Dora e bekuar e presidentit Rugova me miq i vendosën themelet e Kosovës së pavarur

Dora e bekuar e presidentit Rugova me miq i vendosën themelet e Kosovës së pavarur

Gjon Keka

  • 02 December 2024 - 23:38

Shkruan: Gjon Keka


Emri i tij e mbulon epokën më të rëndësishme të historisë së Dardanisë(Kosovës) e që do të mbahet mend përgjithmonë për meritat e larta që ky burrë shteti i nderuar botërisht fitoi gjatë jetës dhe veprës së tij.

Ai padyshim që shfaqi virtytet e vërteta të një dardano-arbërori, të një njeriu të urtë, të një udhëhqësi të mirë e me orientim të qartë europian ,nuk abuzoi kurrë me pushtetin që fati i vuri në duart e tij, kontrolloi veten dhe pasionet e tij, i mbajti ligjet të shenjta të Dardanisë së tij sikur edhe kishte dëshirë ta quante Kosovën -Dardani,e drejtoi Kosovën drejt çlririmit, lirisë dhe pavarësisë me mençuri,urtësi ,durim e vizion të qartë, por mbi të gjitha ai e donte popullin e tij.Poashtu edhe populli e donte atë ,sa ishte gjallë populli e admirojë me zëmër si një njeri i madh ,si një udhëheqës besnik i vendit të tij drejt të ardhmes së sigurtë europiane.

Presidenti i pavdekshëm Ibrahim Rugova e bëri lirinë,pavarësinë dhe miqësinë me ShBA dhe vendet mike europiane si qëllimin më të lartë të përpjekjes së tij dhe fakti i vetëm që ai për shumë vjet e udhëhoqi Kosovën me një reputacion të pashuar dhe i admiruar nga e gjithë bota demokratike. Dora e tij e bekuar më shumë miqë, bekimin e ShBA dhe vendeve mike europiane i vendosën themelet e Kosovës së pavarur;presidenti Rugova është ideatori dhe arkitekti i Republikës së Kosovës,pa të Kosova nuk mund të imagjinohet,sepse ai është shtylla kryesore e Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë së Kosovë.

Presidenti Rugova ishte një njeri me kulturë intelektuale të vërtetë dardane dhe europiane,prandaj edhe nuk e kuptuan të gjithë ,sikur gjithmonë njerëzit e mëdhenjë nuk i kanë kuptuar përgjatë historisë shumë popujë.

Ai donte ta kthente Dardaninë e tij në rrjedhën e kulturës dhe udhës së natyrshme europiane dhe sa ishte gjallë u mundua ta mbantë këtë vijë të palëkundër të tij me familjen europiane aty ku edhe Kosova në të ardhmen do të ketë vendin e saj dhe në marrëdhenie të ngushta me ShBA ,pa të cilat Kosova nuk do të mund të ishte e fortë dhe e mbrojtur ndërkombëtarisht si nga brenda ashtu edhe jashtë.

Ai ishte një njeri i matur, i moderuar,pakorruptueshëm, i durueshëm, por me vizion të qartë si burrë shteti dhe shprehimisht mund të them se Kosova ishte më e fuqishme nën udhëheqjen e tij.

Fakti që shqiptarët e Dardanisë(Kosovës) e ndjenin humbjen e tij shumë të dhimbshme dhe gjithmonë i kujtojnë me shumë mall virtytet e tij, sigurisht që na tregon se karakteri i tij ishte ndoshta krejtësisht i pastër dhe do të qëndrojë para nesh pa njollë gjithmonë.

Dhe krejt në fund rënia e Kosovës që pas vdekjes së tij e deri më sot është rezultat i kësaj ,nga fakti se gjithçka që Presidenti Ibrahim Rugova i kishte këshilluar të bënin sa ishte gjallë ,madje ai ishte bërë vetë shëmbull i udhës që Kosova duhet të ndjek si nga brenda ashtu edhe në raport me miqtë, aleatët dhe integrimin në familjen europiane, ata e bënë të kundërtën pas vdekjes së tij,kjo mund të shihet edhe sot tepër qartë

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".