Lexoni edhe:
Vetëvendosje duhet të përgatitet për befasi në zgjedhjet e 9 shkurtit
Pikat kryesore të javës me analistin Prof.dr Eshref Ymeri
A mund të jetë shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë një zgjidhje e qëndrueshme, apo është një opsion i rrezikshëm që mund të shkaktojë tensione të mëtejshme në rajon.
Eshref Ymeri: Udhëheqja e Republikës së Dardanisë duhet të sqarojë publikisht mbarë qytetarët se kush e kërkon shkëmbimin e territoreve? Serbët e Republikës së Dardanisë, apo Beogradi? Nëse e kërkon Beogradi, atëherë atij i duhet dhënë një përgjigje negative në mënyrë të prerë. Nëse shkëmbimin e territoreve e kërkojnë vetëm serbët që banojnë në Republikën e Dardanisë, atëherë autoritetet shtetërore në Prishtinë duhet të organizojnë një Kuvend, me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të komunave serbe, të shoqëruar edhe me përfaqësues nga radhët e banorëve të atyre komunave. Në atë Kuvend, autoritetet e Prishtinës duhet t’u deklarojnë serbëve se gjatë masakrimit të popullit shqiptar nga kriminelët serbë në vitet e luftës, banorët serbë kanë bashkëpunuar ngushtë me ushtrinë fashiste serbe në të gjitha krimet që ajo pati kryer në periudhën mes viteve 1991-1999. Prandaj serbët duhen pyetur nëse dëshirojnë të jetojnë në Republikën e Dardanisë, si qyetar të saj, me të gjitha të drejtat që gëzojnë edhe qytetarët shqiptarë. Nëse nuk dëshirojnë, të largohen për në Serbi.
Në periudhën korrik-dhjetor 1999, kam qenë katër herë në Dardani, tri herë kam qenë përkthyes i një grupi gazetarësh nga Ukraina, kurse një herë kam qenë përkthyes i një grupi gazetarësh nga Rusia.
Gjatë asaj kohe kam dëgjuar me veshët e mi rrwfime të banorëve shqiptarë për bashkëpunimin e serbëve me kriminelët e ushtrisë serbe. Për ato rrëfime pata mbajtur shënime, të cilat po jua përcjell me attachment dhe, nëse dëshironi, mund t’i botoni në Portalin tuaj. Pra, për ta përmbyllur këtë pikë, dëshiroj të theksoj se krijimi i asociacionit është shpërblim për Serbinë fashiste dhe ndëshkim për Dardaninë-viktimë.
Vetëvendosje duhet të përgatitet për befasi në zgjedhjet e 9 shkurtitLexoni edhe:
A është ndikimi i Donald Trump në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë i mjaftueshëm për të tejkaluar problemet e thella politike dhe ndërkombëtare që ekzistojnë mes dy vendeve?
Eshref Ymeri: Republika e Dardanisë nuk duhet të ushqejë kurrfarë shpresash te Donald Trampi, i cili njihet si antishqiptar. Se kush është Trampi në qëndrimin ndaj Republikës së Dardanisë, unë kam folur me gjuhën e fakteve në dy Esetë e mia, të botuara në internet katër vjet më parë:
E para: “Antishqiptarin e regjur e larguan nga Shtëpia e Bardhë” (20 janar 2021).
E dyta: “Servilrojat shqiptare në shërbim të Trampit” (27 janar 2021).
A po përdor Vuçiqi çështjen e Kosovës si një mjet për të larguar vëmendjen nga protestat dhe krizën politike në Serbi?
Eshref Ymeri: Sigurisht që krimineli Vuçiç e përdor kartën e Republikës së Dardanisë si mjet për të larguar vëmendjen nga protestat dhe kriza politike në Serbi. Dhe sigurisht që ai nuk mund të veprojë ndryshe, sepse po të nxjerrë nga goja qoftë edhe një shprehje të vetme për njohjen e Republikës së Dardanisë si shtet i pavarur dhe sovran, atëherë atë e pret fati i Zoran Xhinxhiçit, i cili hëngri plumbin më 12 mars të vitit 2003.
Nënkuptohet vetvetiu që krimineli Vuçiç, me fushatën e tij të pandërprerë kundër Republikës së Dardanisë, mundohet që ta fashitë krizën politike që ka shpërthyer në Serbi, aq më tepër që në atë fushatë, ai ka përkrahjen e shumicës dërrmuese të popullit shovinist serb, i cili të kujton shovinizmin e shumicës dërrmuese të kryebanditit të Kremlinit Putin për krimet që po kryen ushtria e tij fashiste në Ukrainë, paçka se deri tani në Ukrainë janë vrarë 784 mijë ushtarë dhe oficerë rusë dhe delepopullit rusë nuk i bën kurrfarë përshtypjeje një poshtërim kaq i rëndë i “madhështisë” së Rusisë.
A është e mundur që Lëvizja Vetvendosje të ruajë këtë përparësi të theksuar deri në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, apo mund të ketë një ndryshim të papritur në balancën politike të Kosovës?
Eshref Ymeri: Në bindjen time, Lëvizja Vetëvendosje do ta ruajë këtë përparësi të theksuar deri në zgjedhjet e 09 shkurtit 2025, sepse, duke pasur parasysh që Lëvizja në fjalë, në aleancë edhe me Lëvizjen “Guxo”, gjatë katër vjetve të kaluar, ka përfaqësuar formacionin politik më dinjitoz pas kryetradhtarit Hashim Thaçi dhe mashës së tij Isa Mustafa, të dy shërbëtorë të fëlliqur të Beogradit. Shumica dërrmuese e popullit dardan, normalisht, duhet të jetë e bindur plotësisht në drejtësinë e qeverisjes së Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani, në qëndrimin e tyre burrëror kundër Serbisë fashiste. Qeverisja e tyre merr një rëndësi edhe shumë më të madhe në kushtet e tanishme, kur misionarët dhe ambasadorët sorosistë amerikanë, qoftë në Prishtinë, qoftë në Beogradë, ashtu edhe politika brukseliste, janë rrehtuar tërësisht në krah të Serbisë fashiste me sanksionet që i kanë vënë Republikës së Dardanisë. Për këto arsye, është e pamundur të ketë ndonjë ndryshim të papritur në balancën politike pas 09 shkurtit 2025, sepse vetë zgjedhësit dardanë janë dëshmitarë të qëndrimit antikombëtar të opozitës thaçiste, si agjenturë e Beogradit.
A mund të zgjidhet me sukses problemi i furnizimit me energji elektrike nëpërmjet angazhimit të KOSTT dhe KEDS, apo është ky një problem struktural që kërkon një reformë më të thellë në sektorin energjetik?
Eshref Ymeri: Domosdo që çështja e furnizimit me energji elektrike është detyrë e drejtpërdrejtë KOSTT dhe KEDS. Megjithatë, ristrukturimi në sektorin energjetik duhet të jetë përherë në qendër të vëmendjen së qeverisë. Në të njëjtën kohë, të gjithë punonjësit e këtij sektori me rëndësi jetike për mbarë popullsinë, duhet të jenë në kontakte të përhershme me njerëzit, në fshat dhe në qytet, për t’u edukuar ndjenjën e kursimit në konsumimin e energjisë elektrike, cilën duhet ta konsiderojnë si pasurinë vet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".