Vuçiçi është një prodhim politik i ideve të Sheshelit dhe Millosheviçit

Vuçiçi është një prodhim politik i ideve të Sheshelit dhe Millosheviçit
Vuçiçi është një prodhim politik i ideve të Sheshelit dhe Millosheviçit

Nue Oroshi

  • 04 January 2025 - 08:29

Pikat kryesore të javës me analistin Nue Oroshi

A mund të jetë shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë një zgjidhje e qëndrueshme, apo është një opsion i rrezikshëm që mund të shkaktojë tensione të mëtejshme në rajon?

Nue Oroshi: Fillimisht dua t´iu them se një shtet sovran i cili është i pranuar ndërkombtarishtë nga më shumë se njëqind shtete nuk mund ti ndryshoj kufijtë e saj vetëm se i ka qëlluar fatkeqësi që ta ketë një shtet fqinjë që është shtet i ndërtuar nga politikat e tij pushtuese dhe shoviniste siç është Serbia. Nëse tentohet të bëhet ndryshimi i kufinjve atëherë ai do ti prekë së paku katër shtete. Do ta prekë Serbinë,Malin e Zi, Maqedoninë por edhe Shqipërinë se duhët rikthyer Shqipërinë në 74.000 kilometra katror siç ishte në kohën e kryeministrit Mustafa Krujës,Kapidan Mark Gjon Markut,Xhafer Devës, e profesor Ernest Koliqit. Nëse fillohet loja politike me kufijë atëherë Kosova,Gjysma e Maqedonisë,një pjesë e mirë e Malit te Zi, një pjesë e mirë e Serbisë siç është Kosova Lindore se bashku me Sanxhakun duhet ti kthehët Shqipërisë.Atëherë do të kemi qetësi politike. Sa jemi të përgaditur ne shqiptarët për marrjen e teritoreve që na takojnë kjo mbetët të shihet. Unë e di se një pjesë e mirë e popullit shqiptarë janë të gatshëm për këtë veprim. Këtë nuk mund ta them për politikanët të cilët në rend të parë e kanë pushtetin dhe çështjet e tyre private sesa çështjen kombëtare.

 

Image

A është ndikimi i Donald Trump në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë i mjaftueshëm për të tejkaluar problemet e thella politike dhe ndërkombëtare që ekzistojnë mes dy vendeve?

Nue Oroshi: Donald Trump është një politikan shumë konkret. Ai është shumë konkret në zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.Unë mendoj se problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është problem i dy shteteve. Këtu problemin kryesor e shkakton Serbia.Kurse shteti i Kosovës është në rrugën e saj të ndërtimit të shtetit të pavarur.Në këtë rrugëtim e kemi një cung qindravjeçar në rrugë siç është Serbia. Është Serbia që po i shkakton problemet. Ajo ka pretendime për dëmtimin e shtetit te Kosovës, dhe okupimin e serishëm të pjesëve vitale të Kosovës siç është një pjesë e Mitrovicës dhe disa qytete të tjera. Prandaj politikanët tanë duhët të kenë kujdes që në këtë pikë mos të lëshojnë pe por të jenë të bashkuar në qëndrime. Besoj se kanë mjaftë përvojë të hidhur nga Kufiri me Maqedoninë ku Kosova humbi rreth 1000 hektar tokë, si dhe me Malin e Zi ku Kosova humbi rreth 8.500 hektar tokë.

Image

A po përdor Vuçiqi çështjen e Kosovës si një mjet për të larguar vëmendjen nga protestat dhe krizën politike në Serbi?

Nue Oroshi: Vuçiqi është një prodhim politik i ideve të Sheshelit dhe Millosheviqit. Ai është prodhim i këtyre dy politikanëve kriminalë te Serbisë ku edhe vetë është një politikanë kriminelë që asnjëherë nuk është ndalur të punoj e veproj kundër Republikës së Kosovës. Gjatë gjithë kohës në Serbi kur kishte kriza politike, Kosova është përdorur si mbrojtje apo mburojë për ta mbajtur pushtetin partitë që kanë qenë në pushtet në Beograd.Kurse edhe në anën tjetër partitë që kanë tentuar të vijnë në pushtet në Serbi edhe ata kanë pasur të njëjtën parullë kundër Kosovës. Pavarsishtë se kush do të vjen në pushtet në Serbi e kanë të njëjtin mentalitet politikë kundër shtetit të Kosovës.

Image

A është e mundur që Lëvizja Vetvendosje të ruajë këtë përparësi të theksuar deri në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, apo mund të ketë një ndryshim të papritur në balancën politike të Kosovës?

Nue Oroshi:Ta them të drejën rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë shumë interesantë. Do jetë interesantë për faktin se nuk e kemi asnjë alternativë të re politike.Të katër partitë parlamentare që i kemi sot në Parlamentin e Kosovës të gjitha për 25 vite i kemi pasur në pushtet.Tash i mbetët votuesit të vendos se cila prej këtyre katër partive politike ta voton. Rezultati i VV do të mvaret shumë se sa janë të kënaqur votuesit me qeverisjën e VV. Një faktor tjetër janë edhe votat që i ka sjell në VV Presidentja Vjosa Osmani dhe për shkak të raporteve të prishura në mes të Presidentës dhe Kryeministrit, si dhe reformimit të LDK-së do të rikthehën tek LDK-ja. Nuk duhët të harrojmë se edhe PDK-në e ka goditur bukur mirë me Kandidatin për Kryeministër Bedri Hamzën për profesionalizmit që ka. Mendoj se VV do të jetë parti e parë më një përqindje më të vogël se e ka pas para katër vitesh. Kurse PDK-ja dhe LDK-ja do të rritën dhe më përqindje do të jenë përafërsisht afër njëra-tjetrës. Kurse edhe AAK-ja bashkë me Nismën do ta kalojnë pragun. Një rol të rëndësishëm do ta luan edhe vota e mërgatës. Edhe tek mërgata nuk është ai entuziazmi i para katër viteve. Edhe në mërgatë votat do të ndahën në katër pjesë.

Image

A mund të zgjidhet me sukses problemi i furnizimit me energji elektrike nëpërmjet angazhimit të KOSTT dhe KEDS, apo është ky një problem struktural që kërkon një reformë më të thellë në sektorin energjetik?

Nue Oroshi: Mendoj se problemi i furnizimit me energji elektrike mund të zgjidhet përmes angazhimit të KOSTT dhe KEDS. Nuk mjafton vetëm që qeveria ti përcjell problemin në KOSTT dhe në KEDS. Qeveria nuk është organizatë joqeveritare. Ajo duhët të gjej zgjidhjen. Për rregullimin e këtij problemi Kryeministri, Ministri përkatës i resorit të energjetikës si dhe shefat e KOSTT dhe KEDS duhët të ulën bashkarisht dhe të gjejnë zgjidhjen.Kosova nuk është shtet me 100 milion banorë.Problemi i furnizimit me energji elektrike duhët të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.Kanë kaluar 25 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe ende politikanët tanë që po qeverisin tash e 25 vjet nuk po mund ta rregullojnë një çështje që është e nevojshme për qytetarin e Kosovës, të kenë energji elektrike 24 orë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".