Lexoni edhe:
Pas Lajçakut, jetike emërimi i një pasardhësi të ri për dialogun Prishtinë-Beograd
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore për të garuar. PZAP ka dhënë verdiktin e vet, dhe nuk mund të ndalet, pavarësisht faktit se është e njohur se ky subjekt është i lidhur ngushtë me Serbinë dhe ka për qëllim realizimin e politikës së Serbisë në Kosovë. Ky subjekt shpesh angazhohet në veprimtari politike që kundërshtojnë rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës.
Pas Lajçakut, jetike emërimi i një pasardhësi të ri për dialogun Prishtinë-BeogradLexoni edhe:
-Megjithatë, ka një rrugë ligjore për të ndaluar veprimtarinë e këtij subjekti politik në Kosovë. Nëse shpallet një organizatë terroriste, për shkak të veprimeve kundërkushtetuese dhe kundër ligjeve të Kosovës, duhet të mbledhen prova formale dhe materiale për të ndaluar aktivitetet e tij.
Në rast se subjekte të tjera serbe garojnë në zgjedhje dhe Lista Serbe humbet, kjo do të ishte një rrugë më e mirë, pasi nuk do të ishte e nevojshme që dikush të merret me këtë subjekt, sepse është vullneti i elektoratit në atë zonë. Por, nëse nuk ka subjekte të tjera serbe që garojnë dhe ndalohet ky subjekt me ligj nga pjesëmarrja, atëherë presioni ndërkombëtar do të bëhet më i fuqishëm, pasi pakica serbe do të mbetet pa përfaqësues legal.
Ky subjekt duhet të distancohet nga aktet e dhunës, siç parashikohet edhe në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 14, i cili përcakton se subjektet që përbëjnë rrezik për stabilitetin e Kosovës dhe angazhohen në veprimtari të kundërligjshme mund të ndalohen nga pjesëmarrja në zgjedhje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".