Unë vetëm një kauzë e mbrojë atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti

Unë vetëm një kauzë e mbrojë atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti

Gjon Keka

  • 09 November 2024 - 23:16

Shkruan: Gjon Keka

Asnjë kauzë fetare nuk e mbrojë unë,arsyeja pse nuk e mbrojë asnjë është: Së përi asnjë kauzë fetare nuk ka nevojë për mbrojtjen time ,apo të ndonjë njeriu, nëse ajo është kauza e vërtetë e Zotit ai vetë e mbron atë.

 

Së dyti unë kam marrë mësim nga kryeheroi ynë arbëror Gjergj Kastrioti i cili e mbrojti kauzën e Papëve në atë kohë,por në fund mbeti vetë përballë një perandorie barbare që pushtonte e pushtonte dhe forcohej ndërsa Gjergji ynë i Madh me arbërorët e tij derdhnin gjak për atdheun e tyre dhe me pikat e fundit të gjakut të tyre e mbrojtën civilizimin e përbashkët europian.

Edhe mua kur para disa viteve më patën kërcënuar disa mbetje të ideologjisë islamike në Kosovë, asnjë nga priftërinjët, pastorët e as shokët që i pata njohur më parë nuk më patën shkruar,e as me dal publikisht me denoncu apo me thënë a ke nevojë për ndonjë mbrojtje apo mbështetje ,ose ne do të jemi krah teje në këtë kohë për mbrojtjen e jetës dhe të familjes,por heshtën të gjithë ose nuk i interesonte fare sikur nuk ka ndodhë asgjë.Prandaj jo rastësisht ekziston edhe proverba” “miku i mirë shihet në ditë të vështirë.”

U desh vetë me i dal ballë gjitha atyre kërcënimeve dhe me forcat e mia me mbrojtë jetën ,ekzistencën ,familjen time dhe këtë guxim sigurisht se e mora nga trimëria e Gjergj Kastriotit i cili është shembull i vetëmbrojtjes dhe i tmerrit kundër armiqëve.

Unë si gjithmonë vetëm një kauzë me dinjitet e mbrojë atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti, kauzën e Dardano-Arbërisë së lirë, të pavarur dhe të bashkuar si në kohën e Kuvendit të Lezhës dhe mbi të gjitha të bashkuar me familjen e natyrshme europiane. E mbrojë kauzën e lirisë,dritës,dijes dhe dua që ta shoh Dardaninë time në dritë, të zhvilluar,të qytetëruar,me kulturë të lartë dhe pjesë e familjes së natyrshme europiane.

Paramendoni disa individ madje edhe priftërinjë e pastor më paskan përgojuar dhe njollosur nëpërmjet disave njerëzve tjerë ,thuajse këta e kanë mikroskopin shpirtëror për me ma pa zemrën se çka ka në zemrën dhe mendjen time.

Po ia lë ndërgjegjes së tyre ,ata e din vetë se çfarë kanë llomotitur e përgojuar,aq më tepër kjo tregon se ata nuk kanë të bëjnë aspak me Jezus Krishtin i cili mëson një jetë të vërtetë ,të drejtë në dritë dhe pa përgojime e paragjykime.

Për ju po e vendos këtë pjesë nga Bibla (Mateu 7:1-6) e cila thotë qartë:

“Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t’ju masin të tjerët.

Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd?

Ose, si mund t’i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri," kur ke një tra në syrin tënd?

O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.

Mos u jepni qenve ç’është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t’ju shqyejnë.“

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".