Bllokimi i institucioneve nuk është veprim i drejtë, pavarësisht se nga cila parti vjen ai

Bllokimi i institucioneve nuk është veprim i drejtë, pavarësisht se nga cila parti vjen ai
Bllokimi i institucioneve nuk është veprim i drejtë, pavarësisht se nga cila parti vjen ai

Nue Oroshi

  • 27 December 2024 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Unë mendoj se nuk duhet të bllokohet themelimi i institucioneve të Republikës së Kosovës. Çdo parti politike që kërkon votën e qytetarëve të Kosovës, e kërkon atë me dëshirë.

-Në këtë aspekt, duhet ta bartë edhe përgjegjësinë institucionale. Kur them përgjegjësinë institucionale, kjo do të thotë që duhet të zgjedhë në bazë të rezultatit apo ofertës që i afrohet, duke vendosur nëse do të hyjë në qeveri apo do të kalojë në opozitë për katër vitet e ardhshme.

Bllokimi i institucioneve nuk është veprim i drejtë, pavarësisht se nga cila parti vjen ai. Grupet politike që formojnë shumicën, ato duhet ta udhëheqin Qeverinë. Natyrisht, sipas rregullave, i takon partisë së parë të bëjë propozimin për formimin e institucioneve. Nëse ajo dështon, duhet të tentojë partia e dytë ta bëjë shumicën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".