Mirënjohja e shqiptarëve ndaj SHBA-ve nuk lëkundët pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet

Mirënjohja e shqiptarëve ndaj SHBA-ve nuk lëkundët pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet
Mirënjohja e shqiptarëve ndaj SHBA-ve nuk lëkundët pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet

Skender Kapiti

  • 07 November 2024 - 07:28

Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti

Fitorja e TRUMP në SHBA nuk do të thotë se do të ndryshojë rrënjësisht politika dhe qeverisja amerikane. Politika e shtetit amerikan në themel të saj ka demokracinë, dhe është demokracia ajo e cila mban fort stabilitetitetin në SHBA, është demokracia ajo e cila dhe prej së ciëls SHBA-të janë tempulli dhe modeli global i lirisë, i të drejtave të njeriut, i paqes dhe sigurisë, i ekonomisë së lirë, i politikës dhe diplomacisë më të përsosur.

 

-Politika amerikane, pra edhe e Donald Trump të parë kanë intersin kombëtar amerikan, dhe nga politika e jashtme aleatë të SHBA-ve janë dhe SHBA i koinsideron aleatë të saj ato shtete të cilat janë me Amerikën. Shqiptarët e Kosovës janë populli më proamerikan në botë, dhe miqësia dhe mirënjohja e shqiptarëve ndaj SHBA-ve nuk ndryshon e as nuk lëkundët pavarësisht se cila politikë apo parti fiton zgjedhjet në SHBA.

Këtë duhet ta ketë mirë parasysh Albin Kurti që të jetë i matur dhe korrekt me SHBA-të, pra edhe me administratën e Presidentit Trump. Kurti dhe kushdoqoftë po të ishte në vënd të tij në krye të Kosovës duhet ta ketë të qartë se nuk mund të bëjë gjëra të mëdha për Kosovën pa mbështetjen e SHBA-ve, duhet bërë gjithcka në koordinim me SHBA-të, sepse Kosova nuk ka forcë ekonomike, financiare, diplomatike, politike e ushtarake për të bërë të gjitha vetë.P.sh. Kosova bashkë me Shqipërinë nuk janë në gjëndje vetë politikisht e diplomatikisht që të mundësojnë një njohje ndërkombëtare për Kosovën pa mbështetjen e SHBA-ve.

Kosova nuk mund të integrohet në BE pa mbështetjen amerikane, nuk mund të antarësohet as në NATO dhe as në OKB dhe as organizma të tjera ndëkombëtare pa mbështetjen amerikane. Nuk besoj se baza ushtarake amerikane në Kosovë “Bonsteel” të eliminohet tani që President është zgjedhur Trump, sepse për SHBA-të është shumë i rëndëshëm interesi politik e gjeostrategjik në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".