Akti kriminal në Ibër-Lepenc për objektiv kishte destabilitetin politik në vend dhe regjenerimin e krizave në rajon

Akti kriminal në Ibër-Lepenc për objektiv kishte destabilitetin politik në vend dhe regjenerimin e krizave në rajon
Akti kriminal në Ibër-Lepenc për objektiv kishte destabilitetin politik në vend dhe regjenerimin e krizave në rajon

Nijazi Halili

  • 06 December 2024 - 07:02

Shkruan: ANALISTI-Prof.dr.Nijazi Halili

Në analizën e krizave, për parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjet e tyre ka shumë rëndësi të njohim edhe tipet e krizave. Përcaktimi i krizave është në jo pak raste objekt debatesh në rrethet e ekspertëve ndërkombëtar. Por, pavarsisht, këtyre debetave. Mendimi më dominues ka qenë që tipet e krizave të klasifikohen në dy grupe: krizat paparashikuara dhe krizat e parashikuara.

 

-Ndërmjet këtyre dy tipave, krizat e paparashikuara përbëjnë më të vështirin. Kjo, sepse, së pari tipi i paparashikuar i krizave përjashton elementin parandalues. Pra, në ketë tip krizash ndërhyrja bëhet vetëm mbasi ato shpërthejnë ose së paku shfaqin shenjat e dukshme të tyre. Kështu, që në teorinë e krizave do të jeni të detyruar të pranojmë tipin e paparashikuar të krizave. Ky tip i krizave, është nga më të rrezikshmit dhe me pasoja nga më të rënda, siç potencon edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtarë Prof.dr.Lisen Bashkurti, në librit e tij, Krizat Ndërkombëtarë.

Lidhur me incidentin në kalalin Ibër-Lepenc, Qeveria e Kosovës në koordinim me forcat e sigurisë së rendit -Policinë e Kosovës, janë duke e kryer punën e tyre, me suksese dhe mbeten shembull në rajon në menaxhimin tyre, pasi dihet se incidenti i shkaktuar në Zubin Potok, hynë në grupin e krizave të paparashikuara, i cili përjashton elemetin parandalues, pra, në ketë tip krizash ndërhyrja bëhet vetëm mbasi ato shpërthejnë ose së paku shfaqin shenjat e dukshme të tyre. Për objektiv ky akt kriminal kishte destabilitetin politik në vend dhe regjenerim e krizave në rajon.

Pastaj, konsideroj se rrruga e vetme për forcimin e sundimit të ligjit dhe rendit, është luftimi i akteve kriminale dhe terroriste me të gjitha mjetet, të cilat posedon Qeveria e Kosoves.

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me forcat e sigurisë së rendit -Policinë e Kosovës, i kanë ndermarr te gjitha veprimet dhe hapat e duhura për minimizimin e dëmeve të shkaktuara pas incidentit të fundit të kryer nga terroristët serb në kanalin e ujit Ibër-Lepencit, të cilat konsiderohen të përmasave të larta katastrofike.

Incidenti në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, ishte i para-përgaditur dhe orkestruar mirë nga Qeveria e Beogradit, dhe për qellim të vetmin kishte destabilizimin politik në rajon, dhe ftohjen e raporteve miqësore me faktorin nderkombëtar.

Për fund, pasi është konstatuar se aktet kriminale ishin kryer nga terroristet serb, bashkësia nderkombëtare kishte dënuar aktin e kryer në Zubin Putok, dhe kishte reaguar menjëher se akteret e krimit mbi kanalin e ujit Ibër-Lepenc, duhet të dalin sa më parë para organeve të drejtesisë dhe të marrin denimin e merituar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".