Lexoni edhe:
Kurti: Për shqiptarët, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë
Shkruan: Akademik Hakif Bajrami
Popull i dashur: Zgjedhjet po afrohën sytë hapi këtë herë, Ik prej tinzarëve mos shko me beglerë! Albini është trim, zemrën të bardhë e ka, punëtorët, mësuesit e profesorët, Policinë, ushtrinë dhe shtetin, ka më i forcue dhe më i përkrah! Albini është i ditur dhe i mpreftë si ADEMI, të jemi të lumtur dhe në ballë që e kemi.
Kurti: Për shqiptarët, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parëLexoni edhe:
Nëse Qeveria ka të drejtë, populli është i obliguar ta ndihmoi, dhe e kundërta. Nëse Serbia gjaksore është kthyer në krizë kanceroze, qe një shekull, për veti dhe për Ballkanin, atëherë lufta në Ukrainë dhe në Palestinë sot, duhët studiuar nga çdo detal i mundëshëm dhe me të gjitha mjetët duhët të luftojmë që Qeveria Kurti ta sigurojë edhe një mandat, sepse deri tash është pushteti më produktiv që e ka forcuar faktorin e brendshëm në luftën për shtetin ligjor. Po, do të jetë vështirë vazhdimi i kësaj rruge, sepse Toni Bler dhe Kris Hill me Sorrosin janë bërë këshilltarë të Beogradit. Megjithë këtë, edhe partitë opozitare, Albin Kurti do t` i mund të gjithë, sepse është i përkushtuar dhe i ditur në ndërtimin e shtetit Kosovës; sepse faktorit brendëshëm i jep përparësi, pa e mohuar edhe faktorin e jashtëm e që janë Shtetët e Bashkuara të Amerikës, më shumë se mike, e që peshon në fuqi dhe interesa gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Konsideroi se ALBINI ka bërë përvojë të majftueshme diplomatike, politike dhe filozofike shtetërore, e që është fat për Republikën e Kosovës.
Edhe çka të mësojmë nga historia
Shqiptarët e Kosovës pas vitit 1999 nuk janë më popull pa adresë, që mundet edhe më tutje Serbia t` i propogandojë si popull: pa alfabet, pa gjuhë të shkruar letrare, pa miqë, pa pasur guxim të mbajnë të njejtin emër sikurse shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare. Pra, për pushtetin serbian, shqiptarët e Kosovës duhej të quhëshin shqiptarë (Shiftari- nepër burime), kurse ata të Shqipërisë Bregdetare të quheshin Albanec (Albanci). Nga ky përcaktim ata që arratisëshin nga Shqipëria në Kosovë më 1949-1953, jo rastësisht quheshin Albanecë, edhe nga shqiptarët, kuptohët me imponim të udbashëve si vrasës ordienerë.
Fillim shekulli XIX ishte shumë afër krijimit të Shqipërisë Etnike.E vërteta, pas Pashallëkut të Janinës (…1820), shqiptarët u faktorizuan se kanë grumbulluar aq forcë dhe dituri tradicioanle popullore, sa ta themelojnë një Principatë e cila do t` i qëndrojë përball Stambollit po edhe Athinës, e cila po lëmdejllej për t` u bërë shtet i parë arbanas i kohës së re. Kjo rrethanë, do të shkëputët diku kah viti 1820/21, për t` u plasuar në rredhat e historisë Pashallëku i Shkodrës, i drejtuar nga familja e Bushatlinjëve, e cila do të krijojë histori kombëtare, deri më 1830. Prandaj, i frigësuar nga dy pashallëqët shqiptare (Janinës dhe Shkodrës), Stambolli do ta organizojë plojën më kobzezë, ndaj parisë politike shqiptare në verë të vitit 1830 në Manastir, me që rast për një qast do të vritën në pabesi 500 politikanë shqiptarë. Ky realitet e dezorientoi çështjën shqiptare për tri dekada rresht.
Pas aprovimit të Ligjit mbi vilajetët (më 1864), më 1869 paria e piekur shqiptare nga Stambolli ku vlonte “uji në akull”, do e publikoi idenë që sulltani ta themelojë një Vilajet Shqiptar, i cili do të ishte një berthamë e Principatës shqiptare (shtetit shqiptar), i cili një ditë do të pavarësohët, ashtu si vepruan kombet tjera. E vërteta, shqiptarët kishin aq shumë nepunës të lartë në Perandorinë Osmane, sa që Padishahu pa e shpallur iden e Vilajetit shqiptar, do të friksohët dhe do ta ndalojë çdo mundësi për lindjën e tij.(Shiqo: Program jedinstvene Albanije 1868, në Arkivin e Serbisë, dorëshkrim në gjuhën lashto-sllave, që do të thot se është shkruar nga kori i popave serbian, se si të luftohët shqiptaria. Dokumenti nuk është pabotuar kurrë, posedohët-H.B).
Shqiptarët kishin potencial intelektual për ta drejtuar Perandorinë, e lere më një shtet shqiptar në themelim. Në këtë drejtim, konturat e para për themelimin e shtetit shqiptar i gjejmë te veprimtaria e Mithat Pashës, e cila e arrijti kulmin më 1976. E vërteta, Mithat Pasha ishte një intelektual i arsimuar me origjinë shqiptare. Më 1876 Mit-hat Pasha do të emrohët Vali i Nishit. Pas një kohe të shkurtër Stambollit për nevoja të Perandorisë, do t` ia plasojë Kushtetutën më moderne të kohës, ashtu si ia prezantoi Sami Frashëri Enciklopedinë, me emrin: Kamusul Alam. Në lidhje me këtë realitet, nuk duhet harruar se sekretar i Mit-hat Pashës ishte babai i shtetit shqiptar Ismail Qemal Vlora, i cili me një fytyrë fisnike dhe mendje të ndritur, si e quanin shqiptarët e Sanxhakut Nishit, i ndihmoi Mithat Pashës që shqiptarët e Sanxhakut Nishit të ndihën se janë Shipnia e Vjetër, sepse mbaheshin se nga kryeqendra e tyre kishte lindur Konstandini i Madhë, garantuesi i krishterizmit evropian. Dhe, duke e vrejtur se shqiptarët, në vend se të faktorizohëshin në Janinë (Ali Pashë Tepelena), ose në Shkodër (Mahmut Pashë Bushatlia), tash popullarizimi i Mithat Pashës në Nish, do ta friksojë Stambollin tejmase, prandaj Mithat Pasha me urdhëresë të ambasadës Ruse, dhe agjneturave serbiane, do të internohët, dhe do t`i humbin gjurmët diku Levant. Megjithë këtë shkëputje të parisë politike shqiptare, lufta për të lindur shteti shqiptar nuk do të mungojë.
Koha e Ymer Prizrenit dhe Abdyl Frashërit-koha e Kombit
Myderriz Ymer Prizreni do të hynë në politikë më 1875, sepse e kishte një lidhje “familiare” me Kryengritjën në Bosnje- Hercegovinë, e cila kishte lidhje reflektimi nga Franca, rrevolucioni i së cilës do të provohet e të zgjërohët edhe në Ballkan. Për këtë qëllim, Myderriz Ymer Prizreni më 1877 do ta alarmojë trustin popullor shqiptar se: “Është koha të zgjohemi dhe t`i tregojmë Aziatit se Aranutët e kanë piekur zanatin e kryengritjës, por tash ështëmomenti ta mbiellin farën e shtetit, për t` u bërë komb i rreshkut arbror. Së këndejmi, duke u friksuar kësaj ideje, si kundër peshë se po forcohët Stambolli, ose po krijohët shteti i dytë “musliman” në Evropë, do të lidhët Marrëveshja Rusi-Austro Hungari e 15 janarit 1877, gjithnjë për ndarjën e rroleve të: “Kryqzatës në Ballkan”, si u nominua “Çështja Lindore” në fillim si ide. E vërteta, përpiluesit e Marrëveshjës Budapeshtit do t` i ndajnë detyrat në dy pjesë. Vjena mori obligim për ta ndihmuar Principatën Serbe që të sulmojë me tërë fuqinë pushtetin e Portës në Sanxhakun e Nishit. Ndërsa, Rusia mori për obligim më 15 janar 1877 në Marrëveshjën sekrete të Budapeshitit, t` e ndihmojë Bullgarisë që me luftë t`i afrohët Stambollit. Me që Rusia Cariste ishte e përgagtitur, pa vonesë do t` i shpallë luftë Portës më 23 mars 1877. Dhe, për gjashtë muj luftë agresive, pas rënjës së Plemsë Vogël, ushtria ruso-bullgare do t` i afrohët kufirit që dikur e kishte si zyrtar Bizanti. Kjo do të thot se rrezikohej Stambolli edhe pse Porta-Rusia lidhën Marrëveshje paqesore në Shën Stefan në fillim të marsit 1978.
Në anën tjetër, Principata serbiane, me që nuk ishte e aftë për luftë, tani e ndihmuar nga 600 oficerë të ulët dhe të lartë austriak dhe gjermanë në nivel kryqzate me 32 topa dhe municion adekvat, do të i shpallë luftë Portës më 1 dhjetor 1877. Dhe për 26 ditë, ushtritë serbe, të komanduara nga Franjo Zah, dy gjermanë dhe një rus, pas një lufte kundër shqiptarëve pa armë, do ta festojnë Krishtlindjën në Graçanicë afër Prishtinës më 7 janar 1878. Ky realitet i ri ishte alarm për parinë politike shqiptare, sepse çështja shqiptare po trasferohej në “çështje rreligjioze”. Megjithë këtë kreu politik shqiptar nuk ishte i vetëdishëm se në çfar pozite po kulifikohej, fakt ai që u manifestua në Kongresin e Berlinit, më 13 qershor 1878.
Kriza e muhaxherëve dhqiptarë janar-maj 1878
Kriza e muhaxherëve që u detyruan të arratisën nga 714 katunde të Sanxhakut Nishit dhe Sanxhaku i Pirotit me 6 qytete si pasojë e gjenocidit serbian, e nxiti parinë politike shqiptare që të vihët prap në aksion, për të shpëtuar një popullsi që kishte mebtur rrugëve, pa asnjë strehë banimi. (Shiqo: Ymer Prizreni, Kolibat e muhaxherëve, shkrim me shkronja arabe 1879, në Arkivin e “Hak”-ut). Së këndejmi, organizatorët e Kongresit (Kuvendit) shqiptar, në fund të prillit do të vëndosin që Kuvendi gjithëshqiptar të mbahët në Prizren, më 10 qershor 1878. Kongresi shqiptar peshohej, aq më parë, kur Gjermania me Britaninë, mbetën të paknaqura me politikën ruse dhe paqën në Shën Stefan. Madje edhe Wjena dhe Roma katolike që e kishin në kufi Portën, parimisht do të promovohën në dorë të zgjatur të Gjermanisë, të gatëshme që të futën në kryqzatën (luftën) moderne, pa asnjë kusht. Në këto rrethana, do të dalin por si lider të popullit shqiptar: Myderriz Ymer Prizreni dhe Abdyl Frashëri. Do të dalin edhe me shumë partiotë tjerë, të qendrave administrative të vilajeteve shqiptare, dhe Shqiptaria do të avansohën në një faktor determinues të “Çështjës Lindore”.
Në Kuvendin e Prizrenit më 10 qershor 1878, do të vijnë në shprehje dy rryma politike. Rryma radikale që ishte që t` i drejtohet Kuvendi Padishahut që: “Çështjën shqiptare ta shkëputë nga administrimi i Stambollit dhe të lejohet themelimi i një Principate shqiptare, pa u implikua në të “Çështja e Rumelisë”, e cila do të mjegullohej si “Çështje e muhaxherëve” nga shqiptarët dhe Stambolli, por edhe si çështje e ndertimit të rrugëve, shkollave, shëndetësisë dhe ekonomisë, për çka insitonte Vjena. Madje reforma civilizuese administrative, që taksat e populli t` i paguaj vetëm për themelimin e një “askerati profesional dhe të diciplinuar”, krejtë me qëllim të mbrojtjës së Shqipërisë Vjetër, kthimin e Sanxhakut Nishit, sërish nën administrimin e Stambollit, politikë kjo që kultivohej nga Britania protestante.
E vërteta, luftërat shqiptaro-osamne më 1881 të drejtuara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, hapën shansën historike- tragjike që Stambolli, t` i organozojë 16000 procese gjyqsore kundër kryengritësve shqiptarë. Ato procese gjyqsore do ta kanë një kopjim deri në fund të shekullit. E vërteta, paria politike shqiptare me shumë vështërsi do të rikurperohët, qoftë edhe me Lidhjën Shqiptare të Pejës më 1899, dhe në vijim me kryengritje të parreshtura 1901-1907. Me gjithë këtë, këto kryengritje të shkëputura, do ta prodhojnë Kuvendin më masiv në histori më 23 korrikut 1908 në Ferizaj. Ai kuvend do të mbahet me moton e Rrevolucionit Francez nga viti 1789: “Çlirim e vllazni”. E vërteta, Kuvendi i Ferizajit shkaktoi teremet në Stamboll, sepse hapi shumë shansa për shqiptari, një ndër të cilat ishte Kongresi i Alfabetit i mbajtur më 14-22 nëntor 1908.
Çështja shqiptare në vilajete dhe parlamenti i Stambollit
Shumë dielma do të lindin nepër vilajetët shqiptare. A do të vëndoset çështja shqiptare në parlament, apo nepër istikame duke luftuar për liri. Dhe një kohë, lideri shqiptar Hasan Prishtina do të mendoi se çështjën do ta zgjidhë në Parlament, madje duke kërkuar edhe dyluftim me kundërshtarët e shqiptarizmit. Por, kur e vrejti se pa krismat e pushkës për liri nuk ka çlirim, atëherë iu kthye kryenfitjës.
Delegatët shqiptarë në Parlamentin e Stambollit nga viti 1908 e deri në fund të vitit 1911 do ta dridhin Perandorinë, duke iu afruar objektivit lirisë, kuptohët me fjalime dhe oratori rrevolucionare e patriotike. Në të njejtën kohë, me kryengritje do të dëshmohën para fuqive evropiane se: shqiptarët janë në luftë për shtet kombëtar e jo për pushtet të padishahut, pra në luftë për shtet që do të përbëhej prej katër vilajeteve, ku struktura e popullsisë arrinte nga 78 e deri më 92% shqiptare. Sidomos, Shkodra dhe Kosova- tërë Gegëria ishin që të dilët në istikame duke dëshmuar përkushtim se ka ardhur koha për ta bërë shtetin shqiptar, si amanet i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Në këto rrethana personaliteti më i shquar në luftën për shtetin shqiptar do të vjen e bërët Hasan Prishtina. E vërteta, zgjuartësisë politike dhe guximit njerëzor të Hasanit, do t` i frigohën Stambolli, Beogradi dhe Atina, prandaj do ta denojnë në mungesë me vdekje. Mu për këtë kur dihej se do të mbahën zgjedhjet parlametare për pushtetin e Padishahut, xhonturqit do të përkujdesën që delegatët shqiptarë si kryengritës dhe mjaftë mirë të organizuar të izolohën. Prandaj, në zgjedhjet parlamentare të mars-prillit 1912, Hasan Prishtina sidomos, nuk do të lejohët as të kandidohët për deputet, sepse ishte cilsuar: “si armik dhe kryengritës ndaj Padishahut”. Së këndjmi, në fillim të Nëntorit 1912 Hasan Prishtina dhe ajka e politikës Kosovare do të privohën në Shkup nga liria, dhe do të izolohën në burgun e Kalemegadanit në Beograd, krejtë më qëllim që mos të janë në asnjë tubim kombëtar, të cilat po mbaheshin në të gjitha viset e Etnisë shqiptare. Grupi i Hasan Prishtinës do të mbahët në burg në Beograd deri më 1 prill 1913, kohë kjo kur gati kishte marrur fund çdo gjë në Konferencën e Londrës.
Kush e përfaqsonte çështjën shqiptare në Konferencën e Londrës
Qveria e Ismail Qemalit e dalur nga Kuvendi i Vlorës (28 XI 1912- mars 1913) do t` i autorizojë: Mehmet Konicën, Rasih Dinon dhe Filip Nogën që në Londër ta dorëzojnë Memorandumin shqiptar, për Shqipërinë e katër vilajeteve, ashtu si ishin prezantuar në Vlorë, nga katër anët e Shqipërisë Etnike. Memorandumi shqiptar do t` i dorëzohët Konferencës më 2 janar (një pjesë) dhe 25 janar 1913 pjesa shtesë. Dhe, me që Delegacioni shqiptar në Londër do të dëshmohët si i ngathët, misionin e tij do të përpiqën ta vazhdojnë: Ismail Qmali, Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqit duke kërkuar nepër Evropë drejtësi.
Rruga e Ismail Qemalit me ekipin e tij nepër Evropë do të fillojë nga Milano. Aty në Hotelin “Kavurr” Delegacioni do të takohët edhe me përfaqsuesin e Mirditës (Gjon Marka Gjonin), të cilin e subvenciononte Qeveria serbe (Shiqo: Aranzhmanet Gjon Marka Gjoni-Ballugxhiq në DASIPB/1913, Dosja 1-85 faqe). Dhe, në çfar gjendje ishte Ekipi i Qeverisë shqiptare, tregohët me faktin se Luigj Gurakuqi doli nepër mergatën shqiptare në Romë dhe Milano, për të kërkuar mjete finansiare për ta paguar udhtimin deri në Vjenë. Dhe, është me interes të theksohët, se kur diplomati Vienez e kuptoi se Ekipi i Ismail Qemalit do të shkojë në Paris dhe Londër, dy shtete këto që ishin kundër Vjenës dhe Berlinit, atëherë situata e përkrahjës mbetej për t` u kuptuar, se Ekipi i shtetit shqiptar po “hecte” me këmbë zbathur, nepër prush. E them këtë, sepse një vit më vonë, filloi Lufta e Parë Botërore dhe dihën pasojat e saj. Po mos të harrojmë se Eduard Grei shkruante: “E sakrifikuam Shqipërinë, por e vëndosëm paqën në Ballkan”. Po, jo sepse Serbianët e donin okupimin e Bosnje Hercegovinës dhe kështu u gjet shkasi për Luftën Botërore. Ja pra, sakrifikimi i Shqipërisë nuk zgjodhi asgjë, përkundrazi situata u përkeqsua sepse Serbia gjaksore ishte e nxitur në okupime të reja nga Franca, Rusia dhe Britania.
Ekipin e Ismail Qemalit në Paris e pritën me të njejtat ndienja “diplomatike”, kur e kuptuan se ishte bisduar në Vjenë për fatin e Shqipërisë. Ndërsa, në Londër sipas dokumenteve që ruhen në DASIPB, “Albanski Odsek 1912-1914, rrezulton se Eduard Grei është tallur me shqiptar, duke i quajtur në konfidencë: “Ekip që bredhë nepër metropole për të grumbulluar interesgji, të cilët mbajnë thika alumini në duar”. Madje, Isa Boletinin, diplomacia e Londrës e nominoi si “anarkist”, sepse nga pasioni nuk e kishte dorëzuar armën tjetër.
Si arrijti politika serbiane për ta mbylluar Çështjën e Kosovës
Në krye të delegacionit serbian në Konferencën e Londrës (17 dhjetor 1912-maj 1913) ishte zgjedhur Nikolla Pashiqi. Atë si kryetar qeverie e shoqëronin: Jovan Cvijiq (Etnograf i njohur në Evropë), Sllobodan Jovanoviq (Jurist i njohur) dhe Stojan Protiq i njohur si “Ballkanikus”. Madje në grupin e ngushtë të ekipit profesionist ishte edhe mjeku Vlladan Gjorgjeviq, i cili më 1877 kishte organizuar në cilsinë e mjekut varrosjën e kufomave shqiptare nepër tërë Sanxhakun e Nishit. Të tre këta intelektualë, ishin të udhëzuar që të plasojnë sa më shumë rrena ndaj shqiptarëve në Londër. Lidhur me këtë, rrena më profitabile që ruhët në AVIIB. P.4. K 619),ishte ajo se: “Popullsia e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës, kinse kanë dërguar telegrame nga këto qendra dhe iu janë lutur diplomatëve të Konferencës Londrës se: E ndiejnë vetën serbian, serbisht në familje flasim dhe duam t` i takojnë Mbretërisë serbiane”. Lidhur me këtë, Edurard Grei me padurim e priti këtë trillim, dhe më çështja e Kosovës, pasi që u lexuan telegramet e trilluara, nuk u zu në gojë fare.
Tërë pazarin e Londrës, e mbylli Marrëveshja në me mes Fallangës Ballkanike: Serbia, Greqia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Lartëmadhëria e tij Sulltani, duke u dakorduan që në Ballkan të vëndoset paqa duke i pranuar edhe kufijtë e rinjë.(shiqo: Marrëveshja e 17 majit 1913, neni 2).Pra në Londër shqiptarët u prezantuan të plagosur, por prap në Londër më 1915 do të pasojë pazari i ri me çka Italia do të ndryshojë partnerë dhe do të kalojë në Paktin e Antantës.
Çka i shkruante përfaqsusei rus diplomacisë ranceze dhe britanike më 1 janr 1916: “Ose i dilini në ndihmë Serbisë, ose ne në mënyrë separate do të lidhim aleancë me Berlinin dhe Vjenën”.
Në Versaj më 1919 shqiptarët u legjitimun si të përçarë
E pra mësoni politikanë dhe diplomatë shqiptarë. Tani kemi shumë univerzitete, institute dhe akademi, të cilat nuk janë për dekor, por duhët t` i ndihmojnë shtetit, kombit, arsimimit në përgjithësi, duke u shkrirë në punë si Naimi mdhe Samiu.
Pasojat e Luftës Parë Botërore i “mbylli” Konferenca e Versajit që filloi më 12 janar dhe mbaroi më 28 qershor 1919. Në Versaj, prap Nikolla Pashiqi nuk do ta harrojë shkollën e katapulltimit të rrenave që iu shitën shumë shtrenjët në Londër. Tash për t` i plasuar shqiptarët në Aeropagun që po mbahej në truallin e Francës, Zhorzh Klemanso kishte lëshuar firmën e tij se: “Serbia ka të drejtë të sillët ndaj shqiptarëve si të dojë, sepse më 1913 çështjet janë mbetur në gjysmë të rrugës”. Nikolla Pashiqi në anën tjetër, prap me ekip profesioanl për plasim të intrigave, do të kërkojë që: “Malësia e Mbishkodrës duke përfshirë Mirëditën dhe Dibrën, t` i takojnë Mbretërisë Serbe (SKS)”. Historia nuk mundët drejtë për drejtë ta akuzojë duetin Nikolla Pashiq-Stojan Protiq, pse kërkonin sa më tepër okupim të tokave jo sllave. Por mund t` i akuzojë fuqitë fituese të luftës, pse iu besuan trillimeve serbiane. Përçarja shqiptare në anën tjetër në Versaj u legjitimua sepse aty u tubuan tetë (8) delegacione, seicili më armiqsor se tjetri, ndaj çështjës shqiptare, nëse ata nuk do të ishin kryesorët. Megjithë këtë armiqët kryesor të çështjës shqiptare u promovuan serbianët dhe grekët.
Kush e përfaqësonte Mbretërinë serbiane në Versaj më 1919
Të autorizuarit fuqiplotë ishin: Nikolla Pashiq, kryetar i delegacionit, i cili i kishte siell në Versaj 146 zagarë gjuetie, për t` i shpërblyer ata që vendosnin fatin e popujve. Në lidhje me këtë në qarqet diplomatike kishte rriedhur satira se tre zagarë i kishin kafshuar pronarët e rinjë dhe i kishin prishur mardhënjet miqësore me Perandorinë Jugosllave (një italian, një francez dhe një “rus” që ishte aty pa adresë”. Kështu thumbohej Nikolla Pashiqi në Berlin dhe Vjenë.
Në ekipin e Nikolla Pashiqit hynin: Ante Trumbiq, në funksionin e ministrit të jashtëm. Milenko Vesniq, ambasador në Paris, Ivan Zhogler, profesor univerziteti. Ndërsa, ekipin e delegatëve i drejtonte Mata Boshkoviq ish ambasador në Londër, me ndihmësit: Dr Otokar Ribar dhe Dr. J. Smodllaka deputet. Sekretar gjeneral i delgacionit ishte Jovan T. Markoviq.
Delegacionin serbian që e shoqëronte një diciplinë ushtrake e përbënin edhe : Jovan Vuçkoviq, konzull gjeneral, Stevan Pavlloviq, sekretar i parë i delegacionit. Lubomir Neshiq, Dragutin Kojiq, Ninko Periq, Pavle Keroviq, Dragomir Kasindollac, Vasilije Protiq, Aleksandër Cincar Markoviq, të gjithë me autorizime speciale për të punuar: “në interes të Perandorisë sllave në Ballkan, në interes të shtetit të rinjë të sllavëve të jugut”.
Sekretariatin e detashur të Qeverisë Serbe (jugosllave) e përbënin: M. M. Petronijeviq, shef i kabinetit mbretit, Marsel Guisse, Dr Ivo Shubel jurist konsultant, Franjo Jovanoviq,profesor konsultant, Zhivko Barllovac konzull me honorar, Bruno Hugo, sekretar.
Shtetin e ri të sllavëve të jugut e përfaqsonin si profesionistë
1.Seksioni për histori dhe etnografi serbiane në Versaj
Këtij Seksioni i printe Jovan Cvijiq, demograf, ish rektor Univerzitetit Beogradit. Ekipin e tij e përbënin: Tihomir Gjorgjeviq, profesor univerziteti, Luba Vujoviq, Aleksandër Beliq, profesor univerziteti, Jovan Radonjiq, historian, Advokat Gazari, Stanoje Stanojeviq, profesor univerziteti, Pavle Popoviq, profesor univerziteti, Niko Zhupaniq, zavendësdrejtor i Muzeut etnografik, Bozha Markoviq, prof univerziteti, Janko Maçkovshek inxhinjer, Tomash Shorli noter, Franjo Vesel drejtor i kdastrit, Dr Fran Kovaqeviq, profesor i filozofisë, Dr, Jovan Sllavisha profesor i teologjisë, Dr Janko Pretnar, profesor i letersisë, J. Ribariq profesor, Ivan Maria Çok advokat, Dr M. Krmpotiq, jurist.
2.Seksioni për të drejtën ndërkombëtare
E përbënin: Sllobodan Jovanoviq rektor univerzitetit Beogradit, Kosta Kumandi profesor i Univerzitetit Beograd, M. Novakoviq, profesor i Univerzitetit Beogradit, Leonid Pitamiq profesor i Univerzitetit Lublanës.
3.Seksioni për rregjione
E përbënin: Aleksandër Radoviq, ministër i ish Malit Zi, D. Vasileviq deputet, N. Stojanoviq, deputet, Tesiq-Paviqeviq deputet.
4. Seksioni serbian për shtyp
Drejtues i seksionit ishte Zhujoviq, ministër i informatave. Ndihmës ishin: Spasojeviq, ministër i Malit Zi, Cvjetisha gazetar, Lazar Markoviq, profesor univerziteti, I. Savazhanin zhurnalist, Grgur Jakshiq, konzull, Millan Grol drejtor teatri kombëtar në Beograd, D. Tomiq zhurnalist, J. Çelloviq pa profesion, Pavle Stefanoviq profesor, Ivan Shvegel konzull, Pavle Popoviq profespor univerziteti.
5.Seksioni ushtrak e përbënin
Ekspertët ishin: Gjenerali Peshiq, Admirali V. Shushteriq, Koloneli D. Kallafatoviq. Ndërsa ekspertët ushtarak shtesë ishin: Majori Marinkoviq, Majori K. Stanojeviq, Togeri V. Budisavleviq, Togeri T. Tobollar, Togeri Andriq.
6. Seksioni i finansave dhe çështjeve ekonomike përbëhej:
Prej Millorad Drashkoviq, ish ministër, Kosta Stanojeviq ish ministër dhe Velizar Jankoviq ish ministër. Ekspetët shtesë të këtij seksioni ishin: Millan Toroviq ekspert në Ministrinë e bujqësisë, M. Stanareviq drejtor banke, V. Bajkiq drejtor banke, D. Duniq sekretar në Ministrinë e finansave, K. Jovanoviq sekretar, Mirko Breziger, Mirko Kramer indutrialist, Vekosav Kisovac, Frano Golouh publicist.
7. Seksioni i hekurudhave dhe komunikimit
Ishin :Andra Staniq ish ministër, B. Vukotiq shef i sherbimit në drejtorinë e hekurudhave, Millosh Saviq, ish ministër me ekspertërt: D. Dimitrijeviq, shef i ministrit PTT, Radisav Avramoviq inxhinjer, B. Pajeviq inxhinjer, M. Pajiq inspektor në Ministrinë e punëve të përgjithëshme.
Embriodiplomacia e këtyre ekipeve ishte që në rend të parë, t` i dëshmojnë Evropës se sllavët e Ballkanit do të janë: “tash e tutje një forcë respektive që i garanton Evropës, se Gjermanis dhe Osmanlis më në Ballkan, nuk u lejohët as t` i lajnë duartë e përlyera nepër lumej dhe Adriatik”. Në lëminë e propogandës do të dallohet sidomos Jovan Cvijiq, me “pentgramin” e tij prej pesë pikave: 1.Arbanasit janë popull infriror ndaj sllavëve; 2 Nuk kanë alfabet, shkollë dhe letërsi kombëtare; 3. Nuk meritojnë të quhën etnos shtetëformues; 4. Nuk dijnë të ndërtojnë shtet; 5. Nuk kanë ekip uniteti që u prinë”. (DASIPB, Dosja: Shqiptarët në Versaj 1919).
Shqiptarët në Versaj të përçarë në tetë delegacione armiqësore
Në bazë të dokuemneteve që ruhën në Arkivin e ish Jugosllavisë në DASIP B, nga ana e shqiptarëve në Versaj më 1919 ishin këto delegacione: 1. Delegacioni pro italian: Turhan Pashë Permeti, Imzot Bumçi, Mehmet Konica, Luigj Gurakuqi, Dr Turtulli, Mustafa Kruja që ishte më i përgatituri. 2. Delegacionin shqiptaro amerikan e përbënin: Nuredin Vlora (dhëndërr i Presidentit të SHBA Vudro Villsonit), Dr Turtulli, Mehemet Konica, Parasqevi Qiriazi, Mihajl Grameno, Eriksoni ,amerikani mik i shqiptarëve. 3. Delagacionin e Stambollit e përbënin: Halil Pashë Alizoti-Kryetar, Shanë Tepelena, Fuad Dibra, At Bumçi, N. Sulejmani, Dr Blinishti. 4. Delegacioni i Rumunisë përfaqsohej nga: Pandeli Evanxheli, Princ Xhika, Dr Ibrahim Temo, Dhimitër Berati, Petro Gonxhameni. 5. Delegacioni i Shkodrës përfaqsohej nga At Gjergjë Fishta. 6. Delegati i subvencionuar nga Serbia Esat Pashë Toptani. 7. Nga Vilajeti i Kosovës do të provojnë të shkojnë në Versaj: Hasan Prishtina, Hoxhë Kadri Prishtina, Berdi Pejani, Hysni Curri, por u penguan nga qeveria franceze. Pas atentatit ndaj Esat Pashës çështjën shqiptare do ta përfaqsojnë si komison i përbashkët: 8. Komisioni panëshqiptar Ishte i përbërë nga: Turhan Pash Permeti, Imzot Bumçi, Mustafa Kruja, At Gjergj Fishta. Patjetër duhet theksuar se ky komision, e ka tejkaluar mundësinë e vet me prezantimin e dy vllimeve dokumente, të cilat kohë më vonë u botuan dhe posedohën si material në origjinal. E vërteta, ai material është vlerësuar se ishte “pro italian”.
Më 1946 Çështja shqiptare ishte aq e topitur sa që e “mbrojtën”: Mosha Piade dhe Eduard Kardel, krejtë me prapavi që Çështja e Kosovës mos të shpaloset fare.
Përfundim
Faktet e mëvonëshme deshmuan se nepër kongrese dhe konfrenca, diplomacia evropiane kishte mbetur po ajo e vjetra edhe pse shqiptarët ishin i vetmi popull në Evropë që u çlirua me forcat e veta. Por edhe pas Parisit 1946, shqiptarët nuk mund të lavdohën se kanë mësuar diçka nga historia e të mendojnë, flasin dhe veprojnë me një gjuhë. Megjithë këtë, më 1949 qarqet jugosllave themeluan Qeverinë Apostol Tanefi me të gjithë ministrat për të marrshuar drejtë Tiranës, aksion ky që i gjasonte atij të dhjetorit 1924. Megjithë këtë, po më 1949 qarqet masone do ta likvidojnë Mitaht Frashërin në Nju Jork, sespe ishte patriot serioz. E vërteta, mbi të gjitha diplomacia e “thikave” e vlerëson Letrën e Enver Hoxhës dërguar Stalinit për “Çështjën shqiptare” në shtator 1949. Për ta shpëtuar Shqipërinë pa një grusht-shtet me 1955 kur u Pranua në Paktin e Varshavës dhe në OKB.
E vërteta, Shqipëria totalitare u largua nga Pakti i Varshavës më 1960, por askush nga Perendimi nuk lëvizi për njdo një ndihmë eventuale. Në lidhje me këtë, Tirana zyrtare është kritikuar pse “nuk e firmosi Helsinkun 1975”, por Helsinkun e prishën mu ata që e themeluan.
Po sot ku jemi në luftën për pushtet
Mjerishtë, më 1878, 1913, 1919, 1946 mund të thuhët se nuk kishim kuadro profesional dhe të shkolluar. Po sot me 12 univerzitete dhe dy akademi, lufta për pushtet është bërë aq e egër, sa që tërë kësaj plejade ekspertësh partitë e mëhallave sikur ua kanë nxënë frymën, dhe i menjanojnë pa gjurmë. Megjithë këtë Shqiptarët me dy shtete: një në NATO dhe tjetri me NATO-n brenda janë një garancion se SHBA dhe BE në kombin shqiptar e kanë “divizionin më të sigurtë në glob”, thoshte Adem Demaçi.
Shkrimi i kushtohët: Nuredin Vlorës, që me përkushtim e prezantoi Çështjën shqiptare te Vudro Vilsoni në Versaj, dhe Avni Rrustemit që me fuqinë patriotike e evitoi tradhtinë e pashallarëve. Mësoni politikanë shqiptar!
Çka do të ndodhë me pushtetin e fqiut verior të Kosovës
serbian është i brejtur për brenda dhe vetvetiu nga korrupsioni dhe shovinizmi është i infektuar në vetëshkatrrim, sepse i sherben Rusisë cariste si zagari gjuetarit. Tani në fillim të vitit 2025 Serbia është në demonstrim me një kerkesë psikologjike ultimative që nuk publikohët: Sa më parë të largohet nga Rusia. Por nëse largohët, qarqet në Beograd e dijnë se A. Vuçiq do të atentatohët nga NKVD pa asnjë hezitim, sepse Putini po mbetët në pushtet vetëm duke i mejanuar kundërshtarët politik. Si duket edhe Rusia e sidomos Serbia nazifashiste nuk kanë mësuar asgjë nga historia ashtu sikurse shqiptarët në përgjithësi, në të kaluarën.
Më 6 janar 2025 Prishtinë