Lexoni edhe:
Pse fitorja e Donald Trumpit, do i trondit hiperglobalistët, alterglobalistët dhe populistët?
Shkruan: Skender Mulliqi
Që Donald Tramp të dalë fitues në garë më Kamala Harris pa dyshim së ndikojë edhe ekipi i fortë e magnatëve , si Musk, Kennedy, Gabbard, Vance etj. Këto zgjedhje janë një kujtesë se, pas gjithë dramës së prodhuar dhe retorikës, politika ende ka të bëjë me çështje politike.,Trump kauzën e fushtës e zhvillojë në qështje si,ekonomia ,kufiri, inflacioni , krimi dhe lufta.
Edhe pse sondazhet ishin të barabarta për të dy pretendentet për president të ri të SHBA-ve, rezultati ishte shumë I lartë në favor të Trumpit.Duket se Trump goditi në temat imediate për qytetarët amerikanë gjatë fushtës elektorale dhe nga përvojat e mehershme kur ai u zgjodhë president në vitin 2016 për herë të parë.Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Evropë dhe BE duket se po kthehet në një realitet të ri - politik dhe ekonomik në këto shtete, ku mënjëherë pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, koalicioni qeverisës I udhëhequr nga SPD e Scholc u shëmb në Gjermani duke shkuar më gjasë në zgjedhje të reja .Se a do të ndalon konflikti në Lindjën e Mesme dhe në Ukrainë siq ka premtuar Trump? kjo do të dikutohet se shpejti nga Senati dhe Kongresi ku republikanët fituan shumicën e vendeve.Kur bëhët fjalë për Serbinë e cila nuk përjetojë një katarsisë të pritur pozitiv, dhe të cilët ju gëzuan shumë ardhjës në pushtet të republikanit Trump, unë mendojë se presidenti I ri amerikan zor që do të pranojë formulën politike serbe për Serbi të Madhe. Vuqiqi karakterizohet si qetnik, të cilit nuk I vjen turp fare dhe as që po pëndohet për krimet e luftës gjatë kohës së Millosheviqit.Madje, ai më ngulm po sforcon të ashtuquajturën “botën serbe”, duke shkaktuar krizë lufte në Ballkan e më së shumti në Kosovë.Mandati I dytë për Trumpin besohet së do të sjellë një politikë ekonomike jo shumë sociale, ku mendohet se do të forcohen të pasuritë na krahasim më klasën e mesme por edhe të varfëritë.Një temë e pashmangshme do të jetë tema e imigrimit që ka polarizuar politikën amerikane.Se a do të rrezikohen të drejtat elementare njerëzore pritet të shihet gjatë katër viteve të mandatit të tij.Mendohet gjithashtu se në shumë fusha presidenti I ri, do të përdorë masat restrictive, por pa prekur interesat vitale të qytetarëve të cilët edhe e votuan për president për herë të dytë, ku e trajtuan Trampin më votë si njeri serioz dhe i besushem në mbrojtjën e interesave vitale të Amerikës.Sigurishtë së secila dramë bartë më vete edhe mundësi të reja.Epoka e Trampit mund të zgjon botën e fjetur evropiane në shumë qka për të reviduar qendrimet e deritashme jo productive sidomos në politikat ballkanike , të mbushura ende më probleme etnike .Mu në këtë pikë të dobët po godet fortë diktatori rus, Vladimr Putin për të kthyer ndikimin e humbur nga e kaluara të ish Bashkimit Sovjetik.Ende nga BE-ja nuk po hapën dyerte për inkuadrim të shteteve të Ballkanit për në këtë strukturë politike .Duket që ka një dezorjentim që duhet të zbatohen medeomos reformat e reja pas zgjedhjeve të fundit në BE-e, që gjerat të marrin më shumë kahun pozitiv në Evropë dhe në Ballkan të destabilizuar, nga politika shoviniste ruso-serbe.Sipas CNN të besushem në informacione, presidenti I ri i Amërikës ka zhvilluar një bisedë telefonike ku ishte edhe Elion Musk, më Zelenskin e Ukrainës.Thuhet së përmbajtja e bisedes ishte e shkurtër , ku Trump kishte premtuar që Amerika do të vazhdon në përkrahje të Zelenskit .Tramp kishte refuzuar në pyetjën se beson qe Ukraina duhet të lëshon pe, në pjesët e pushtuara nga Rusia, si mjet për ndaljën e luftës.Kjo nënkupton se presidenti I ri amerikan nuk do të legjitimon pushtimin e territoreve nga Rusia , siq përfolej më herët. Nese Vuqiqi dhe serbët mendojnë që do të këtë lëshime të mëdha nga adiministrata e re, për të ktrhyer pjesë të territiorit të Kosovës, apo për ndonjë pushtim , kamarrila terroriste në krye të Serbisë, mendoj unë mund të shpreson që presdenti Trump ndoshta ti dhurojë edhe një stilolpas Vuqiqit, sikur i kishte dhuruar më rastin e Marrveshjës së Vashingtonit.Presidenti serb në fitorën e Trampit, ka nje adut, kur bëhët fjalë për vazhdimin e dilogut më Kosovën.Bëhët fjalë për ish të deleguarin për Kosovë, Riqard Grenell, duke harruar se tash kemi konstelacione krejt tjera politike në Evropë , por edhe në Ballkan, dhe zor që do të kthehet ideja e për shkëmbime territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siq mëndojn disa dashamir të kësaj ideje, shumë të dëmshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës.Fjalimi i Trump pas fitorës së në botë do të mbrejtëroj paqja, na jep për të besuar angazhimin e tij për paqe edhe në Ballkan. Se pas ardhjes së Trump në pushtet, në dialogun Kosovë-Serbi, nga BE nuk do të rikthehet më, ideja për këmbim territoresh, e tha edhe Marta Kos kandidate për Komisionere të Zgjerimit të BE-së.Se serbët janë popull mashtrues tregon e dhëna së komuniteti serb në Amerikë, përkunder deklarimve pro republikant Trump, në shtetin Ilionis ku ky komunitet është shumicë e votuan Harrisin, ku edhe shënojë fitore bindëse në këtë shtet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".