Kauza e shqiptarëve është antikorrupsioni, shteti ligjor dhe Veting-u i politikës, ndërsa politika aktuale është antiteza e tyre
Skender Kapiti
Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti
Gjëndja se ku ka rënë sot shteti shqiptar dhe demokracia , shkaqet për këtë gjëndje janë politika e vjetër e tranzicionit, janë korrupsioni dhe padrejtësia, pra keqfunksionimi i shtetit ligjor.Sot kauza e shqiptarëve është antikorrupsioni, demokracia,antikrimi dhe ndërtimi e funksionimi i shtetit ligjor.
Në mbështetje të kauzës së shqiptarëve janë SHBA-të dhe SPAK-u. Kundër kauzës së shqiptarëve është politika shqiptare, është interesi i saj. Antikauza e shqiptarëve janë Partia Socialiste e qeveria Rama,si qeverisje dhe pushtet i zhytur në korrupsion, dhe si kauzë i PS-së është mbajtja e pushtetit dhe korrupsionit, kurse shumica e demokratëve në këto 3-4 vite si kauzë patën sigurimin e deputetëvë të saj të mandatit të deputetit, kauzën antiSPAK dhe për Berishën kryetar të PD-së, dhe jo për të marrë pushtetin.
Prandaj është koha që të vijë në pushtet një politikë e sinqertë me popullin e vet dhe besnike e SHBA-ve, një politikë që do u shërbejë shqiptarëve dhe kauzës kombëtare, interesit kombëtar dhe shoqërisë shqiptare, luftës kundër krimit e korrupsionit dhe integrimit euroatlantik, një politikë që ta ndajë dhe ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".