Çka do të duhej të sjellin zgjedhjet pranverore në Kosovë?
Skender Mulliqi
Shkruan: Skender Mulliqi
Po hymë ngadalë në kohë zgjedhjësh nacionale , kësaj radhe të rregullta, e jo pa përfunduar mandati I rregulltë siq i patëm shpesh deri më tash.Me duket së kjo u bë qëllishimit nga krerët e partive kryesore politike për ti ikur reformës zgjedhore shumë të nevojshme për faktin se po manipulohet më pretendentet fitues mbrenda subjektit të cakuar politikë.Një zonë zgjedhore po ju mundëson të fuqishmive në krye të subjektëve politike të “ zgjedhin” për deputet edhe ata , që nuk I kan fituar votat e nevojshme duke I vjedhur nga kanditatët tjerë.
Kemi pasur edhe reagime pas përfundimit të etapës zgjedhore për manipulime të tilla më votën e lirë.Në periudhën parazgjedhore , çdo qytetarë I ndërgjegjshem politikë dhe I pa pargjegjëshem të thëm ashtu me të drejtën e votës përballet me pyetjën se kë të votojë në zgjedhje ? Është radha e ndërgjegjesimit më të madh politikë se cilët kandidat duhet të votohen.Deri më tash fituesit e pushtetit nga partitë politike , kanë vepruar në pushtet duke zbatuar politikën e partisë, kur dihet së institucionet pa marrë para sysh ku është fituesi, duhet të veprohet për interesa të qytetarëve, e që nuk ka ndodhur shumë deri më sot. Nuk është më rëndësi forma , por më rëndësi është përmbatja , e cila ishte më shumë mashtruese dhe manipuluese në relacion më shimicën.Zgjedhjet duhet të zbatohen në përputhje më rregullat dhe ligjet për zgjedhjet që ato mos të cenojnë demokracinë dhe lirinë e votës se lire, që është e shejtë.Sigurishtë vetëm kështu nuk do të humbët në ligjshmërinë dhe legjitimitetin zgjedhor.Vetëm kështu mund të konsiderohet se janë përmbushur detyrat tona për shtet parlamentar dhe demokratik.Klanet dhe tarafet e caktuara mbrenda partiake e kan prishur shumë mozaikun e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Kosovën e pas luftës.Zgjedhet e këqija dhe subjective nuk I duhen shtetit të ri të Kosovës.Konecepti I lirisë ka konotacion të gjerë edhe filozofik dhe kjo duhet të mbrohet. Dihet së nuk ka njerëz idealë dhe rrjedhimisht as parti polotike krejt ideale .Dihet se politika se pari është kolekcion interesash individuale , por që duhet në këtë kontekst të përmbush interesin e përgjthshem.Duhet të angazhohemi që gjerat të shkojnë nga kufiri I të mirës e jo nga kufiri I të keqës.Lufta për pushtet duhet të bëhët mbi parimet e shëndosha, e jo për realizimin e interesave përsonale qysh na ndodhi deri më tash.Ai që ia dëshiron të mirën e këti vendi prioritet do të këtë zhvillimin dhe prosperitetin e vendit, I cili ka mundur të jetë në gjendje shumë më të mirë , e jo i mbushur më probleme të shumta të natyrës sociale e ekonomike, pa zhvillim të ekonomisë se vogël dhe industrisë bazike.Ata që deri në vitin 2020 e kishin pushtetin nuk punuan ndërshmerisht sa duhet për shtëtndertim dhe mirëqenje të qytetarëeve tanë.Shumë dolën në sipërfaqe dukurit negative si krimi i organizuar dhe korrupcioni I nivelit enorm etj.Dihet së për shkak të dukurive devijante në shoqëri dhe për shkak të interesave përsonale të bartësve të pushtetit, nuk kemi pasur edhe dalje masovike në zgjedhje , të gjitha kan qenë pothuaj më pjesmarrje të ulët.Ata të cilët dëshirojnë të gjejnë rrugën e mirë , mbrojnë interesin e shtetit dhe interesin e rritjës së mirëqenjës të shumicës.Të verbuarve dhe të padishmive, të pavizionëve politikë ju ka skaduar moti afati.Rruga e përjashtimeve politike është rrugë e ferrit, rrugë e polarizimeve politike, pa asnjë moral dhe asgje të menduar mirë.Zgjedhjet e radhës pranverore të vitit 2025 duhet të dallohen më korrektësi, të një gare fer, pa manipulime e cila premton për një jetë politike shumë më pozitive, si dhe një jetë premtuese për qytetarë.Me klasën e re politike e cila është që katër vite në pushtet, premtohet se do të kemi një zhvillim më të hovshem ekonomik dhe social, si dhe do të kemi mbrojte të fuqishme të sovranitetit dhe integritetit territorial, të rrezikuar nga Serbia hegjenoniste.Kushdo që pretendon të zgjedhë rrugë tjetër , është refuzim i të mirës shoqërore dhe politike në Kosovë.Realiteti ynë nuk duhet të jetë zgjedhje midis dy të këqijave , apo të keqës më të vogël ,siq është përfolur shpesh në opinionin e gjerë public.Situatën politike dhe të sigurisë duhet ta vendosim në suaza të normalitetit, pa polarizime politike .Të zgjojmë optimzem në popull dhe të hapim përspektiva të reja zhvillimore , për të bërë jetën shumë më të mirë, dhe të hapim përspektivën e të rinjëve për të jetuar në Kosovë.Secili prej nesh të përpiqët për të mirën e tij, të mirën e familjës dhe të shtetit, pa u përballur më dyshimin së kënd të votojë në zgjedhjet e radhës, të përcaktohemi për më të mirët.Kjo nuk është vetëm domosdoshmëri përsonale dhe qytetare, por edhe detyrë e secilit që dëshiron të mirën për vetën e tij, të afërmit , shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".