Faza më e rëndësishme e menaxhimit të krizave është procesi i ndërtimit të paqes!

Faza më e rëndësishme e menaxhimit të krizave është procesi i ndërtimit të paqes!
Faza më e rëndësishme e menaxhimit të krizave është procesi i ndërtimit të paqes!

Nijazi Halili

  • 14 December 2024 - 13:26

Shkruan: ANALISTI-Nijazi Halili

Faza më e rëndësishme e menaxhimit të krizave është procesi i ndërtimit të paqes, ose siç quhet ndryshe post-kriza. Komponentët e pas krizës ose të ndërtimit të paqes mbas zgjidhjes së konfliktit janë në fund të fundit qëllimi kryesor final i menaxhimit. Nga historia, teoria dhe praktika e përgjithshme e pas krizave ose e ndërtimit të paqes na rezultojnë pesë faza të domosdoshme për t'u konsideruar në këtë moment krucial për përfundimin e krizës dhe hapjen e perspektivës për paqe të qëndrueshme: Së pari, analiza e situatës post-konfliktit; Së dyti, bashkëpunimi me struktura dhe organizata rajonale; Së treti, siguria e personelit menaxhues të pas krizës; Së katërti, financimi; Së pesti, transferimi i menaxhimit të paqes nga ndërkombëtarët te lokalët.

Analiza e situatës post-konfliktuale është faza e parë shumë specifike për të hyrë në periudhën e post-krizës.

Thelbi i analizës konsiston në saktësinë për të definuar që kriza ka kaluar, janë eleminuar, faktorët janë balancuar. Ndryshe kriza nuk mund quhet e kapërcyer ose mund të konsiderohet e rikthyeshme. Sipas njohësit të marrëdhënive nderkombëtare, profesorit Lisen Bashkurti, analiza e saktë i hapë rrugë një periudhe përfundimtare të perspektives pas krizës, kurse në anën tjetër, analiza e pasaktë mund të riciklojë elementet e krizës dhe të dëmtoj rëndë imazhin e faktorëve menaxhues të saj, duke shtyer kështu në kohë post-krizën, pra paqen.

Mbasi është bërë e saktë analiza dhe është arritur në konkluz realiste që tanimë kriza ka mbaruar dhe nevojitet të hyhet në një fazë të re, në atë të post-krizës, atëhëre ndërtohen strategji, taktika, plan veprimit dhe strukturat që do të përdoren për këtë periudhë.

Bazuar në pervoja të shumta të post-krizave, ekspertë ndërkombëtarë mendojnë se edhe në këtë fazë është me dobi të vijojnë prezenca dhe kontributi i operacioneve paqe-ndërtuese dhe paqe-ruajtëse (peace building, peace-keeping). Këto struktura nevojiten që të konkludojnë përpjekjet për identifikimin mbështetjen e strukturave, të cilat do të konsolidojnë paqen, të nxitin sensin e besimit ndërmjet njerëzve dhe të perspektivës s mirëqenies për to.

Këto operacione, mund të bëjnë marrëveshje me struktu civile vendore për një sërë masash të përshkallëzuara që stabilizojn e normalizojnë situatën e pas krizës. Kështu, operacionet e mësipërme mund të vijojnë të shërbejnë për të kontribuar në procesin e vështirë të çarmatimit të ish palëve në konflikt. Pa çarmatim nuk ka garanci stabiliteti e paqe. Ky proces kërkon edhe forcë, edhe ekspertizë dhe neutralitet politik. Ndaj strukturat operacionale paqe-ndërtuese dhe paqe-ruajtëse janë më adekuate për këtë proces të vështirë.

Operacionet mund të shërbejnë për të vendosë rregullin e domosdoshëm përkundër kaosit të kohës së krizës. Ndër masat për të restaurimin e rregullit mund të renditen ngritja e regjimi doganor e kufitar, shkatërrimi i armëve e municioneve të shumta dhe të rrezikishme, ndihma për rikthimin e refugjatëve në vendin e tyre.

Në periudhat e mbas luftrave e konflikteve ndërkombëtare, ndërtimi i paqes të qëndrushme të post-krizës është i këshillueshëm të marrë trajtën e një projekti bashkëpunues në nivel ndërkombëtarë dhe kombëtare, pra në nivel kooperimi multilateral dhe në nivele ndërinstitucionale lokale. Depresioni është armiku më i madh i postkrizave. Shpresa është aleati më i madh i postkrizave. Por, shpresa dhe besimi nevojitet hap pas hapi të shoqërohen edhe me projekte konkrete. Shpresa e pashoqëruar me projekte shuhen dhe konverteohen ne depresion. Rikthimi i depresionit është me pasoja fatale për restaurimin e paqes dhe nxitjen e zhvillimit. Përpilimi i projekteve konkrete janë për shpresat e optimizmin njerëzor postraumatik si fotosinteza për vegjetacionin. Duke folur për ketë faze të postkrizes, Dr.Butros Ghali shkruan…”Diplomacia parandaluese është për të shmangur krizat, ndërtimi i paqes pas konflikteve është për të parandaluar përsëritjen e krizave”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".