Mos e përdorni Myrveten sall për fotografi e për fasadë: Kujtoni dhe ndëroni heroinën me veprme, jo me fjalë boshe, jo me retorikën parazgjedhore

Mos e përdorni Myrveten sall për fotografi e për fasadë: Kujtoni dhe ndëroni heroinën me veprme, jo me fjalë boshe, jo me retorikën parazgjedhore
Mos e përdorni Myrveten sall për fotografi e për fasadë: Kujtoni dhe ndëroni heroinën me veprme, jo me fjalë boshe, jo me retorikën parazgjedhore

Gezim Mekuli

  • 05 December 2024 - 07:00

Shkruan: Gëzim Mekuli

Në këtë 25-vjetor të rënies heroike të çikës sonë Mervete Maksutajt, shqiptarët ndalen për të kujtuar vajzën e re të Kosovës, e cila dha jetën për liri, dinjitet, pavarësi, bashkim dhe drejtësi.

Shtrohet pyetja: 𝙨𝙖 𝙨𝙞𝙣𝙦𝙚𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩 𝙥𝙤 𝙠𝙪𝙟𝙩𝙤𝙟𝙢𝙚̈ 𝙨𝙖𝙠𝙧𝙞𝙛𝙞𝙘𝙚̈𝙣 𝙚 𝙨𝙖𝙟? 𝘼 𝙢𝙤𝙨 𝙫𝙖𝙡𝙡𝙚̈ 𝙝𝙚𝙧𝙤𝙣𝙟𝙩𝙚̈ 𝙩𝙖𝙣𝙚̈, 𝙨𝙤𝙩 𝙝𝙚𝙧𝙤𝙞𝙣𝙖 𝙟𝙤𝙣𝙚̈, 𝙥𝙤 𝙥𝙚̈𝙧𝙙𝙤𝙧𝙚𝙩 𝙥𝙚̈𝙧 𝙧𝙚𝙩𝙤𝙧𝙞𝙠𝙚̈ 𝙥𝙖𝙧𝙩𝙞𝙖𝙠𝙚 𝙣𝙜𝙖 𝙖𝙩𝙖 𝙦𝙚̈ 𝙩𝙧𝙖𝙙𝙝𝙩𝙪𝙖𝙣 𝙞𝙙𝙚𝙖𝙡𝙚𝙩 𝙥𝙚̈𝙧 𝙩𝙚̈ 𝙘𝙞𝙡𝙖𝙩 𝙪 𝙙𝙚𝙧𝙙𝙝 𝙜𝙟𝙖𝙠𝙪?

Të nderuar lexues,

Opozita në Prishtinë, e zhytur deri n'fyt në manipulime dhe interesa të ngushta personale, sot na mban 'fjalime prekëse' e me plot emocion, ndërsa sulmon me turr qeverinë Kurti që po përpiqet të mbrojë Pavarësinë e vendit nga një Serbi agresive dhe shumë armiqësore.

Ju që akuzoni politikat larghedhëse të Albin Kurtit për përpjekje për të vendosur demokraci në veri të Kosovës, a e dini çfarë po bëni? Ju nuk sulmoni thjesht një kryeministër; ju po i ktheni shpinën idealeve të çikës sonë Myrvetes; e që ju sot, hajnisht, po e përdorni ditëvrasjen e vajzës sonë 21 vjeçare për fushatë t'uaj parazgjedhore.

Historia botërore na ka treguar shembuj të qartë: kur opozitat e papërgjegjshme dhe akademitë e heshtura bashkëpunojnë me forca të errëta, ato e marrin në qafë vendin e tyre. Le të kujtojmë Francën e Luftës së Dytë Botërore, kur disa liderë politikë dhe intelektualë bashkëpunuan me regjimin Vichy, duke dëmtuar lirinë e popullit të tyre.

𝘼 𝙣𝙪𝙠 𝙥𝙤 𝙣𝙙𝙤𝙙𝙝 𝙚 𝙣𝙟𝙚̈𝙟𝙩𝙖 𝙜𝙟𝙚̈ 𝙨𝙤𝙩 𝙣𝙚̈ 𝙆𝙤𝙨𝙤𝙫𝙚̈, 𝙠𝙪𝙧 𝙤𝙥𝙤𝙯𝙞𝙩𝙖 𝙨𝙝𝙚̈𝙧𝙗𝙚𝙣 𝙨𝙞 𝙢𝙚𝙜𝙖𝙛𝙤𝙣 𝙥𝙚̈𝙧 𝙞𝙣𝙩𝙚𝙧𝙚𝙨𝙖𝙩 𝙦𝙚̈ 𝙙𝙤𝙗𝙚̈𝙨𝙤𝙟𝙣𝙚̈ 𝙨𝙝𝙩𝙚𝙩𝙞𝙣 𝙣𝙚̈ 𝙘̧𝙖𝙨𝙩𝙚𝙩 𝙢𝙚̈ 𝙠𝙧𝙞𝙩𝙞𝙠𝙚?

Mediat dhe akademikët shqiptar, që duhej të ishin zëri i së vërtetës dhe ndërgjegjja kombëtare, kanë zgjedhur heshtjen ose propagandën e vitit 1981. Ata që duhej të ngrinin zërin kundër manipulimeve dhe përçarjes kombëtare, kanë kthyer sytë nga "miqtë ndërkombëtarë", duke harruar se liria fitohet dhe ruhet me djersë e gjak, jo me puthje dore të secilit diplomat, pa dallim! Heshtja e juaj është një akt gatitradhtie ndaj dëshmorëve si Myrvete Maksutaj, e cila nuk luftoi për karrierat e askujt e as për aleancën e askujt, por për kombin shqiptar dhe të ardhmen e Kosovës politike.

𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,

Mervetja nuk do heshtje dhe as lot krokodili; ajo kërkon veprime. Ajo luftoi për një Kosovë ku politika nuk do të ishte lojë e ndyrë interesash, por shërbim i pastër për popullin; për shtetin. Sot, kur opozita po e sulmon qeverinë në momentet më kritike, nuk po e godet thjesht një person apo një parti, por po e rrezikon seriozisht thelbin e pavarësisë së Kosovës.

𝘼 𝙣𝙪𝙠 𝙥𝙤 𝙣𝙙𝙤𝙙𝙝 𝙚 𝙣𝙟𝙚̈𝙟𝙩𝙖 𝙜𝙟𝙚̈ 𝙨𝙤𝙩 𝙣𝙚̈ 𝙆𝙤𝙨𝙤𝙫𝙚̈, 𝙠𝙪𝙧 𝙤𝙥𝙤𝙯𝙞𝙩𝙖 𝙨𝙝𝙚̈𝙧𝙗𝙚𝙣 𝙨𝙞 𝙢𝙚𝙜𝙖𝙛𝙤𝙣 𝙥𝙚̈𝙧 𝙞𝙣𝙩𝙚𝙧𝙚𝙨𝙖𝙩 𝙦𝙚̈ 𝙙𝙤𝙗𝙚̈𝙨𝙤𝙟𝙣𝙚̈ 𝙨𝙝𝙩𝙚𝙩𝙞𝙣 𝙣𝙚̈ 𝙘̧𝙖𝙨𝙩𝙚𝙩 𝙢𝙚̈ 𝙠𝙧𝙞𝙩𝙞𝙠𝙚?

Hej!

Nuk bëhet shteti duke shkelur mbi heronjtë e tij. Nuk ndërtohet demokracia duke përdorur varret e dëshmorëve për vota, fotografi dhe pushtet. Ndaj, para se të mbani fjalime për Myrveten, para se të shkruani në facebook për Myrveten pyetni veten: a po e mbani gjallë idealin e saj, apo po e tradhtoni?

Një Kosovë me mirëqenie dhe demokratike nuk kërkon sall fjalë të mëdha, por veprime të mëdha – dhe ndershmëri mbi të gjitha; edhe në politikë, pse jo?

Myrvete, na fal Myrvete!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".