SPAK dhe Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën: Dy Institucionet e Vetingut juridik, politik e publik

SPAK dhe Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën: Dy Institucionet e Vetingut juridik, politik e publik
SPAK dhe Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën: Dy Institucionet e Vetingut juridik, politik e publik

Skender Kapiti

  • 06 January 2025 - 23:50

Shkruan: ANALISTI-Skënder Sadri KAPITI

Publiku shqiptar për më shumë se 25 vite dhe vazhdimisht ka pasur dhe ka emisionin e vet me Bashkim Hoxhën. Ky emision është dhe ka shërbyer edhe si një  institucion publik sepse ai është emisioni i publikut, me publikun dhe për publikun.

Pas 30 vitesh tranzicion tani shqiptarët më në fund kanë edhe një institucion shtetëror të tyrin ,kanë atë të drejtësisë së re,  SPAK-un. Shqiptarët kanë probleme me politikën, me demokracinë, me ligjin , me lirinë, me drejtësinë, me pensionet,  me korrupsionin, me pronat,me punësimin,me shëndetësinë, me hajdutërinë dhe me papëgjegjshmnërinë institucionale e publike.

Edhe në Kosovë edhe atje publiku  vlerëson dhe ndjek emisionin e   Bashkim Hoxhës, dhe publiku edhe atje kërkon  një strukturë antikorrupsion si SPAK-u Shqipëri. Nuk është mjafueshëm vetën Veting-u në drejtësi por duhet edhe Veting ne politikë, duhet Veting moral, patriotik dhe shoqëror.Këtë gjë presin dhe kërkojnë shqiptarët të cilët mbështesin SPAK-un  te një emision i cili ua mundëson publikut që të flasë e të thotë realitetin dhe të vërtetën, te Emisioni i Bashkim Hoxhës, te institucioni i lirisë dhe i mundësisë për të gjithë që të thonë mendimet dhe problematikat në këndvështime të ndryshme dhe në mënyrë të të drejtpërdrejtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".