28 apo 29 Nëntori dita e Çlirimit: Lufta Çlirimtare ishte tjetër gjë, dhe tjetër gjë ishte diktatura komuniste

28 apo 29 Nëntori dita e Çlirimit: Lufta Çlirimtare ishte tjetër gjë, dhe tjetër gjë ishte  diktatura komuniste
28 apo 29 Nëntori dita e Çlirimit: Lufta Çlirimtare ishte tjetër gjë, dhe tjetër gjë ishte  diktatura komuniste

Skender Kapiti

  • 28 November 2024 - 08:58

Skënder Sadri KAPITI

Komunistët dhe “intelektualët” komunistë të Shqipërisë për 50 vite   edhe historinë  e kanë shkruar dhe vlerësuar  nën këndvështrimin komunist, edhe historinë e kanë shkruar dhe “ndrequr” politikisht sipas interesit ideologjiko-politik të tyre , ata kanë shpallur heronj  komunistë shqiptarë  dhe internacionaslistët sllavë dhe si  tradhtarë i shpallën, vranë, përndoqën dhe persekutuan nacionalistët e partriotët shqiptarë.

Tjetër gjë është Lufta Antifashiste dhe tjetër gjë është diktatura komuniste që u istalua pas Çlirimit  të Shqipërisë.Shqiptarët luftuan për liri dhe jo për diktaturën komuniste.Lufta partizane ishte luftë për  çlimin e atdheut dhe të rifitimit të pavarësisë  dhe jo luftë për vendosjen e sistemit kriminal diktatorial të komunizmit që ndodhi më vonë, pra që rezultoi si luftë e egër për pushtet.Komunistët  pas  çlirimit e zëvëndësuan dhe  manipuluan me luftën çlirimtare dhe vijuan me revolucionin socialist e proletar që bëri të mundur instalimin e  ditaturës komuniste të proletariatit. Prandaj komunistëve dhe komandantit të tyre Enver Hoxha u duhej një datë tjetër për çlirimin dhe jo ajo e 28 Nëntorit e cila është edhe  Dita e Pavarësisë dhe e Ismail Qemalit.

 

Por e vërteta e deklaruar dhe njohur si Ditë e Çlirimit është 28 Nëntori 1944. Kështu flasin dokumentet,  dëshmitarët dhe madje edhe vetë udhëheqësi i PKSH,  komandanti partizan. Kjo ditë është njohur si dita  e çlirimit, pra 28 Nëntori 1944 ku në Tiranë po atë ditë është bërë dhe parada e çlirimit e partizanëve me aleatët. Dhe ky ishte një rast i vecantë, sepse kjo ditë përkonte edhe me ditën dhe festën e pavarësisë.

PRA ME 28 NËNTOR NË KËTË DITË  NDEROHESHIN TË DYJA KËTO  FESTA POR EDHE TË GJITHË DËSHMORËT DHE HERONJT E ATDHEUT TË ÇDO KOHE.

Mirëpo këtë Ditë e ndryshuan pas një viti komunistët sepse ata donin të festonin Ditën e Çlirimit si festë të triumfit të revolucionit socialist e proletar si ngjarjen më të  rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare, sic festonin rusët ditën e revolucionit socialist të Tetorit,  si edhe për faktin  tjetër të atij  se 29 Nëntori i vitit 1943 u vendos nga Partia Komuniste Jugosllave si dita e Federatës së Jugosllavisë,kur edhe dihen  marrëdhëniet vëllazërore komuniste  të komunistëve të Shqipërisë me ata të Jugosllavisë së Titos, pasi Jugosllavia synonte  për gllabërimin edhe të Shqipërisë. Komunistët e ndryshuan datën e çlirimit sepse ata e ndjenin se nëse festohej Pavarësia dhe Çlirimi në një ditë, ata e dinin  se venitej  Partia Komuniste Shqiptare  që kishte qenë në krye të asaj lufte, sepse shqiptarët krenohen , nderojne dhe njohin si festën më të madhe kombëtare 28 Nëntorin 1912, ata të shpalljes së Pavarësisë.

Komunistëve dhe komandantit të tyre Enver Hoxha u duhej një datë tjetër për çlirimin dhe jo ajo e 28 Nëntorit e cila është Dita e Pavarësisë dhe e Ismail Qemalit

Nëse historianët  dhe socialistët e pinjollët nostalgjikë të komunizmit nuk bien dakord që ta pranojnë 28 Nëntorin si Ditë e Çlirimit atëhere të vendoset si Ditë e Çlirimit, 17 Nëntori, dita e clirimit të Tiranës.

Socialistë dhe historianë jopolitikë nderoni dhe njihni 28 Nëntorin si Ditë Çlirimi nga fashizmi se ajo është e vërteta, pasi kjo datë si ditë çlirimi   u festua edhe me 28 Nëntor 1944 edhe nga vetë çlirimtarët , dhe jo 29 Nëntorin që e vendosën më vonë komunistët për motive politike, ideologjike,proletare, komuniste. Lufta partizane në Shqiperi ishte luftë çlirimtare ose të paktën si e tillë filloi dhe se  partizanët morën armët për liri dhe jo për komunizmin, dhe ajo luftë ishte e drejtë dhe në anën e duhur të historisë, luftë në aleancën anglo-sovjeto-amerikane, pra të kësaj aleance “demokratiko-komuniste” kundër nazifashizmit.Pra, aleatë në atë luftë kundër fashizmit ishin vëndet demokratike perendimore me Bashkimin komunist sovjetik.

Luftën partizane të vëndeve të pushtuara nga nazi-fashistët e mbështetën edhe SHBA dhe Britania e Madhe. Kjo është e vërtetë  e pamohueshme.

Mirëpo komunistët dhe “intelektualët” komunistë edhe historinë  e kanë shkruar dhe vlerësuar  nën këndvështrimin komunist, edhe historinë e kanë shkruar dhe “ndrequr” politikisht sipas interesit ideologjiko-politik të tyre , ata kanë shpallur heronj  komunistë shqiptarë  dhe internacionaslistët sllavë dhe si  tradhtarë nacionalistët e partriotët shqiptarë.

 

 

Tjetër gjë është lufta nacionalclirimtare dhe tjetër gë është diktatura komuniste. Ishte e pashmangshme që pas mbarimit të Luftes së Dytë Botërore që në pushtet të vinin forcat luftarake që luftuan kundër fashizmit.

Deri këtu dakord.

Por e keqja erdhi pasi në vëndet e Europës Lindore dhe në Shqipëri pas çlirimit u instaluan diktaturat komuniste.

Komunistët edhe “intelektualët” komunistë edhe historinë  e kanë shkruar dhe vlerësuar  nën këndvështrimin komunist.

Socialistë dhe historianë shqiptarë mos mbartni akoma ideologjizmat dhe falsifikimet historike të komunizmit por tashmë duhet pranuar e vërteta historike.

Nëse pretendoni se jeni ndarë nga komunizmi respektoni sakrificat dhe luftën çlirimtare partizane për liri e cila është tjetër gjë si luftë për çlirim kombëtar, është vlerë historiko-kombëtare e pamohueshme.

 

Çdo luftë për liri dhe çlirim është vlerë kombëtare dhe ajo duhet të respekrohet,festohet dhe të nderohet.

.

Dita e Çlirimit e Shqipërisë si dita e largimit i ushtrisë naziste duhet festuar 28 Nëntori dhe jo 29 Nëntori pasi kjo ditë,pra 28 u festua si ditë e clirimit, por më pastaj udhëheqja e politike e Partisë Komuniste e ndryshuan atë dhe vendosën 29 Nëntorin. Dhe këtë date,  si ditë e çlirimit u festua në diktaturën e komunizmit ku më shumë oshëtinte e dëgjohej  nëpër tribuna, takime,aktivitete  e parada internacionalja socialiste se sa Himni Kombëtar Shqiptar

ENVER HOXHA DHE  PARTIA KOMUNISTE E SHFRYTËZUAN LUFTËN DHE SAKRIFICAT PARTIZANE DHE INSTALUAN DIKTATURËN E URRYER KOMUNISTE.

Me ardhjen e demokracisë dhe me rënien e komunizmit , kjo datë u ndryshua dhe u rivendos përsëri 28 Nëntori si ditë e çlirimit.  Këtë nuk e pranuan socialistët dhe shumica e veteranëve të Luftës  nacional-çlirimtare, me pretekstin  sikur mohohej Lufta.

Jo, përkundrazi data 28 Nëntor si ditë e çlirimit e vlerëson jashtëmase Luftën Çlirimtare. Sepse nuk po  mohohej  lufta partizane, por po  vleresohej ajo gjithëshqiptarisht duke respektuar e nderuar faktin se lufta clirimtare identifikohej me atë partizane-çlirimtare, duke e njohur si datë të çlirimit pikërisht meritën  se për atë ditë luftuan dhe liria erdhi nga lufta partizane.

Këtë datë duhej ta kishin pranuar të gjithë shqiptarët, sepse anulimi nga socialistët i 28 Nëntorit dhe  heshtja intelektuale e historianëve dhe akademikëve  i vendos ata në një plan me ata të cilët e anuluan 28 Nëntorin si festë pasi ajo u festua kur ajo u festua si ditë clirimi me 28 Nënror  vitin 1944.

Nryshimi i ditës së clirimit nuk u bë nga clirimtarët por u bë nga komunistët,sepse ashtu deshi Partia Komuniste, interesi i saj  politik, që vendosi më pastaj diktaturën dhe regjimin komunist.

Ndryshimi i kësaj date nga komunistët u bë edhe për faktin se revolucioni komunist , e reja internacionaliste donte që edhe tërë historinë kombëtare shqiptare të komunistifikonte. Nuk donin komunistët që Ditën e Çlirimit ta festonin në një ditë me atë të Shpalljes së Pavarësisë,sepse komunistët donin që historia të mësohej sikur ajo fillon me clirimin dhe me me triumfin e komunizmit.

Komunistët nuk donin 28 Nëntorin si ditë clirimi sepse ata e dinin se në këtë datë shqiptarët kudo, jo vetëm në Shqipëri por edhe në trojet jashtë saj dhe në diasporë e kudo do festonin 28 Nëntorin e Pavarësisë si ngjarjen më të madhe kombëtare të shqiptarëve, dhe komunistët e dinin këtë fakt, dhe kjo do ta eklipsonte dhe zhvlerësonte revolucionin  komunist të diktaturës që komunistët vendosën pas clirimit të Shqipërisë.

Vendosja nga komunistët e 29 Nëntorit si ditë e clirimit i koresapondon me ditën e formimit të federatës së  ishJugosllavisë që është 29 Nëntori i vitit 1943. Pra, kjo duket sikur  është një ditë clirimi e vendosur edhe  si shprehje e respektit të komunistëve shqiptarë dhe diktatorit  ndaj bashkim-vëllazërimit me jugosllavët dhe si mirënjohje për Partinë Komuniste Jugosllave për ndihmën e saj për formimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Edhe sikur ta zëmë se Shqipëria u clirua me 29 Nëntor, “filozofët” komunistë injorantë duhet të ishin menduar mirë që të mos e vendosnin politikisht 29 Nëntorin si ditë të clirimit por ta linin 28 Nëntorin e Pavarësisë ose ditën e clirimit të Tiranës.

Është në nder dhe në respekt të luftës clirimtare që të festohet 28 Nëntori 1944 si ditë e clirimit, Kjo për faktin se 28 Nëntori i vitit 1944, kjo është edhe e vetetea  pasi edhe Enver Hoxha ka deklaruar se :

“Në çdo 28 Nëndor është derdhur gjak i bijve heroikë që përlesheshin me bajonetat e okupatorit e të tradhëtorëve. Dita e flamurit u bë dita dy herë e shejtë, dita e çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar”. (Siç – Enver Hoxha – Nga fjala e mbajtur në Tiranë ditën e 28 Nëndorit 1944).

Pra si ditë e clirimit duhet të merret ajo e vërteta, dhe ajo e cila do ishte më e pranueshmja nga të gjithë shqiptartët që është 28 NËNTORI I VITIT 1944. Nuk kishte pse kur erdhën socialist në pushtet , nuk duhej që ata ta rikthenin si ditë clirimi 29 Nëntorin . Kjo pë faktin se edhe ata të cilët nuk janë dakord me 29 Nëntorin , ata meqenëse e njohin me të drejtë 28 Nëntorin si Ditë të Çlirimit, ata po e pranojnë dhe po e respektojnë luftën clirimtare si meritore të clirimit .Si dhe tjetra meqenëse 28 Nëntori është edhe dita e pavarësisë së vitit 1912,, 28 nëntori i dytë i vitit 1944 është Dita e Çlirimit ,pra edhe e rifitimit të Pavarësisë nga pushtuesit nazifashistë.

Çdo shtet dhe komb do ta kishte festuar dhe do ndjehej i mrekulluar që në një ditë të kishte edhe festën kombëtare të pavarësisë , edhe atë të clirimit. Vendosja e ditës së clirimit e datës 29 Nëntor u bë nga komuistët, pasi ata e ndjeni se festimi i të dy festave në një ditë atyre nuk do u pëlqente ,pasi komunistët më të rëndëishëm kanë ideologjinë dhe revolucionin komunist se sa 28 Nëntorin e vitit 1912.Shqiptarët kudo që janë do festonin për Pavarësinë kombëtare si ngjarjen më madhore në historinë tonë kombëtare, ashtu sikurse që është festuar gjithmonë. Komunistët synonin që si festa më e madhe të ishte triumfi i revolucionit proletar,e ngadhnjimit te revolucionit marksist-leninist, e ideologjisë antinacionaliste dhe prandaj edhe e ndryshuan datën e çlirimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".