Lexoni edhe:
Kosova nuk do të jetë një nga proiritetet e administratës TRUMP, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Në fakt, që në mandatin e tij të paraprak, si i pari i SHBA-ve, Donald Trump ka provuar ta ngrinte dhe zgjeronte edhe më tepër fuqinë edhe ashtu mjaft të madhe të presidentit, deklaratat e të cilit në fushatën zgjedhore, vërtetuan se edhe në mandatin e dytë, të sapofituar, Trump do ta vazhdojë avazin e vjetër, që nënkupton, se ai, përsëri madje edhe më fort se në të kaluarën do të përpiqet të vendosë vet për çdo gjë edhe sa u takon marrëdhënieve me vendet partnere, dhe vet shtetet pjesëtare të NATO-së, pra një sjellje e një diktatori xhentëlmen, me të cilën ua ka futur frikën në palcë edhe shteteve më të fuqishme evropiane, jo vetëm Ukrainës suksesi i luftës mbrojtëse të së cilës varet kryekëput nga mbështetja e SHBA-ve, por edhe vet Gjermanisë, Francës, Italisë etj, gjë që e bënë, plotësisht të kuptueshëm, shqetësimin e arsyeshëm të Kosovës.
-Shto kësaj deklaratat më të reja të z. Trump se ai do ta fshijë me rrënjë strukturën ilegale vendimmarrëse të shtetit amerikan, "nëse është e nevojshme edhe me Gardën Kombëtare apo ushtrinë", dorën në zemër, nëse ai me këtë shprehje, aludon në strukturat e administratës së presidentit Joe Biden, mendojë se ka shumë të drejtë, ngase të lejohen njerëz si Eskobar, edhe pasi ishte emëruar si i dërguar special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe bisedimet Kosovë-Serbi, që ekspozitat e bashkëshortes së po këtij emisari kubanezo-amerikan, të financohen nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, duke rënë publikisht në konflikt interesi, edhe nga pozita e të dërguarit special të SHBA-ve, kjo është një dëm i madh që prekte jo vetëm Kosovën, por ulte edhe imixhin e SHBA-ve me këtë mënyrë kaq të ulët korruptimi, qoftë (i konsideruar) edhe si korruptim anësor apo i tërthortë!
Ndaj njerëz më pro-Serbisë, se ambasadori Hill, Gabriel Eskobar, Mirosllav Lajçak, Josep Borell, Peter Stano etj, si dhe përfaqësues më të pavendosur, për të mos thënë edhe të paaftë se sekretari Blinken, OBrien, etj, nuk besojë se do të ketë edhe në administratën e z. Trump, veçanërisht nëse qëndron thënia e shpeshtë publike, nga parti dhe lider politik në Kosovë, se lidhjet me SHBA-të, shkojnë përtej politikës.
Për aq më tepër, për dallim nga viti 2016, këtë herë Donald Trump dhe mbështetësit e tij besnik, me inicimin e "Projektit 2025" të përgatitur nga instituti ultra-konservator "Heritage Foundation", janë stërvitur jo vetëm për të marrë pushtetin në SHBA, por sipas tyre edhe për të kryer "një revolucion të djathtë" dhe bërë ristrukturimin komplet të të gjithë aparatit shtetëror, me zëvendësim rrënjësor të personelit edhe në autoritetet federale, në mënyrë që Shtëpia e Bardhë të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha departamentet e shtetit amerikan, akt i cili do duhej të shtrihej edhe në zëvendësimin e ambasadorëve, veçanërisht ambasadorit Hill në Beograd, e ndoshta edhe të vet ambasadorit Hovenier, i cili pati rënë aq fort nën ndikimin e Hillit dhe Eskobarit, sa ta kundërshtojë çdo hap të Kosovës, deri te deklarimi publik, kundër hapjes së Urës mbi lumin Ibër!
Kështu që megjithëse unë nuk mendojë se pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova do të jetë një nga prioritetet e administratës së tij, duke pasur parasysh se Republikanët, përveç presidencës kanë fituar shumicën dërmuese edhe në Senat dhe Kongresin amerikan, në momentin që vije radha për trajtim, e marrë shumë mirë, me mend, se sa e vështirë mund të jetë për Kosovën, moszbatimi i kërkesave, që mund ti drejtohen nga SHBA, dhe Kurti apo kushdo që të zgjidhet kryeministër i ardhshëm, duhet jo vetëm të zbutet por edhe të kalkulojë shumë mirë dhe ti përshtatet me takt të veçantë e mençuri maksimale qasjes amerikane, në mënyrë që të mos pësoj Kosova.
Përndryshe, mund të bëhet shumë e vështirë, të ruhet tërësia territoriale e vendit, konstalacioni i brendshëm, aktual shtetëror dhe kufijtë e jashtëm të Republikës së Kosovës, për të cilat Kosova, ka të drejtë dhe duhet të këmbëngul në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nga mendimi këshilldhënës i 22 korrikut të vitit 2010 në Hagë, si instanca më e lartë juridike e OKB-së, ku nga zotëri Hisushi Owada u kumtua opinioni i GJND-së, se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, në kufijtë aktual, është në pajtim me parimet e OKB-së dhe nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare!
Kurse sa u takon vendimeve mbi ristrukturimin e vendqëndrimeve të ushtrisë dhe mbylljes, apo jo të bazave ushtarake amerikane në botë, vendimet i merr konsiliumi i lartë ushtarak i SHBA-ve, bazuar në interesat afatgjata strategjike të shtetit amerikan, siç u veprua në Afganistan kur siç kishim rastin të shihnim edhe ne, vendimi ishte miratuar në kohën e Qeverisë së Trump, por tërheqjen e ushtrisë nga ky vend, e zbatoi administrata e presidentit Joe Biden, pra vendime të tilla nuk mund të merren dhe zbatohen nga një president, apo edhe brenda një mandati, pa rekomandimin e Ministrisë së Mbrojtjes, ekspertëve të fushës dhe strategëve të lartë ushtarak amerikan.
Kështu që edhe nëse presidenti Trump, deklarohet për mbylljen apo ristrukturimin e bazës ushtarake të 'Bondsteelit', konsiliumi i ushtarakëve të lartë amerikan, mund të propozojë zvogëlimin e personelit dhe reduktimin e numrit të ushtarëve, por jo të rrezikojë edhe mbylljen e plotë, gjë që edhe po ti referohemi mendimit të profesorit të Universitetit të Kolumbisë, z.David Philips, lidhur me ndikimin që mund të kenë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në marrëdhëniet me Kosovën, në opinionet e tij për qasjen e dy kandidatëve për president, edhe ai vet-thotë, se me zgjedhjen e Trumpit president, mund të ketë "eliminim gradual", por jo mbyllje të menjëhershme as komplete, të bazës ushtarake të “Bondsteel”-it, në Kosovë!
Mendimi tjetër i profesorit Philips, se një nga gjërat e para, që Trump mund të bëjë pas zgjedhjes së tij president, është vlerësimi i politikës amerikane dhe interesave të sigurisë, faktikisht qëndron, por Trump mund të jap propozimin, e vlerësimin dhe vendimet, ai nuk mund ti bëjë i vetëm, ato planifikohen nga ekipi i ekspertëve strategjik dhe ushtarakëve të lartë të SHBA-ve, të cilët definojnë strategjinë e sigurisë amerikane në botë, ku bënë pjesë edhe baza "Bondstel" në Kosovë.
Ndërsa është plotësisht e vërtetë se Trump ka interesa financiare dhe transaksione të dëshmuara në favor të SHBA-së” në Ballkan dhe pas zgjedhjes president, natyrisht, do të shohim edhe ndryshim në qasjen e SHBA-së, andaj me rëndësi primare dhe të karakterit të veçantë, për popullin dhe shtetin e Kosovës, do të ishte mirëmbajtja e mundësisht edhe forcimi i marrëdhënieve me administratën shtetërore dhe veçanërisht me atë ushtarake të SHBA-ve, në mënyrë që të mos dëmtohet shteti i Kosovës dhe përveç ruajtjes (të paprekur) të bazës "Bondstel" brenda Kosovës, të formohet edhe një grup strategjik prej ekspertëve dhe oficerëve më të mirë të Kosovës, për thellimin e lidhjeve me strukturat e larta ushtarake të SHBA-ve dhe avancimin e hapave për integrimin e Kosovës në NATO, sado që edhe vet shtetet anëtare të NATO-s, pas zgjedhjeve në SHBA, shprehin skepticizëm të madh, e madje edhe frikën e paparë, viteve të fundit, se Trump mund të kërcënojë me shuarjen e NATO-s, apo edhe tërheqjen e Amerikës nga Pakti NATO, nëse shtetet anëtare nuk e rritin në mënyrë proporcionale buxhetin e mbrojtjes dhe kapacitetet e tyre ushtarake dhe presin vetëm nga Amerika, si deri më tani, ti mbrojë ato!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".