Edhe në vlerësimet e ekspertëve politik gjerman të dhëna në intervista dhe editoriale mediatike, si politologu i mirënjohur Christian Hack, thuhet se Donald Trump mund ti fitojë zgjedhjet, ngase Harris,kohëve të fundit, nuk ka arritur ta rritë mbështetjen, ndërsa mbështetësit e Donald Trump-it, të frikësuar nga propaganda e tij, se republikanëve mund tu vidhet fitorja, po qese nuk dalin të votojnë maksimalisht për Trumpin, dalja masovike dhe votimi i tyre në masë për Trumpin, kësaj radhe mund ta bëjë ndryshimin dhe përcaktojë fituesin.
Ajo që me këtë rast duhet të shpjegohet qartë, është argumenti themeltar, se përcaktuesi i vërtet i fituesit, në votimet presidenciale në Amerikë, nuk janë vetëm vota e qytetarit, e arsyeja për këtë qëndron në sistemin shumë kompleks zgjedhor në SHBA, ku presidenti i vendit, nuk zgjidhet drejtpërsëdrejti nga votat e qytetarëve, por nga 538, të ashtuquajtur "elektorë" të cilët emërohen sipas numrit të popullsisë së shteteve ku mbahen votimet dhe atje kandidati që fiton shumicën e votave të qytetarëve, merr jo vetëm përqindjen e votave "pro", por të gjithë elektorët e ati shteti.
Nuk duhet harruar se në zgjedhjet e vitit 2016, shumica e anketave e nxirrnin Hillary Clinton-in, si fituese të sigurt, por megjithëse ajo fitoi mese 2 milion vota më shumë, mbështetja e elektorëve, bëri që fitues të mbetej Donald Trump, skenar i cili për pak, sa nuk u përsërit edhe me 2020, kur Joe Biden ishte shumë përpara në sondazhe, por në fund epërsia ra në vetëm disa mijëra vota dhe pas votimeve, Biden arriti të bëhej president me një fitore fare të vogël e simbolike, madje dhe gati kontestuese, të cilat prodhuan edhe incidentin e famshëm të mbështetësve të Trumpit në Kapitolin amerikan.
Trump bënë me sukses, propagandë me temat të cilat vërtetë janë shumë të ndjeshme për amerikanët, si ekonomia, problemet ekstreme në kufirin me Meksikon, prej nga në SHBA futen ilegalisht miliona refugjatë të vendeve latino amerikane, e veçanërisht me çështjen e luftës në Ukrainë dhe ndihmave amerikane për Ukrainën, të cilën ai thotë se do ta përfundojë brenda 24 orësh dhe parat amerikane që ndahen për Ukrainën, do të përdoren për përmirësimin e kushteve dhe të jetesës së amerikanëve kurse zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, për këto tema, është në deficit dhe nuk ishte në gjendje të rriste mbështetjen në garën e saj për vota.
Kjo është edhe arsyeja, se pse të dy kandidatët e kanë fokusuar fushatën e tyre në ditët e fundit në Wisconsin, Pennsylvania, Georgia, Arizona, Karolina e Veriut, Michigan dhe Nevada, përderisa Trump në Georgia, "paralajmëroi" se jemi në prag të katër viteve më të mëdha në historinë amerikane dhe ardhjen e mandatit të dytë duke premtuar se nëse fiton, do të sillte “epokën e artë të Amerikës”, ai njëkohësisht dyfishoi akuzat e tij për mashtrim zgjedhor, që është pjesë e veçantë e propagandës përe mobilizimin e dhe daljen masive të mbështetësve të tij në votime, me frikësimin se do tu vidhet fitorja.
Kurse zëvendëspresidentja Harris ka ndaluar së përmenduri zotin Trump dhe në një tubim në East Lansing, Michigan, ajo u përpoq të përqendrohej në temat e luftës në Gaza e Liban ku foli me disa nga arabo-amerikanët e shtetit dhe adresoi shqetësimet për mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, duke u premtuar atyre: “Si presidente, unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’i dhënë fund luftës në Gaza”.
Trump tha se gara e ngushtë do të jetë e keqe, por garën e ngushtë e vërtetoi edhe sondazhi përfundimtar i zgjedhjeve nga NBC, partneri amerikan i Sky News, se zonja Harris dhe zoti Trump janë të barabartë me 49%, megjithëse marzhi i gabimit është 3.1 pikë, një shifër që krijon një nivel të konsiderueshëm pasigurie për rezultatin, derisa zyrtarët e zgjedhjeve në Georgia po kundërshtojnë pretendimet e zotit Trump dhe aleatëve të tij për “ndërhyrje në zgjedhje” – të cilat duket se janë pjesë e përpjekjeve të tij, për të sfiduar zgjedhjet nëse ai humbet.
Trump ka hedhur poshtë gjithashtu gjetjet e një sondazhi shokues në Iowa, i cili sugjeroi se zonja Harris e udhëhoqi atë me tre pikë në shtet, duke e quajtur atë një “sondazh të rremë”. Zonja Harris është në një garë të ngushtë për 15 votat e kolegjit elektoral të Michigan-it, por aktualisht po bën votime pak përpara zotit Trump në shtetin e fushëbetejës.
Edhe Yjet e artit, muzikës e kulturës dalin për të mbështetur kandidatët dhe përderisa Trump siguroi mbështetje të profilit të lartë nga manjati i biznesit miliarder Elon Musk, i cili ka shpenzuar të paktën 119 milionë dollarë (91.5 milionë £) duke mobilizuar mbështetësit për të mbështetur kandidatin republikan, këtë fundjavë në Pensilvani aktori i mirënjohur i Hollivudit Robert De Niro mbështeti zëvendëspresidenten Harris – në një nga shtetet kryesore të fushëbetejës.
Në shtator, atij iu bashkua edhe aktori Steve Buscemi për një transmetim të drejtpërdrejtë për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për demokratët, ndërsa zëvendëspresidentja, ndërkohë bëri edhe një paraqitje surprizë në Saturday Night Live, ku performoi në një skeç të shkurtër përkrah Maya Rudolph.
Trump apo Harris sido që të ndodhë dhe cilido kandidatë që fiton, urojmë që të jenë të mirë me Kosovën dhe SHBA ta ndihmojnë avancimin e vendit tonë në rrumbullakimin e plotë të shtetndërtimit, anëtarësimit në NATO e Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe realizimin e ëndrrës shekullore të shumë gjeneratave për përjetësimin dhe vazhdimësinë e ekzistencës së të shtetit të dytë shqiptar, deri në unifikimin kombëtar dhe territorialo-etnik të të gjithë shqiptarëve!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".